Enver Bytyçi Para pak ditësh kryeministri i Shqipërisë në përgjigje të kritikave për bashkëpunimin e tij me Beogradin dhe denigrimin që ai i bën Kosovës, shkroi një status në të cilin përpiqej të thoshte se “Nuk ishte hero as atëherë kur deklaroi në Beograd që Serbia ta njohë Kosovën dhe nuk është tradhtar as sot me iniciativën e Minishgengenit”! Në fakt në atë status Edi Rama donte t’u thoshte kritikëve të tij se Edi Rama në nëntorin e vitit 2014 ka qenë “patrioti” dhe “heroi” i shqiptarëve, sepse “guxoi” t’i kërkonte Aleksandër Vuçiq njohjen e Kosovës, madje nga foltorja e…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria para dy javësh miratoi vendimin për nisjen e procedurës për ndarjen e koncesionit të marrëveshjes me partneritet privat publik për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin , mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në vend. Nga Resurset Nacionale Energjetike, thonë se ky model pritet të ofrojë model më të mirë me qëllim që gazi edhe të vijë deri tek amvisëritë dhe shfrytëzuesit e tjerë me ndërtimin e rrjetit sekondar , krahas ndërtimit të rrjetit primar që është në përfundim e sipër dhe që po e përfundon shteti, duke sjellë gazin nga jashtë. Qëllimi është të zgjidhet një investitor…
Pas përfundimit të pushimeve dimërore dhe festave të fundvitit, në pikat kufitare prej dje janë shtuar pritjet e gjata dhe kolonat e stërngarkuara të makinave. Pritje të gjata ka gati në të gjitha pikat kufitare si Tabanoc-Preshevë, Merdare, Batrovc dhe pika kufitare me Hungarinë. Më poshtë keni linqet, ku ju mund t’i shihni LIVE, flukset në piat kufitare: Pika kufitare Tabanoc – Preshevë: https://kamere.amss.org.rs/ SERBI – KROACI: https://m.hak.hr/kamera.asp?g=2&k=1 SERBI – KROACI dhe SERBI – HUNGARI https://kamere.amss.org.rs/ LIVE KOSOVË – SERBI: https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx
Mundësia që Rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore natyrore dhe kulturore është në rrezik, si hap i parë drejt humbjes së statusit të tanishëm në UNESKO, padyshim është çështja numër një në Ohër dhe për Ohrin. Sivjet kjo çështje ishte e aktualizuar aq shumë saqë ishte objekt i diskutimit në seancën e 43-të të Komitetit për trashëgimi kulturore të UNESKO-s të mbajtur në qershor në Baku. Në takimin në Azerbajxhan, Ohri për një qime iu shmang miratimit t Projekt-rezolutës dhe, thënë më saktësisht, degradim të statusit në pasuri në rrezik, me atë që shtetit iu caktua…
Instrumenti për matjen e grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra nga Stacioni Automatik i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit Ambiental në Gazi Babë, gjegjësisht zëvendësimit të materialit konsumues (filtri në formë të lentës) përmes të së cilës lexohen të dhënat mbi koncentrimet e matura. Të dhënat nga ora 22:00h/03.01.2020, deri në 14:00h /04.01.2020 janë të pavlefshme. Ato nuk janë pasqyrim i matjeve të kryera, por i kodit të duhur të instrumentit në rastet kur është i dëmtuar. Materiali i harxhuar është zëvendësuar dhe gabimi i instrumentit është hequr. Instrumenti tani është funksional, ndërsa të dhënat nga matjet…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të saj të parë të rregullt në përbërjen e re, me propozim të kryeministrit Oliver Spasovski, i cili ka kryesuar me seancën, mori vendim për përcaktimin e zëvendësve të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon KOHA. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska është e përcaktuar për zëvendëse të kryetarit të Qeverisë, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, ndërsa si zëvendëse e kryetarit, e obliguar për çështje evropiane është emëruar, Milla Carovska. Për zëvendës të kryetarit, i obliguar për çështje evropiane u përcaktua Bujar Osmani, ndërsa Sadulla Duraki,…
Zeqirija Ibrrahimi, anëtar kryesie i Alternativa dhe udhëheqës i departamentit për komunikim me publikun ka reaguar pas shpërndarjes së dezinformatave në lidhje me koalicionet e mundshme parazgjedhore, shkruan Almakos. “ AlternAtivA i ka organet e saj dhe personat përgjegjës për komunikim me publikun. Të gjithë ata që publikojnë lajme për Alternativën pa e cituar burimin e lajmit ose pa pasur një deklarim zyrtar nga ndonjë eksponent i Alternativës thjesht shpifin.”, shkroi Zeqirija Ibrahimi.
Prioriteti dhe qëllimi është që Qeveria në mënyrë aktive të vazhdojë të punojë në të gjitha segmentet, thotë në intervistën e parë për BIRN, kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe shton se nuk guxojnë fokusin ta orientojnë vetëm drejt partisë prej ku vijnë ose nga interesi i saj. Para të gjithëve në Qeveri, porosit, qëndron vetëm interesi i shtetit. Nuk ka kurrfarë dilema rreth prioritete kryesor të kësaj qeverie, thekson, pret fushatë të qetë, korrekte dhe demokratike, si në tre ciklet paraprake. Në intervistë Spasovski u premtoi qytetarëve Qeveri të përgjegjshme dhe transparente, e cila do ta dëgjojë zërin e qytetarëve,…
Presidenti Pendarovski për shkaqe protokollare, nuk më ftoi mua në inagurimin e tij, nuk më ftoi në fjalimin e tij të vitit të ri, nuk ka praktikë të zakonshme që ministrat pas zgjedhjes së tyre në korniza të parlamentit, të shkojnë mysafirë tek presidenti Pendarovski. Kështu ka deklaruar kryetari i opozitës, Hristian Mickoski i cili ka shtuar se duke u thirrur në atë praktikë jo të zakonshme ata kanë vendosur që të përkushtohen në ekipimin e kabineteve të tyre. Të bëjnë plane për aktivitetet e tyre të punës në periudhën që vijon në 100 ditët e ardhshme. “Më pyetët se…
MPB-ja i njofton qytetarët e RMV-së se nga ora 05:00 më 05.01.2020 deri në orën 24:00 më 06.01.2020, sipas informacioneve të marra nga shërbimet kufitare greke, vendoset ndalesë për hyrje për të gjitha automjetet transportuese në Republikën e Greqisë edhe atë në vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, “Dojrani i Vjetër” dhe “Mexhitlia” me mundësi për vazhdimin e saj. Siç theksohet në njoftimin nga shërbimet greke, arsyeja për ndalesën është paralajmërimi për kushtet e këqija të motit në periudhën e përmendur, me mundësi për mot të ligë të përcjell me reshje të mëdha të borës.
Zëvendësministri shtesë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot e prezantoi ekipin e tij të këshilltarëve të cilët, siç tha, së bashku me të do t’i sjellin ndryshimet në sektorin bujqësor. Këshilli i fermerëve, theksoi ai, është përbërë nga gjashtë anëtarë mes të cilëve fermerë dhe fermerë liderë nga tërë republika, ndërsa Këshilli i profesorëve ekspertë do të përbëhet nga gjashtë anëtarë profesorë, ekspertë dhe njerëz të dëshmuar në sferat e tyre. Këshillin e fermerëve e përbëjnë Zlatko Stojçev vreshtar-kopshtar nga Rosomani, Dragi Pamukov kopshtar nga fshati Kuklish i Strumicës, Dragolub Gavrilov kultivues i orizit nga fshati…
Në prag të votimit të qeverisë teknike, si dhe shpërbërjes së kuvendit për shkak të zgjedhjeve të 12 prillit është jashtëligjore të bëhen punësime, avansime, dhe sistematizime në institucione shtetërore. Me ç’rast edhe veprimi i zëvendës ministrit të brendshëm, i cili lavdërohet me avansimin e shqiptarëve në sektorin e policisë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut është joligjor. Aleanca për Shqiptarët publikisht pyet zëvendësministrin Nuhiu pse iu desh të priste zgjedhjet për të emëruar shqiptarë si kryeshefa të policisë, apo thjesht po emëroni ushtar partiak që do të blejnë vota për ju! Emërimi i Arben Dumanit në Dibër, Basri…

