Author: Hamdi Kumanova

Ministria e problemeve duhet të bëhet Ministri e zgjidhjeve, tha në ditën e saj të punës ministrja e re teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi. “Ministria e problemeve duhet të bëhet Ministri e zgjidhjeve. Secilit njeri t’i ofrohet mundësi dhe shpresë se mundet dhe duhet më mirë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi bërë shoqëri me zhvillim jo të barabartë të individëve jo të barabartë. Varfëria është në zhvillim e sipër, kategoritë e cenueshme janë në margjinat. Dinjiteti i pensionistëve është lëkundur. Mobingu i cili është gjerë i përhapur po vendoset nën qilim dhe për fat të…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër disa rrugë të thata. Intensiteti rrugor jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Prej 30.12.2019 rekonstruimi i urës së Vardarit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e parë të rregullt në vitin 2020 me disa pika në rend dite. Në këtë seancë do të shqyrtohet dhe do të sillet vendim për Propozimin për përcaktimin e zëvendësve të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me publikun. Qeveria sot do ta shqyrtojë dhe do ta sjell vendim për Propozimin për emërim të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve bazë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për propozimin dhe anëtarët e komisioneve të veçanta të Qeverisë…

Lexo më Shumë

Ministri i ri teknik në MPB, Naqe Culev paralajmëroi se do të kontrollohet gjendja në ministrinë që drejton dhe se do të njoftohet opinioni nëse janë marrë vendime të paligjshme. “Prioriteti im gjatë periudhës së ardhshme do të jetë organizimi i zgjedhjeve të qeta, korrekte dhe dekomokratike. Për këtë qëllim do të ndërmerren aktivitete për parandalimin e veprave që mund të cënojnë procesin zgjedhor”, është shprehu ai.

Lexo më Shumë

Edhe viti 2019 kaloi pa u vënë gurrëthemeli për ndërtimin e Shkollës Fillore në Reçicë të vogël. Megjithëse premtime dhanë, komuna e Tetovës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kryeministri Zoran Zaev, ende nuk ka asnjë informacion të saktë se kur do të fillojnë punët për ndërtimin e shkollës, ndërkaq, kanë kaluar më shumë se dy vite që kur personalisht Zoran Zaev dha premtim para banorëve në zgjedhjet lokale se ndërtimi i shkollës do të jetë prioritet. Sot e kësaj dite vendi ku duhet të ndërtohet shkolla është në gjendje të mjerueshme. Vonesat për mos fillimin e punëve i ka arsyetuar…

Lexo më Shumë

Moti sot paradite do të jetë me diell, ndërsa nga mesdita vranësira gradualisht do të rritet. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell, nga mesdita me rritje të vranësirave dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 8 gradë. Sot në mëngjes temperatura më të ulëta janë matur në Berovë -10 gradë dhe në Shkup -8 gradë. Në Petrovec, Demir Kapi -7, ndërsa në Tetovë, Manastir dhe Strumicë -6 gradë. Në Dibër,…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 06:35 minuta makinisti Simo Velinovski derisa ka drejtuar trenin për udhëtarë i cili ka qarkulluar në drejtimin Gjevgjeli-Shkup, pas nisjes së trenit nga stacioni hekurudhor Veles në drejtim të stacionit hekurudhor Rajko Zhinzifov tek tuneli i parë, përskaj hekurudhës ka vërejtur një trup të pajetë.

Lexo më Shumë

Qeveria e dytë teknike prej sot e deri në njëqind ditët e ardhshme do të udhëheq me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ajo do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare, për të cilat liderët e partive politike arritën harmonizim që të mbahen më 12 prill. Zëvendëskryeministri i deritanishëm dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do ta kryesojë qeverinë teknike në tre muajt e ardhshëm, ndërsa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale janë Naqe Çulv dhe Rahela Mizrahi, të cilët janë propozim i VMRO-DPMNE-së opozitare. Në pajtim me vendimin ligjor, kryeministrin teknik…

Lexo më Shumë

Në vitin 2009 më 29 maj Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë organizoi një konferencë mbarëshqiptare, në të cilën morën pjesë një numër i madh i personaliteteve të kulturës e të shkencës nga Shqipëria Kosova Maqedonia e Mali Zi. Si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë mori pjesë politikani, kulturologu dhe studiuesi Arbër Xhaferi me kumtesën “Zenitizmi dhe Neoshqiptarizma”. Arbër Xhaferi, si njëri me vizion largpamës që në atë kohë do t’i ndante politikanët shqiptar në dy fenomene antagoniste: në zenitizëm dhe neoshqiptarizëm. Ndërmjet këtyre dy lëvizjeve ai do të vërejë dallime jashtëzakonisht të mëdha. Në vazhdim po i paraqesim ato…

Lexo më Shumë

Propozim – Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike prej sot është në procedurë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si propozim i konfirmuar në seancën e 174-të. Propozim – Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike të shtetit tonë me NATO-n, duhet të miratohet në Kuvend edhe parashihet të hyjë në fuqi me ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas çka do të deponohen në Uashington, pasi që Spanja të ratifikojë Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut, në anëtarësim të plotë të Aleancës. Në pajtim me Marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve të…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion informon se ka dorëzuar akuzë kundër rastit “Reket 2”, gjegjësisht për hetimin lidhur me “Lidhjen Ndërkombëtare” të Boki 13 (Bojan Jovanovski), njofton Portalb.mk. Në mesin e të akuzuarve, janë babai i Jovanovskit, Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Hristina Bllazhevska, por edhe deputetja Frosina Remenski. Sipas Prokurorisë, Remenski e ka shfrytëzuar autoritetin e saj dhe ka shkuar bashkë me Jovanovskin në takim me biznesmenët e dëmtuar. “E dyshuara e tretë me reputacionin dhe autoritetin e saj e ka përkrahur të dyshuarin e parë në takime me të dëmtuarit, duke i dhënë këshilla dhe udhëzime që…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 84 të Kushtetutës, dhe në pajtim me nenin 43 të Ligjit për Qeveri, ia ka dhënë mandatin kryeministrit të ardhshëm teknik, Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk. 12.54 – Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, të dorëzuar pas marrëveshjes së partive politike në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Pritet që deri në mesnatë Kuvendi ta votojë Qeverinë teknike, të cilën do ta kryesojë Oliver Spasovski dhe e cila prej nesër,…

Lexo më Shumë