Në vitin 2009 më 29 maj Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë organizoi një konferencë mbarëshqiptare, në të cilën morën pjesë një numër i madh i personaliteteve të kulturës e të shkencës nga Shqipëria Kosova Maqedonia e Mali Zi.
Si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë mori pjesë politikani, kulturologu dhe studiuesi Arbër Xhaferi me kumtesën “Zenitizmi dhe Neoshqiptarizma”. Arbër Xhaferi, si njëri me vizion largpamës që në atë kohë do t’i ndante politikanët shqiptar në dy fenomene antagoniste: në zenitizëm dhe neoshqiptarizëm. Ndërmjet këtyre dy lëvizjeve ai do të vërejë dallime jashtëzakonisht të mëdha.
Në vazhdim po i paraqesim ato ashtu siç i ka dhënë ideologu shqiptar me përmasa gjithëkombëtare, Arbër Xhaferi:
zenitizmi e percepton Evropën kulturën e saj, si fenomen të gjeneruara, ndërkaq neoshqiptarizmi si organizëm i shëndoshë ku progresi është i pandalshëm.
zenitizmi mëton ta serbizojë Evropën e molisur ndërkaq neoshqiptarizmi ta evropizojë neoshqiptarizmin.
zenitizmi konstaton se serbizimi është në rregull, ndërkaq neoshqiptarizmi konstaton ngecjet, gabimet në shoqërinë shqiptare dhe tregon rrugën (evropiane) se si ndreqen gabimet.
zenitizmit i mungon Rusia, ndërsa neoshqiptarizmit Evropa zenitizmi afirmon primitivizëm njeriun e prishur ndërkaq neoshqiptarizmi njeriun e edukuar (të shkolluar).
zenitizmi parapëlqen çlirimin e instinkteve ataviste, ndërkaq neoshqiptarizmi çlirimin e mendjes.
zenitizmi glorifikon barbaro-gjeniun, që qëndron mbi moralin, ndërkaq neoshqiptarizmi pjekurinë morale.
zenitizmi parapëlqen kolapsin e qytetërimit perendimor, ndërkaq neoshqiptarizmi triumfin e tij.
zenitizmi ndërtohet mbi përmasa utopike, synon ta krijojë Njeriun e Ri, Frymën e Re Artin e Ri ndërsa neoshqiptarizmi ka ambicie realiste që ta krijojë shqiptarin e ri.
Zenitizmi shfaqet si ide decivilizuese, ndërsa neoshqiptarizmin e aspiron civilizimin zenitizmi e adhuron anarkinë e përjetshme, ndërsa neoshqiptarizmi organizimin dhe rregullimin e kaosit përmes arsimimit të mirëfilltë.
Zenitizmi e adhuron irracionalen, ndërsa neoshqiptarizmi e idealizon racionalizmin.
Zenitizmi e glorifikon mitin, ndërsa neoshqiptarizmi e dekonstrukton atë etj.



