Author: Hamdi Kumanova

Festimet në natën e ndërrimit të moteve ishin në përgjithësi të qeta. Kryesisht u festua me fishekzjarre. Sivjet gjatë festimeve pati më pak të lënduar. Por, në disa raste këto festime eskaluan paksa, duke u përdorë edhe armët e zjarrit. Në këto raste rreziku është goxha i madh, nga këto gjuajtje. Qarkullimi i plumbave “qorr”, mund të rrezikojë qytetarët edhe në shtëpitë e tyre. E një nga ta ka depërtuar edhe në shtëpinë e familjes Mehmeti, në lagjen e Muhaxherëve. Klan Kosova ka kontaktuar me Valon Mehmetin. Ai tha se plumbi është gjetur sot në mëngjes brenda shtëpisë. “Sot në mëngjes duke…

Lexo më Shumë

Viteve të fundit shkollat fillore dhe të mesme përballen me mungesë të kuadrit deficitar, respektivisht mungesë të mësimdhënësve për lëndët e matematikës, kimisë dhe fizikës, këtë e konfirmoi për gazetën KOHA edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh). Rezultat i kësaj pa dyshim është mos interesimi i studentëve për të studiuar këto drejtime. ARSYEJA E IKJES SË TË RINJVE NGA SHKENCA Si të motivohen të rinjtë dhe cilat masa duhet të merren për motivimin e tyre? Kësaj pyetje MASh ju përgjigj – fillimisht është e nevojshme ngritja e motivimit, interesit dhe dëshirës personale dhe kjo arrihet përmes modernizimit të mësimit.…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili për dy ditë duhet ta ndërmarrë funksionin e kryeministrit në qeverinë teknike para mbajtjes së zgjedhjeve,  gjatë vizitës së sotme në Tetovë shprehu bindje se opozita do të propozojë kandidat të ri i cili do ta udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në pyetjen e gazetarëve nëse pret propozim të ri nga opozita ai u përgjigj me konfirmim. “Mendoj se atë do ta bëjnë dhe së bashku do të hyjmë  në atë qeveri teknike e cila duhet t’i kryejë të gjitha këto procedura deri në zgjedhje. Jemi të gatshëm për të…

Lexo më Shumë

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti duke festuar Vitin e Ri ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen Ekol me një karikator te zbrazet dhe dy gëzhoja. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është liruar ne procedure.

Lexo më Shumë

Arkeologu Pasko Kuzman, i cili është i njohur për deklaratën e tij se nuk do të largohet nga kjo botë pa mos e zbuluar varrin e Aleksandrit të Madh, ka lëshuar sërish një deklaratë të ngjashme. Ai thotë se nëse tregon se ku ndodhet varri i Lekës së Madh, do të fillojë lufta e tretë botërore. “Pas gjithë hulumtimeve dhe studimeve që kam bërë ndër vite, lirisht mund të them se e di se ku është varri i Aleksandrit të Madh, por në këtë pikë aftësia ime intelektuale është e përqendruar në shkrimin e një romani për bashkëkombasin tonë në…

Lexo më Shumë

Të hënën në Prishtinë është raportuar për një perleshje në mes tre personave, ku janë përdorur mjetet e ftohta. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar, bën të ditur policia, raporton Express Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje, tre persona janë përleshur në mes vete ndërsa njeri prej tyre ka therur me thikë dy të tjerë. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se njëri nga ta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës gjatë ditës së djeshme ka arritur të sekuestron 1 300 fishekzjarrë dhe lloje tjera të mjeteve piroteknike, transmeton Portalb.mk. Në rrugët “Marshall Tito” dhe “Ilindenska” në Tetovë, nëpunësit policor të SPBsë Tetovë kanë gjetur edhe nga personi F.A. 32 i fshatit Larcë të Tetovës 200 fishekzjarrë. Nga tetovari 54 vjeçar N.A. kanë marrë 600 fishekzjarrë. Rreth orës 12 në një tezgë të improvizuar në afërsi të tregut të gjelbër të Tetovës janë gjetur dhe marrë rreth 500 pjesë mjete të ndryshme piroteknike, më së shumti fishekzjarrë, deklarojnë nga SPB Tetovë. Më 20 dhjetor ishte zbuluar një person…

Lexo më Shumë

Në repartin gjinekologjik në Tetovë foshnja e parë e lindur në vitin e ri është vajzë. Saide Kasami në orën tetë të mëngjesit e ka sjellë në jetë vajzën që do të ketë emrin Melek, dhe është fëmija e parë për Saiden. Foshnja dhe nëna u vizituan nga kryetarja e komunës Teuta Arifi. “Është kënaqësi që vitin ta fillojmë në repartin gjinekologjik. Kemi nderin që foshnjës së parë, Melek t’i dëshirojmë jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku me prindërit”, tha Arifi. Komuna e Tetovës do të ndajë edhe 40 mijë denarë për foshnjën e parë në vitin 2020.

Lexo më Shumë

Të ardhurat personale do të tatimohen me një shkallë prej 10 për qind Fillon zbatimi i ndryshimeve të Ligjit për tatimin e të ardhurave personale me të ndërpritet zbatimi i tatimit progresiv të të ardhurave personale. Në 36 muajt në vijim të ardhurat nga puna, të ardhurat nga veprimtaria e pavarur, të ardhurat nga të drejtat autoriale dhe të ngjashme, si dhe të ardhurat nga shitja e prodhimeve vetanake bujqësore do të tatimohen me shkallë prej 10 për qind. Do të ndërpritet edhe shkalla prej 15 për qind, që do të thotë se shkalla prej 10 për qind do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për KosovaPress tregon se a është i mundshëm një bashkëpunim me partitë shqiptare që janë në opozitë. Tregon sa do të vazhdojë partneriteti me LSDM-në e Zoran Zaev dhe gjithashtu flet për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai tha se subjekti i tij ka një prej elektorateve më të qëndrueshëm në vend dhe pret që në zgjedhjet e 12 prillit të ketë rritje të numrit të përkrahësve. BDI tashmë është përcaktuar që të garojë e vetme në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë pranverë në Maqedoninë e Veriut, dhe sipas…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tronditësi mbrëmë ka ndodhur në fshatin Çajlan të komunës së Sarajit, 55 vjeçari V.D ka therur me thikë axhën e tij 65 vjeçar Q.D shkruan Gazeta Lajm. Ky i fundit ka marë lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin Shtetëror, ndërsa policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin V.D dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri në këtë ngjarje./Gazeta Lajm

Lexo më Shumë

Të gjithë ne që jemi pjesë e sektorit publik kemi obligim të komunikojmë hapur dhe të jemi të barabartë afër me të gjithë qytetarët. Shërbimi ynë duhet të jetë në kohë dhe me cilësi të njëjtë te çdo njeri, te çdo bashkësi, porosit kryeministri Zoran Zaev me rastin e vendosjes në funksion të “Zërit zyrtar”, buletin për komunikim transportues të të punësuarve në institucionet qeveritare. Siç potencon Zaev, buletini është pjesë e strategjisë për komunikime të brendshme të Qeverisë qëllimi i së cilës është informimi i të punësuarve dhe angazhimi i tyre me qëllim të rritjes së rezultateve të tyre,…

Lexo më Shumë