Author: Hamdi Kumanova

Si pasoj e festës së ndërrimit të motive mjekët bëjnë të ditur se janë lënduar 105 persona dhe 29 të tjerë janë mjekuar si pasoj e dehjes nga alkooli, shkruan SHENJA. Irina Jurukov, Klinika e Toksikologjisë “Gjatë natës së Viti të Ri, në Klinikën Universitare për toksikologji u mjekuan gjithsej 29 persona nga dehja e alkoolit. prej tyre, pacienti më ri ishte 14 vjeçar, kurse më i moshuari 63. Nuk ka pasur rritje të dozës me substancave psikoaktive dhe nuk ka pacientë ën komë. Të gjithë pacientët pas qëndrimit të disa orëve dhe trajtimit në Klinikë janë lëshuar në shtëpi.…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arslani sot i vizituan foshnjat e para, binjakët e lindur natën e Vitit të Ri në Shkup. Binjakët Anastasia dhe Gabriel janë fëmijët e parë të prindërve pas shumë viteve pritje. Vajza është lindur në orën 00:01, me peshë 2. 360 gramë dhe e gjatë 47 centimetra. I dyti është djali dhe është lindur në orën 00:03, me peshë pre 1.760 gramë dhe i gjatë 46 centimetra. Foshnjat dhe nëna Snezhana nga Shkupi ndjehen mirë. Nga Qyteti i Shkupit të…

Lexo më Shumë

Çastet e para të vitit 2020 sollën gëzim për familjen Ali të cilët sot u bekuan me lindjen e vajzës së tyre në ora 00:03 në Spitalin Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili ka vizituar dhe ka ndarë gëzimin me familjen, njëherit ka përgëzuar stafin mjekësor në krye me drejtorin Dr. Bashkim Ismaili, Dr. Ilir Shurdhani, Dr. Jadranka Guleva dhe Dr. Zejnulla Ademi për përkushtimin e tyre profesional.

Lexo më Shumë

Para saktësisht tetë viteve, në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare, ka vdekur presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov. Gligorov si president i vendit ishte zgjedhur më 27 janar të 1991tës, nga ana e Kuvendit të shtetit, ndërsa për herë të dytë më 19 nëntor në vitin 1994 në zgjedhje presidenciale. Funksionin president e ka ushtruar deri më 19 nëntor 1999. Gligorov para vetes ka patur shumë sfida sikurse referendumi më 8 shtator 1991 kur u shpall pavarësia e vendit, ndërsa Maqedonia ishte vendi i vetëm nga ish Jugosllavia e cila fitoi pavarësinë pa…

Lexo më Shumë

Viti i Ri 2020 në Maqedoninë e Veriut sjellë edhe disa ligje të reja që prej 1 janarit hyjnë në fuqi. Janë kryesisht ligje në interes të qytetarëve, dhe që u miratuan në fund të vitit të kaluar. Prej sot do të rritet niveli i kontributeve që punëdhënësit duhet ta paguajnë për punëtorët e tyre. Për sigurim pensional do të paguhet 18.8 përqind të pagës bruto, ndërsa për sigurimin shëndetësor 7.5 përqind, që është për 1 përqind më shumë se në vitin 2018. Sot hyjnë në fuqi edhe ndryshimet ligjore për tatimin e makinave. Kjo masë, siç thanë nga qeveria bëhet për të…

Lexo më Shumë

Komunikacioni ajror në ditën e parë të Vitit të Ri po zhvillohet rrjedhshëm. Janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara. Në aeroportin e Shkupit, sipas informatave nga ueb-faqja e tyre, sot në mëngjes janë realizuar të gjitha fluturimet mes të cilave për në Geteborg, Londër dhe Larnakë, ndërsa ateruan aeroplanë nga Kopenhaga, Frankfurti, Berlini, Doha dhe Larnaka.

Lexo më Shumë

Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk ka asnjë alternativë tjetër, ndërsa Mini Shengeni Ballkanik duhet të përfshijë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndryshe na kthen në shekullin e VIII kur ndarjet ishin të theksuara. Kështu thotë në intervistën e fundvitit për gazetën KOHA, presidenti Stevo Pendarovski. “Unë jam i vetmi nga politikanët nga Ballkani Perëndimor, ku menjëherë pas paraqitjes së iniciativës për Mini Shengenin në Novi Sad, kur u takuan presidentët e tre vendeve dhe kryeministrat – kisha rezerva dhe thashë se: “Nëse kjo është kompensim për anëtarësimin e vendit në BE, unë nuk dua ta mbështesë…

Lexo më Shumë

Nga Janari deri në dhjetor të vitit që po lëmë pas 163 mjekë kanë kërkuar vërtetime nga Oda e Mjekëve për të dalë jashtë vendit. Të dhënat zyrtare të Odës së Mjekëve tregojnë se gjatë 5 viteve të fundit numri i mjekëve që kanë kërkuar të migrojnë ka arritur gjithsej në 794. Provimin për mjek gjatë 5 viteve të shkuara e kanë kaluar 1.820 mjek ndërsa vetëm në vitin 2019 me licenca janë pajisur 398 studentë të mjekësisë të cilët kanë marrë titullin mjek . Megjithatë Oda e Mjekëve publikoi edhe shifra optimiste të cilat tregonin se 100 nga 171…

Lexo më Shumë

Qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë vende- vende të lagështa. Intensiteti rrugor jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Në Klinikën për Toksikologji mbrëmë janë pranuar 29 pacientë në gjendje të alkoolizuar, prej të cilëve më i riu ka qenë 14 vjeçar, ndërkaq më i vjetri 63 vjeç. Në Qendrën Klinike Urgjente janë pranuar 105 pacientë, njofton Portalb.mk. “Për fat këtë vit nuk ka pasur rritje të dozës me substancave psikoaktive. Të gjithë pacientët pas qëndrimit të disa orëve dhe trajtimit në Klinikë janë lëshuar në shtëpi”, deklaroi Irina Jurukov nga Klinika e Toksikologjisë. Te pacienti 14 vjeçar, Jurukov ka konstatuar se lehtë është helmuar me alkool, e cila te të rinjtë mund të ndodh lehtë, gjegjësisht me një…

Lexo më Shumë

Me modernizimin e sistemit për menaxhim me dokumentet, pjesa më e madhe e administratës do të duhet të harojë në përdorimin e letrës. Pesë mijë nëpunës administrativ në të paktën 20 institucione nga fillimi i vitit, siças paralajmërimeve, duhet të punojnë në sistemin e vetëm për elektro-menaxhim me dokumentet. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës paralajmëroi modernizim të tërësishëm të sistemit për elektromenaxhim me dokumentet, si pjesë e aktiviteteve për profesionalizim të administratës publike. Sipas paralajmërimeve, këtë vit duhet të sigurohen kushte për arritshmëri të lartë për përfshirje ndaj Regjistrit qendror të qytetarëve, institucioneve dhe kompanive, të cilat kanë autorizime…

Lexo më Shumë

Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit njoftojnë se mbrëmë një person është lënduar dhe ka shkaktuar zjarr në banesën e tij gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike – raketa, njofton Portalb.mk. “Në orën 23:00, pas paraqitjes për zjarr në rrugën Krste Misirkov, mbrapa “26 Korrikut Bit Pazar”, në tarracë, gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike – raketa, ka shkaktuar zjarr në të cilin është shpëtuar pronari i cili ishte pa ndjenja. Menjëherë është ftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë, e cila e ka dërguar të lënduarin në spital”, thonë Zjarrfikësit. Ndryshe, Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të…

Lexo më Shumë