Si pasoj e festës së ndërrimit të motive mjekët bëjnë të ditur se janë lënduar 105 persona dhe 29 të tjerë janë mjekuar si pasoj e dehjes nga alkooli, shkruan SHENJA.
Irina Jurukov, Klinika e Toksikologjisë
“Gjatë natës së Viti të Ri, në Klinikën Universitare për toksikologji u mjekuan gjithsej 29 persona nga dehja e alkoolit. prej tyre, pacienti më ri ishte 14 vjeçar, kurse më i moshuari 63. Nuk ka pasur rritje të dozës me substancave psikoaktive dhe nuk ka pacientë ën komë. Të gjithë pacientët pas qëndrimit të disa orëve dhe trajtimit në Klinikë janë lëshuar në shtëpi.
Albert Lleshi, Qendra Emergjente
“Gjatë natës së mbrëmshme, në Qendrën Emergjente janë mjekuar 105 pacientë. Nga to, 7 pacientë janë lënduar në komunikacion dhe 3 janë me lëndime më të lehta nga mjetet piroteknike. 13 pacientë janë shtruar në Klinikë, 1 pacientë prej tyre u dërgua në spitalin e Qytetit ‘8 Shtatori’, me lëndim nga një objekt i mprehtë në zonën e qafës. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile”.
Me hitet e yllit muzikor Dino Merlin, mbrëmë mbi 60.000 qytetarë nga vendi dhe nga vendet e huaja e pritën “Vitin e Ri 2020” në sheshin “Maqedonia”. Organizator i festimit ishte Qyteti i Shkupit.
Festimi i Vitit të Ri në Shkup mbrëmë filloi në orën 20:30. Përveç Dino Merlinit, morën pjesë grupet “Gypsy Groove” dhe “Superhiks”. Me këtë koncert përfundon edhe “Uinterlend” ose qyteti i dimrit i cili vitin e dytë me radhë organizohet në shesin e qytetit.
Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov në profilin e tij në Fejsbuk ua uroi Vitin e Ri shkupjanëve dhe shprehu falënderim për mbështetje, siç shkruan, tejkalimit të problemeve të vjetra me dekada që kanë pllakosur qytetin tonë.



