Author: Hamdi Kumanova

Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra! Jemi në prag të fundvitit dhe fillimit të vitit të ri. Fundi i 2018 fatkeqësisht, paralajmëroi momente jo të mira për qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Fjalën e kam për amnestinë, e cila i liroi nga përgjegjësia kriminelët dhe në të njëjtën kohë funë në përgjegjësi dhe sot vuajnë dënim me burg njerëz të pafajshëm. Natyrisht që fillimi i 2019 pati edhe një moment pozitiv, vetëdijësimi i politikëbërjes dhe i qytetarëve përcjell ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të hapet rruga e bllokuar drejt NATO-s dhe BE-së. Dhe kuptohet që në kuadër të këtyre ndryshimeve…

Lexo më Shumë

Grupi shkencor i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, aktivitetet për vitin 2019 i përmbylli me ndarjen e disa dhuratave në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Klinik të Tetovës dhe në Çerdhen e fëmijëve ALJA. Koordinatorja e Grupit shkencor, Doc. Dr. Arbëresha Ferati – Bexheti tha se ky aktivitet është realizuar me iniciativën e anëtarëve të Grupit shkencor dhe studentëve të tjerë, duke kontribuar me mundësitë e tyre financiare për t’i bërë të lumtur fëmijët me disa dhurata simbolike. “Ne si Grup shkencor, bashkërisht vendosëm që këtë vit ta përmbyllim me një aktivitet simbolik në prag të ndërrimit të…

Lexo më Shumë

Urime Viti i Ri, 2020! Qoftë një vit i mbarë për ju dhe familjet e juaja. Një vit që do të na bëjë bashkë për të ndërtuar një të ardhme sa më të sigurtë për brezat që do të vijnë. Uroj që jeta e juaj të jetë e mbushur përplot me ditë festive. Afrim Gashi Kryetar i “Alternativa”

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur marrëveshje me pesë persona, pas publikimit të aktakuzës me të cilin akuzohen ish kryetari i komunës së Karposhit, tetë nëpunës administrativ të Komunës së Karposhit dhe dy persona përgjegjës në një person juridik. Pesë personat parashtruan deklarata për pranimin e fajit. “Sipas aktakuzës të bazuar në dëshmitë e mbledhura gjatë procedurës hetuese në periudhën kohore prej vitit 2012 deri në vitin 2013 në kuadër të parcelës urbanistike të Shkollës fillore “Laze Tërpovski”, i akuzuari J.K si organ mbikëqyrës në personin juridik Shoqërinë për prodhim, ndërtimtari, tregti dhe…

Lexo më Shumë

Gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Gostivarit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofillovski, pas 24 orëve arratisje, sot në mëngjes është paraqitur te gjykatësi Sedat Rexhepagiq në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur hetim për privatizim dhe legalizimin e pronës shtetërore në Tetovë gjatë së cilës janë arrestuar 5 persona nga Komuna Tetovës. Prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë personat e përfshirë, megjithatë Gjykata të gjithëve u shqiptoi masë paraburgimi shtëpiak. Grupi në krye me Teofillovskin, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 860 000 euro. Të përfshirë në këtë rast janë:…

Lexo më Shumë

Në ditët e fundit të këtij viti të gjithë jemi në lëvizje, tentojmë në mënyrën më të mirë të presim vitin 2020. Pritja do të na sjell momente dhe kujtime të reja familjare, miqësore, thotë në urimin e fundvitit deri te qytetarët, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Disa prej neve, thekson ajo do ta festojnë bashkë me familjen, disa me miqtë, disa vetë, kjo do të jetë mundësi për rishikim se çka kemi arritur, çka mundemi më shumë, na duhet diçka ndryshe. Por, porosit ajo, të gjithë ne do të jemi të bashkuar në shpresën se në vitin…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik nga Prokuroria Publike Shkup në Gjykatën Penale të Shkupit parashtroi aktakuzë kundër tre personave për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. “Më 27 dhjetor, të akuzuarit në marrëveshje paraprake, kanë hyrë në shtëpi në rrugën ‘Ferid Bajram’ dhe kanë tentuar të vjedhin. Përderisa njëri nga të akuzuarit ka mbetur në automjet për t’u kujdesur që vij dikush dy të tjerët në mënyrë të dhunshme kanë hyrë në shtëpi dhe kanë filluar të vjedhin gjëra të vlefshme. Në atë moment një kalimtar rasti ka vërejtur dhe ka denoncuar në polici”, shprehen nga Prokuroria, njofton Telegrafi Maqedoni. Tre të akuzuarit janë…

Lexo më Shumë

Të nderuar, Me 20 dhjetor të vitit 2018 është formalizuar pozita ime si Drejtor i Përgjithshëm i NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup (shkurt “NRD”). Gjatë këtij angazhimi përkushtues brenda periudhës kohore, më lejoni me modesti të konstatoj se së bashku me ekipin tim kemi arritur një nivel avancues në realizimin e aktiviteteve qenësore për ndërmarrjen tonë. Me fillimin e  punës në NRD u identifikuan një numër i madh i mangësive, duke filluar nga komunikimi horizontal dhe vertikal me të punësuarit, numrin e pamjaftueshëm të të punësuarve, pozicionimin dhe organizimin e brendshëm brenda institucionit, raportimin transparent, komunikimin e rregullt me Qeverinë…

Lexo më Shumë

Deri më 2 janar, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të propozojë një emër të ri për ministrin teknik të brendshëm. Këtë ia ka thënë kryeministrit Zoran Zaev, në një bisedë telefonike kryetarit të VMRO-DPMNE-së. LSDM “Kandidatët e tjerë janë të pranueshëm, sepse nuk janë të paditur. Ne presim që për MPB-në, të propozojnë një kandidat tjetër deri më 2 janar. Propozimi i Dragan Kovaçkit është në kundërshtim me nenin 97, të Kushtetutës i cili parashikon një shef i mbrojtjes, ose i policisë të ketë civil të paktën tre vjet para se të zgjidhet”. Por, nga VMRO-DPMNE për Alsat thonë se…

Lexo më Shumë

Partia opozitare OBRM-PDUKM qëndron në qëndrimin e saj se Dragan Kovaçki është zgjidhja më e mirë për ministër teknik në MPB në qeverinë e përkohshme e cila duhet të funksionojë prej 3 janari. Ata vlerësojnë se interpretimi i Kushtetutës nga ana e LSDM-së bëhet në mënyrë të pjesshme, ndërsa nuk e shikon nenin 23 të Kushtetutës. “LSDM dëshiron që të ikë nga zgjedhjet dhe frikësohet nga profesionalizmit. Ne iu rekomandojmë që tani kur të interpretojnë Kushtetutën, të mos e shikojnë pjesërisht, por ta shikojnë edhe nenin 23 të Kushtetutës”, thonë për “Faktor” nga partia OBRM-PDUKM. Nga OBRM-PDUKM thonë se në…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut pritet të ratifikojë para kohe Protokollin për anëtarësim në NATO. Qeveria në mbledhjen ka miratuar tekstin e projekt – ligjit, i cili është dërguar menjëherë në Kuvend, ku pritet të miratohet sa më shpejt. Pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ligji do të dërgohet në Uashington, ndërsa do të hyjë në fuqi në momentin që protokollin e ratifikon dhe Spanja, si shteti i fundit anëtar që duhet të vulosë anëtarësimin e vendit fqinj në aleancën Veri-Atlantike. Dritën jeshile të aderimit të shumëdëshiruar, Shkupi e mori pas arritjes së marrëveshjes së emrit me Greqinë qershorin e 2018-tës. Në 11…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike sot tha se po finalizojnë tremujorin e dytë të masës “TVSH-ja Ime” të zbatuar në bazë të Ligjit për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizik. Që nga fillimi i tremujorit të dytë që ka filluar në tetor, më 30.12.2019 janë skanuar 28.948.878 llogari fiskale, është realizuar qarkullim prej 14.301.474.854 denarë, TVSH-ja totale arrin shumën prej 1.554.510.671 denarë, ndërsa kthimi prej 15% arrin shumën e 233.176.601 denarë ose 3.791.000 euro. Pagesat për tremujorin e dytë do të fillojnë në shkurt të vitit 2020. Nga DAP informojnë se në tremujorin e parë të “TVSH-ja…

Lexo më Shumë