Maqedonia e Veriut pritet të ratifikojë para kohe Protokollin për anëtarësim në NATO. Qeveria në mbledhjen ka miratuar tekstin e projekt – ligjit, i cili është dërguar menjëherë në Kuvend, ku pritet të miratohet sa më shpejt. Pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ligji do të dërgohet në Uashington, ndërsa do të hyjë në fuqi në momentin që protokollin e ratifikon dhe Spanja, si shteti i fundit anëtar që duhet të vulosë anëtarësimin e vendit fqinj në aleancën Veri-Atlantike. Dritën jeshile të aderimit të shumëdëshiruar, Shkupi e mori pas arritjes së marrëveshjes së emrit me Greqinë qershorin e 2018-tës. Në 11 korrik, NATO-ja e ftoi Maqedoninë e Veriut të niste bisedimet e anëtarësimit duke thënë se vendi mund t`i bashkohej organizatës me tu zgjidhur ngërçi shumëvjecar i emrit. Zyrtarisht, bisedimet e anëtarësimit nisën 18 tetorin e vitit të kaluar dhe shkurtin e këtij viti, përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtarë të NATO-s nisën nëshkrimin e protokollit të pranimit të vendit. Idenë për ratifikimin e parakohshëm të Protokollit përfundimtar e ka paraqitur e para partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE-ja, e cila u bazua në shembullin e Malit të Zi, që e ratifikoi vetë Protokollin në prill të vitit 2017, ndërsa Spanja e Holanda e ratifikuan një muaj më vonë.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Tragjedia në Athinë: Shpërthimi që mori jetën e gjashtë personave, mes tyre tre shqiptarë
- Analiza/ Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur: Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën
- Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
- Agjentët e OpenAI: Ndërhyrjet e papritura në faqet e qeverisë amerikane
- Dua Lipa duke kërcyer me muzikë shqiptare në një dasmë në Prishtinë
- Skandali me SHISH/ ”Akses në sekretet më të ndjeshme”, ish-ministrja Meksi për çështjen e Vlora Hysenit: Nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por test i sistemit
- Trëndafila të bardhë dhe një mesazh misterioz për Efi Dhedhes – kush fshihet pas kësaj surprize?
- Me fustan të shkurtër e çizme të larta, Adelina Tahiri lë pa fjalë fansat



