Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski dhe Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, e nënshkruan sot Protokollin ndërmjet ShGM-së dhe Ministrisë për punë të brendshme për marrëdhëniet midis oficerëve të policisë dhe punonjësve mediave, njofton MPB. Është një protokoll për siguri brenda MPB-së, i cili duhet të çojë në rritje të sigurisë së gazetarëve në veprimtarinë e tyre profesionale në të ardhmen. Protokolli është krijuar në kuadër të projektit “Gazetarë të sigurt për informacione të besueshëm”, që zbatohet nga ShGM, ndërsa mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në vend. Këtë vit, ShGM zhvilloi gjashtë trajnime…
Author: Hamdi Kumanova
Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së natës së Vitit të Ri kanë pasur 8 intervenime, të cilat kanë mbaruar me sukses. Ata thonë se ekipet e tyre kujdestare kanë intervenuar në fikjen e zjarrit në një dyqan, tarracë, hangar…. Është shkaktuar dëm material, ndërkaq vetëm në një rast ka person të lënduar i cili sipas të gjitha gjasave ka shfrytëzuar mjete piroteknike.
Në Mavrovë sot në mëngjes ishte më ftohtë, – 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturë maksimale prej katër gradësh është matur në Dojran dhe Gjevgjeli. Sipas DPHM, -4 ka qenë në Kriva Pallankë, Berovë dhe Krushev, -3 në Tetovë, Manastir dhe Ohër, -2 në Prilep, Pretor dhe Strumicë, -2 në Demir Kapi, Kumanovë dhe Topollçan, -1 në Shtip dhe zero në Shkup. Lartësia e shtresës së borës deri në orën shtatë, 13 centimetra është në Hanet e Mavrovës, katër në Kodrën e Diellit dhe një në Lazaropole. Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla…
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas konferencës së fundvitit të tij, i ka takuar edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë, si dhe përfaqësuesen e BE-së. Para rreth një ore, ambasadorët e shteteve të Kuintit janë parë duke hyrë në zyrën e presidentit Thaçi, por zyrtarët për media të këtij institucioni nuk kanë lejuar që të xhirohen. Ndërkaq nuk dihet asyeja e këtij takimi apo nëse ky takim ka qenë thjesht takim i fundvitit të presidentit Thaçi me ambasadorët më të fuqishëm të vendeve perëndimore në Kosovë. Ndryshe, presidenti Thaçi tash e disa ditë është duke i dërguar ftesë…
Telekomi i Kosovës ka shitur 1 milion pako gjatë vitit 2019. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se ky numër paraqet record të ri në këtë ndërmarrje. Ai është shprehur i bindur se edhe gjatë vitit 2019. Po ashtu ai ka bërë të ditur se Telekomi i Kosovës është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me “Nokian”. Postimi i plotë: Telekomi shet mbi 1 milion pako brenda muajit Telekomi i Kosovës po mbyllë vitin 2019 me një rekord të rri sa i përket shitjes së…
Mos shënjimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë shpeshherë ka krijuar situata paniku mes xhandarmërinë serbe dhe banorëve të fshatrave kufitare. Fshati Karaçevë i komunës së Kamenicës tash e 20 vjet ka këtë problem e banorët e këtij fshati ndihen të rrezikuar nga futja e xhandarmërisë serbe në territorin e tyre. Tash së fundit forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë vendosur brenda në këtë fshat një tabelë ku paralajmërohet lëvizja vetëm nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Gazeta Express ka kontaktuar misionin paqeruajtës të KFOR-it lidhur me vendosjen e kësaj tabele. Ata janë deklaruar se shenja është e vendosur me qëllim të…
Janë ushtarët e 28 nacionaliteteve brenda kampit të KFOR-it në Prishtinë. Gazeta “Zëri” ka qëndruar brenda kampit pikërisht në natën e 24 dhjetorit. Elisabeth Schleicher, nga Austria, tregon se është e impresionuar me ngrohtësinë që ia kanë ofruar njerëzit e Kosovës e po ashtu tha se i pëlqen ushqimi dhe “Skënderbegu”. Pranë tyre qëndronin amerikanët. Shawn Harris, gjeneral brigade i KFOR-it amerikan, ka thënë se në Kosovë ka ardhur para gjashtë muajve dhe do të qëndrojë deri në qershor. Ai këtë periudhë e ka cilësuar si një eksperiencë të veçantë. Harris tha se në Kosovë sheh shumë potencial dhe se…
Sipas Klinikës për kirurgji plastike mbi 80% e të lënduarve nga mjetet piroteknike janë të mitur ndërsa pasojat nga fishekzjarrët në dorë mund të jenë fatale deri në amputimin e plotë të dorës. Sipas mjekes Gordana Georgieva, fushata që e zbatoi klinika, por edhe MPB ka dhënë rezultate dhe se numri i të lënduarve nga fishekzjarrët është ulur. “Mbi 80% e të lënduarve nga mjetet piroteknike janë persona të mitur. Fushatën që e zbatuan vitin e kaluar në thuajse çdo shkollë në Shkup dha rezultate. Nxënësit nuk i dinë pasojat që mund të ndodhin nga përdorimi i fishekzjarrëve. Mendoj se…
Pushteti dhe opozita mbetet ende pa marrëveshje se kush do të bëhet ministër i MPB-së në Qeverinë teknike. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dje në telefon kanë biseduar rreth propozimeve të opozitës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga partia opozitare maqedonase thonë se Mickoski e ka njoftuar kryeministrin për emrat e propozuar por edhe se partia mbetet në propozimin që Dragan Kovaçi ta udhëheqë MPB-në 100 ditë para zgjedhjeve. Nga LSDM brifojnë se Zaev ka kërkuar propozim të ri për në MPB. Ministri Oliver Spasovski thotë se është kundër militarizmit të ministrisë dhe se nuk dihet kur…
Faktet historike të historianëve shqiptarë flasin se manastiri Shën Bigorski daton që nga shekulli 11 dhe është manastrit arbëror. “Jemi të bindur se atje kishte thesarë dokumentesh, jo vetëm kishtare, por edhe fakte për historinë dhe trashëgiminë shqiptare të kësaj zone. Aty ka pasur dokumente me vlerë nga shekujt 15, 16 dhe 17 dhe tanimë është shuar çdo gjurmë”, nënvizon për INA, historiani prof.dr. Nebi Dervishi. Ai ka shtuar se kjo është një humbje e madhe e popullit shqiptarë dhe nuk duhet të humbet një vlerë e tillë, karshi propagandës për të përvetësuar objektet tradicionale fetare shqiptare. “Ky manastir është…
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski në fjalimin e vitit të ri dëshiron që në vitin që vijon të ketë stabilitet, progres, drejtësi dhe standard të mirë për qytetarët. “Viti i ri është edhe inspirim. Momente ngrohtësie, vizion, ambient pozitiv. Që dëshirat të bëhen realitet duhet të luftojmë, por edhe të besojmë. Unë do të luftojë deri në fund, sepse besojmë në idealin e ripërtëritjes.Besoj se ju dhe fëmijët tuaj duhet të jenë të lumtur, të keni standard të mirë, stabilitet, progres, të mbizotëroj e drejta, ndërsa shteti të kujdeset për ju. Kjo është ripërëtërirje. Këtë e dëshirojë. Dhe këto do…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën të ditur se 7 janari i vitit 2020 (e martë) dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dita e jopunës është konfirmuar në pajtim me Ligjin për festat në RMV.

