Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski në fjalimin e vitit të ri dëshiron që në vitin që vijon të ketë stabilitet, progres, drejtësi dhe standard të mirë për qytetarët.
“Viti i ri është edhe inspirim. Momente ngrohtësie, vizion, ambient pozitiv. Që dëshirat të bëhen realitet duhet të luftojmë, por edhe të besojmë. Unë do të luftojë deri në fund, sepse besojmë në idealin e ripërtëritjes.Besoj se ju dhe fëmijët tuaj duhet të jenë të lumtur, të keni standard të mirë, stabilitet, progres, të mbizotëroj e drejta, ndërsa shteti të kujdeset për ju. Kjo është ripërëtërirje. Këtë e dëshirojë. Dhe këto do ta realizojë, së bashku me ju edhe para se gjithash për ju, për popullin tim.
Vitin që kalon, Mickovski e vlerëson si vit të padrejtësive, gënjeshtrave dhe korrupsionit, ndërsa vitin e ardhshëm na presin ndryshime nga e mira, arritje ekonomike dhe hyrje në Evropë të Maqedonisë, në siç thonë, në kuptimin e drejtë të fjalës.



