Author: Hamdi Kumanova

Për dallim nga Ohri, në Strugë edhe këtë vit nuk do të ketë pritje të organizuar të Vitit të Ri në sheshin e qytetit. Edhe pse një numër i madh i mërgimtarëve festat e fundvitit i kalojnë në vendlindje, ndërsa në Strugë vërehet ardhja e turistëve të huaj, pushtetit lokal vendosi ta bëj këtë hap, pa arsyetim paraprak. Qytetarët dhe punonjësit turistik konsiderojnë që Struga duhet të përpiqet më shumë nëse dëshiron të tërheq më shumë mysafirë të huaj. Duhet të ketë ndonjë ngjarje kulturore, ndonjë pritje të organizuar. Përveç që vërehet lëvizja e mysafirëve të huaj, gjithashtu këtu tani…

Lexo më Shumë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, është shprehur se nuk do të vizitojë Serbinë për derisa nuk zbardhet çështja e të zhdukurve gjatë luftës në ish-Jugosllavi. “Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë Vuçiç, në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht, nuk kishim çfarë të diskutonim”, tha Kitaroviç. E pyetur nëse ajo do të qonte në arbitrazh çështjen e kufirit me Serbinë në fillim të një mandati të dytë të mundshëm, ajo deklaroi se do të dërgon në në arbitrazh kufirin kontestual me Serbinë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e fundvitit deri tek qytetarët, uroi të nesërme më të mirë dhe më të bukur, shëndet, lumturi dhe ngrohtësi duke porositur që çdo kush të bëj më të mirën për shtetin dhe të premtojmë përkushtim në të përbashkëtën dhe solidaritet. Në Vitin e Ri, shteti të bëhet anëtare e NATO-s, fuqishëm të trokasim në dyert e BE-së të cilës kemi çfarë për t’i thënë, shprehet Zaev dhe thekson se për shtetin mbetet obligimi për instalimin e përgjithshëm të shtetit të së drejtës. “Në disa orë para Vitit të Ri, kur të gjithë jemi me më…

Lexo më Shumë

Promovohet Njësia e re për polici intervenuese që do të veprojë në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa do të punojë në përbërje të Sektorit për Punë të Brendshme. Njësia është formuar nga Njësia e deritanishme për rend publik dhe paqe, Njësia për përgjigje të parë dhe intervenim Alfi dhe Njësia për asistenca dhe sigurim të transportit. Në promovimin e Njësisë që mbahet sot në Qendrën policore në Gjorçe Petrov ka marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili tha se kjo reformë ka qenë e domosdoshme me qëllim që të ketë numër sa më të madh…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës këtë vit nuk do të organizojë pritje të Vitit të Ri, si dhe nuk do të ketë zbukurime në qytet. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve kryetarja e komunës Teuta Arifi, tha se mjetet të cilat ishin paraparë për Vitin e Ri, janë ridedikuar. “Nuk kemi organizuar pritje dhe siç e shihni nuk ka as zbukurime. Me vendim të këshillit të komunës ato mjete u dedikuan për ndihmë në Komunën e Durrësit, për shkak të tërmetit. Nuk kemi mundësi tjera nga buxheti, kështu që mendoj se për të gjithë do të jetë më mirë të jemi…

Lexo më Shumë

Si mandat i ardhshëm mendoj se një nga principet kryesore është që ta respektojmë Kushtetutën dhe për këtë nuk ka dilema se ajo do të jetë mbi gjithçka. Zv. Ministri dhe Ministri për Punë të Brendshme dhe mandatari i ardhshëm për Qeverinë Teknike, Oliver Spasovski tha se nuk ka probleme me propozimet për ministrat në qeverinë teknike nga ana e opozitës, me përjashtim të propozimit për MPB për të cilën vlerësohet se do të sjell militarizimi të MPB-së. “Si mandatar i ardhshëm vlerësojë se një nga principet kryesor është të respektojë Kushtetutën dhe në këtë mënyrë nuk kam aspak dilemë…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 30 dhjetor 2019  e priti në kabinetin e tij biznesmenin Nazif Destani. Z. Destani gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga aktori me renome botërore, vëllai i tij Blerim Destani. Me këtë rast, Nazif Destani gjatë bisedës me rektorin Ameti ndër të tjera i shprehu atij mirënjohje për bashkëpunimin mes Universitetit të Tetovës dhe bizneseve të familjes Destani. “Me lejoni që në emër të familjes sime t’ju falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm në projekte të ndryshme që i kemi zhvilluar së bashku ndër vite, ndërsa në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Ndihma e shpejtë mjekësore për mjekim shtëpiak gjatë kohës së Vitit të Ri dhe festave tjera do të jetë në gatishmëri 24 orëshe dhe do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve, njoftojnë nga Shtëpia e Shëndetit – Shkup. Në natën e ndërrimit të moteve në dispozicion do të jenë ordinancat e kujdestarisë për mbrojtje shëndetësore në turnin e tretë, të dielën dhe gjatë festive në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Po ashtu, me punë të përditshme do të funksionojë edhe njësia e vizitës shtëpiake. “Për shkak të festave të Vitit të…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Karposhit, Vallandovës, Probishtipit dhe Haraçinës, do të rritet kapaciteti për kujdesin e fëmijëve parashkollor, përmes ndërtimit të çerdheve me mjete në vlerë prej 134 milionë denarë, që janë pjesë e granteve nga Banka Botërore. Me ndërtimin e këtyre çerdheve, pritet të rriten hapësirat për rreth 320 fëmijë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sot në Qeveri u nënshkrua marrëveshje në mes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe katër komunave. Ministrja Milla Carovska, tha se deri në vitin 2024 planifikohet të hapen 7500 vende pune në arsimin parashkollor, ndërsa kjo sipas saj, është investim i drejtpërdrejtë tek fëmijët. Përfaqësuesi i…

Lexo më Shumë

Gjykatësi i Gjykatës së Apelit të Gostivarit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofillovski, pas 24 orëve arratisje, sot në mëngjes vetë është paraqitur te gjykatësi Sedat Rexhepagiq në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur hetim për privatizim dhe legalizimin e pronës shtetërore në Tetovë gjatë së cilës janë arrestuar 5 persona nga Komuna Tetovës, njofton Portalb.mk. Jozyrtarisht, Teofillovski në gjykatë është thirrur në imunitetin e gjykatësit, ndërkaq tani radhën e ka Këshilli Gjyqësor që brenda 24 orëve të mblidhet dhe të vendos për imunitetin e tij. Teofillovski, i cili është i dyshuari…

Lexo më Shumë

Në politikën e jashtme është një vit i suksesshëm. Jemi në prag të anëtarësimit në NATO. Për herë të parë ishim në një tavolinë me Aleancën më të fortë në botë. Me kemi bërë shumë përparime, kemi një raport të shkëlqyer. Ky është vlerësimi i Ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov për vitin 2019. “Mickoski bëri një deklaratë të pandershme, veçanërisht për popullin maqedonas, pasi harroi që Marrëveshja e Prespës lejon që çdo maqedonas nga Maqedonia e Veriut të thotë se jam maqedonas, flas maqedonisht, madje nuk i detyron qytetarët ta quajnë veten Maqedoni, sepse ne jemi Maqedoni me mbiemër Veriore,…

Lexo më Shumë

Këngëtari, tekstshkruesi dhe muzikanti Dino Merlin sonte do të performojë në sheshin “Maqedonia”, për pritjen e Vitit të Ri 2020. Dino Merlini do të mbajë koncert solistik, ndërsa ardhja e tij autoriteteve të qytetit iu kushtoi zero denarë. “Ahengun do ta hapin grupet muzikore „Gypsy Groove“ dhe “Superhiks” duke filluar nga ora 20:30, ndërsa numërimi i Vitit të Ri do ta bëjmë me shoun spektakular muzikor të yllit rajonal, Dino Merlin”, bëri të ditur Qyteti i Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në konferencën për shtyp tha se Dino Merlini është një nga yjet më të mëdha muzikore…

Lexo më Shumë