Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu ka deklaruar se Kolegu Petar Gjurçinovski që humbi jetën mbrëmë në krye të detyrës do të mbetet heroi ynë! .Ai këto komente i bëri gjatë vizitës që i bëri policit Feim Shabani i cili është duke u trajtuar në Spital pas lëndimeve që ai morri në aksidentin e tmerrshëm të së shtunës në Aksin Tetove-Gostivar informon Tetova sot.Nuhiu i ka dëshiruar shërim të shpejtë policit Feim Shabani! Njeriu i dytë i MPB së ka thënë se duhet të ngrisim kujdesin dhe respektin ndaj policisë së shtetit!…
Author: Hamdi Kumanova
Mbajtja e zgjedhjeve të 12 prillit është çështje e mbyllur dhe të gjitha partitë janë dakord për datën, thotë kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase, në të cilën, përveç të tjerash, ai i referohet punës së tij të kaluar në zyrën e kryeministrit dhe arritjet e qeverisë aktuale, kryesisht në sferat ekonomike dhe sociale, në lidhje me kërcënimet e opozitës për diskreditimin e saj, gjendjen e gjyqësorit, pritjet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe marrëveshjen e Prespës. “Qeveria kalimtare do të formohet më 3 janar dhe nuk duhet…
Nga fillimi i vitit të ardhshëm do të vendoset një taksë e re për importin e makinave me zbatimin e Ligjit të ri për taksën e automjeteve, njoftoi Ministrja e financave Nina Angelovska. Kjo masë synon të zvogëlojë ndotjen e ajrit që shkaktohet nga trafiku, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Shuma e nivelit të tatimit do të varet nga fakti se sa ndot automjeti i importuar. Makinat elektrike janë të liruara nga tatimi, hibridet do të paguhen vetëm gjysmën e shumës, dhe disa biznese kanë zbritje të taksave dhe kthim të mjeteve. Shuma tatimit që duhet të paguhet për importet e automjeteve deri…
Qeveria është përcaktuar për ratifikim të parakohshëm të anëtarësimit në NATO. Propozim ligji pritet të paraqitet nesër nga shërbimet qeveritare në Kuvend. Në seancën e fundit të qeverisë, u miratuar teksti i propozimit ligjit për ratifikimin e marrëveshjes Veriatlantike, të nënshkruar në Uashington më 4 prill të vitit 1949. Procedura kërkon miratimin e saj në Kuvend dhe pritet të hyjë në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare. Ligji më pas do të depozitohet në Uashington, por pasi që Spanja të ratifikojë protokollin e pranimit të vendit në Aleancë. Një vendim i tillë i detyruar nga qeveria Zaev pason pas…
Në ISHP Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” prej nesër do të funksionojë laboratoria e re për mikrobiologji, në të cilën do të bëhen të gjitha hulumtimet e nevojshme bakteriologjike dhe virusologjike, ndërsa në kohën më të afërt edhe hulumtime bashkëkohore gjenetike. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se me hapjen e laboratorisë së re shërbimi do të jetë më afër pacientëve, përkatësisht deri te të gjithë qytetarët të cilët vijnë në këtë institucion. Filipçe paralajmëroi se vitin e ardhshëm kanë plan edhe disa aktivitete, të cilat, siç tha, tërhiqen shumë vjet, ndërsa kanë të bëjnë me infrastrukturën e…
“Cilësia e ilaçeve dhe arritshmëria e tyre ishin problem i madh i cili tani është e kaluar. Nga 1 tetori, i këtij viti i hoqëm kuotat për ilaçe me receta nëpër barnatoret në mbarë shtetin dhe me këtë masë e zgjodhëm problemin njëdekadësh me mungesën e ilaçeve. Nuk ka më radhë të gjata në barnatore, qytetarët më nuk brengosen se do të mbesin pa terapi , sepse ka në të gjitha barnatoret, në cilëndo ditë të muajit”, deklaroi ministri Filipçe dhe shtoi se për dy vjet, janë vendosur pesë përkatësisht gjashtë ilaçe të reja për sëmundje të ralla, ndërsa për…
Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev beson se ndryshim të pushtetit në zgjedhjet e paralajmëruara për më 12 prill nuk do të ketë, sepse ai nuk do të lejojë, siç thotë, të kthehet regjimi; lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski konsideron se partia e tij nuk duhet të zhvillojë kurfarë fushate të posaçme negative, sepse, siç thekson, pushteti zhvillon fushatë të tillë çdo ditë me veprimet e veta, përderisa i pari i BDI-së, Ali Ahmeti potencoi se gara politike do të duhej të zhvillohej në drejtim të përmirësimit të jetës së përditshme të njerëzve. Liderët e tre partive, të cilët…
Ministri i Kultures,Hysni Ismaili mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Gostivar prezantoi në koncert festiv i cili i’u kushtua ardhjes së mërgimtarëve në vend dhe gjithashtu lënjes pas të një viti të suksesshëm artistik. Qytetarë të Gostivarit shijuan koncertin të cilin e pasuruan me performancën e tyre kengetarë nga estrada shqiptare, Orkestra e qytetit te Gostivarit dhe Ansambli i këngeve dhe valleve “Prishtina” nga R. e Kosoves! Koncerti u organizua nga SHKA “Jahi Hasani” Çegran.
Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) mbrëmë ka zgjedhur përbërjen e re të kryesisë qendrore të partisë. Në mesin e përbërjes së re janë emra të deritanishëm të kryesisë qendrore, por ka edhe emra të rinj që tanimë janë përfshirë në organin e lartë partiak. PDSH pritet të bëj publike se kush janë anëtarët e kryesisë, nënkryetarët, sekretari gjeneral, etj. Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare vlerëson se zgjedhjet parlamentare të 12 prillit do të jenë mundësi e artë që shqiptarët të votojnë Partinë Demokratike Shqiptare si e vetmja parti që garanton realizimin e aspiratave të shqiptarëve të Maqedonisë.…
Tatjana Karakamisheva, kryetare e komisionit të sistemit politik të OBRM-PDUKM-së, tha se ajo nuk ishte konsultuar nga partia kryesore e opozitës për propozimin që Dragan Kovaçki të jetë ministri teknik i brendshëm në qeverinë kalimtare që do të organizojë zgjedhjet e parakohshme. “Për t’ju sqaruar, askush nuk është këshilluar me mua për këtë çështje, kështu që nuk ka asnjë skandal. Kur flas për zbatimin e Kushtetutës nuk fshihem, por jam e zëshme”, thuhet në reagimin e profesoreshës ndaj aktivistit Xhabir Deralla, i cili e kritikoi atë për mos parashikimin e faktit që Kovaçki nuk mund të merrte detyrën sepse, siç…
Pas heshtjes së mbrëmshme në OBRM-PDUKM, pasi që kryeministri Zoran Zaev e hapi çështjen e ushtarit të propozuar për ministër të brendshëm, sot Hristijan Mickoski nëpërmes një statusi në Facebook thekson se Zaevi dhe pushteti frikësohen nga një profesionalist në krye të MPB-së. Në lidhje me nenin 97 të Kushtetutës ku shkruan se ministri duhet të jetë person civil, Mickoski nuk e komenton këtë. “Vendosja e një profesionisti të lartë në krye të Ministrisë së Brendshme pa asnjë njollë në karrierën e tij nuk është natyrore për zyrtarët qeveritarë. Në vend që kjo të jetë rregull në një shtet normal,…
Inspektoriati Policor i Kosovës ka konfiskuar armën me të cilën zyrtari policor i Kosovës, Vllaznim Hamdiu e qëlloi për vdekje një qytetar në Gjilan. Përmes një komunikate për media, IPK njofton se ka gjetur në veturë edhe dy revole të tjera. “Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator. Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

