Author: Hamdi Kumanova

Në kuadër të fushatës “Vatra jonë – AlternAtivA jonë”, Alternativa e Afrim Gashit, ka qëndruar në f. Haranjell të Kërçovës, Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, folëm për dukurinë e shpërnguljes dhe mundësinë e parandalimit të saj. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. #VatraJonëAlternativaJonë

Lexo më Shumë

Një numër jo i vogël i banesave në kryeqytet vazhdojnë të jenë të uzurpuara. Pavarësisht se nuk kanë asnjë dokument që do t’ua dëshmonte pronësinë mbi to, shfrytëzuesit nuk po pranojnë t’i lirojnë. Për disa prej uzurpatorëve, Ndërmarrja Publike Banesore tashmë është edhe në konteste gjyqësore dhe pret që të lirohen përmes vendimit të gjykatës. Gati 130 banesa e prona të ndryshme në kryeqytet që shfrytëzohen jashtëligjshëm nga qytetarët tash e sa kohë. Për shfrytëzimin e tyre, ata nuk kanë asnjë marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore, dhe si të tilla llogariten të uzurpuara. Zëdhënësja e NPB-së, Rajmonda Ahmetaj i ka…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, i cili tërhiqet nga funksioni më 3 janar kur do të merr funksionin qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sot deklaroi se gjatë dy viteve e gjysmë, me diturinë dhe përvojën si afarist ka kontribuuar në ekonominë e shtetit dhe i ka nxitur edhe biznesmenët e tjerë ta bëjnë atë. Ai nuk precizoi nëse do të pranonte një mandat të dytë në qeverinë e ardhshme, qoftë ajo e drejtuar nga LSDM-ja ose VMRO-DPMNE-ja. Ai iu falënderua mediave për bashkëpunimin duke cekur se ka qenë i kritikuar pa të drejtë…

Lexo më Shumë

Largimi i fuqisë punëtore nga vendi në Evropën Perëndimore, do të jetë një çështje shqetësuese për rajonin tani dhe në të ardhmen, thotë Zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pas njoftimit se Gjermanisë i duhen 50,000 punëtorë në fusha të ndryshme. Ligji i ri për punësimin nga vendet jo anëtare u jep atyre shpresë të madhe. Angjushev thotë se mënyra e vetme për të parandaluar largimin është ajo që bën Qeveria momentalisht, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave. Kur themi se paga minimale është e lartë, bie në kundërshtim me atë që po them. Po, duhet të jetë edhe më…

Lexo më Shumë

Sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të rregullt të 174-të, solli vendim për alokimin e mjeteve nga Projekti për lidhjen e rrugëve lokale në vlerë prej 70 milionë euro, kredi e siguruar nga Banka ndërkombëtare për zhvillim dhe ripërtëritje dhe Banka Botërore. Ky projekt u dedikohet të gjithë komunave në Maqedonin e Veriut dhe ka për qëllim, rehabilitimin, rekonstruimin dhe mbindërtimin e rrugëve lokale, projekt ky i cili do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha komunat e vendit! Nga kjo kredi 12 milionë euro do të përfitojnë komunat që udhëhiqen nga…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së fundit, në periudhën nga data 19 deri më 26 dhjetor, me automjetet speciale “karrotrec” në Shkup janë mënjanuar gjithsej 332 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, prej të cilave 59 janë mënjanuar nga vendparkimet zonale, ndërsa të tjerat 273 me urdhër të policisë së komunikacionit në bazë të shkeljeve të bëra – parkim në rrugë, shteg i çiklistëve, vendkalim i këmbësorëve, trotuar, sipërfaqe e gjelbër, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe me thirrje nga personi i tretë. Kontrolluesit e parkimeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 485 automjete, për shkak të parkimit…

Lexo më Shumë

Qeveria sot në mbledhjen e rregullt, të 174-t, e konstatoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike të nënshkruar në Uashington më 4 prill të vitit 1949. “Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike të vendit tonë me NATO-n, do të lëshohet për miratim në Kuvend dhe parasheh të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së veriut, pas çka do të deponohet në Uashington, pasi që Spanja ta ratifikojë Protokollin për inkuadrim të vendit tonë me anëtarësim të barabartë në Aleancë”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. .

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në video fjalimin me rastin e dyvjetorit të funksionit të tij, kumtoi se ajo që ishte projektuar në fillim të mandatit në masë të madhe është realizuar, ndërsa një nga qëllimet kryesore kanë qenë investimet kapitale dhe rikonstruimet. Thekson se këtë vit në tërësi janë rikonstruuar Reparti për kujdes intensiv në Klinikën për neurokirurgji, Klinikën për hematologji, Klinikën për kirurgji plastike dje rikonstruktuese, Klinikën për kirurgji digjestive dhe Klinikën për gastroenterohepatologji. Plotësisht janë rikonstruuar sallat për operacione në Klinikën për ortopedi, ku, siç thotë, kryhen operacionet më të sofistikuara në sistemin lokomotor. Tërësisht janë rikonstruuar…

Lexo më Shumë

PDSH është më afër koalicionimit me LSDM-në sesa me partitë politike shqiptare. Kështu deklaroi kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të partisë. Thaçi tha se është i pamundur një koalicionim me Lëvizjen BESA dhe me Aleancën për Shqiptarët, duke potencuar se në zgjedhjet e ardhshme do të luftojë për ti fituar ata. Unë nuk bëj pjesë në grupin e politikanëve që sillen me oportunizëm. Situatat janë shumë më të qarta, pas asaj që kemi punuar me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së ne shohim gatishmëri shumë më të madhe tek ai që të bisedojmë…

Lexo më Shumë

Gjorgjiev, kryetar i palës maqedonase të historianëve ekspertë në Komisionin e përbashkët Bullgari-Maqedoni për çështje historike dhe tekste shkollore, thotë se homologët bullgarë nga kampi i kundërt janë nën presion më të madh politik për negociatat, të cilat janë ngecur veçanërisht për çështjen e statusit historik të Goce Dellçevit. Gjorgjiev e thotë këtë pasi që nga ana e Maqedonisë nuk u pranua propozimi për takim në dhjetor, ndërsa në ndërkohë takimet nuk do të zhvillohen, gjegjësish janë në ndërprerje për shkak të periudhës së zgjedhjeve. Gjatë periudhës së punës së Komisionit, padyshim që presioni nga pala bullgare ishte shumë më…

Lexo më Shumë

Prodhuesi i pjesëve të makinave “Dura” do të hapë dy fabrika të tjera në Maqedoni, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev. Investitori i huaj do të shtojë kapacitet edhe e me dy fabrika prodhimi në zonën e zhvillimit industrial të Shkupit. “Maqedonia është vendi i 14-të në të cilin “Dura” do të ketë tre fabrika dhe do të prodhojë pjesë për markat e makinave për tregjet e Amerikës së Veriut, Evropës dhe Azisë. Do të prodhojë korniza alumini për bateri litiumi me kapacitet të lartë për automjetet elektrike”, tha Zaev. Prodhimi është planifikuar të fillojë në tremujorin e parë të vitit…

Lexo më Shumë

Bisedimet për qeverinë teknike fillojnë sot në ora 16:00 me takimin në Kuvendi e Maqedonisë midis kryetarëve të OBRM-PDUKM dhe BDI, Hristijan Mickoski dhe Ali Ahmeti. Menjëherë pas kësaj, kryeministri Zoran Zaev do të takohet me Mickoski në Qeveri, dhe ata do të bien dakord për zgjidhjen e kuadrit për qeverinë teknike. Nga OBRM-PDUKM konfirmuan se takimi është për krijimin e qeverisë teknike dhe është një detyrim ligjor. Nga BDI thonë se Ahmeti nuk do të hapë çështje tjetër me Mickoski përveç qeverisë teknike. Edhe takimi mes kryeministrit dhe liderit të opozitës në orën 17:00 është për konsultime teknike të…

Lexo më Shumë