Kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me rastin “Reket” tha se më 22 prill e kishte denoncuar atë që e kishte parë, gjegjësisht ajo që ishte publikuar nga Orce Kamçevi dhe nga ishte dorëzuar deri te Prokuroria Publike – video në të cilën nuk shihet Katica Janeva, por komunikim mes Boki 13 dhe Orce. “Nuk mund ta akuzoni askënd paraprakisht, në fund hetimi i hapi momentet, e kështu erdhëm deri te gjendja e sotme e perceptimit se kush ku ka qenë dhe ku ekziston indikacion dhe mundësi që të jetë përgjegjës”,tha Zaevi. Shtoi se nuk ka dashur që të ruajë e…
Author: Hamdi Kumanova
Pas 11 viteve pjesëtarët e njësisë speciale u furnizuan me pajisje sportive, në vlerë prej 16,5 milionë denarë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Prej aty informuan se pjesëtarët e Njësisë për Intervenim të Shpejtë, Njësia për Detyra Speciale dhe Njësia e Posaçme për Mbështetje, prej sot i shfrytëzojnë pajisjet e plota, të cilët përfshijnë nga 1.500 copë atlete, komplet të fanellave, komplet të tutave dhe palltove sportive, doreza sportive për dimër dhe valixhe sportive, për të cilët është realizuar furnizimi publik. “Koncepti për avancimin e kushteve tekniko-materiale për punë të të gjithë pjesëtarëve të shërbimeve policore, si dhe…
KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për tri ditët e ardhshme, andaj disa zona do të kenë ndërprerjes të rrymës. Njoftimi i KEDS-it:28.12.2019Punime të domosdoshme për siguri të sistemitPrishtina1.Nga TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërpritet:TS 10/0.4 kV Ballovc 1 Mehonet kodi: (14000005044) prej orës 11:00 – 14:00.TS 10/0.4 kV Ballovc 2 Bujakët kodi: (14000005045) prej orës 11:00 – 14:00.TS 10/0.4 kV Ballovc 3 te lagja e Kuvajtit kodi: (14000005046) prej orës 11:00 – 14:00.TS 10/0.4 kV Ballovc te shkolla kodi: (14000005020) prej orës 11:00 – 14:00.TS 10/0.4 kV Ballovc Nishefcët RT 2015 kodi: (14000005062) prej orës 11:00 deri në…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot reaguan në vlerësimin e kryetarit të Konfederatës së sindikatave të lira, Bllagoj Ralpovski se sivjet ka ngecje në pjesën e të drejtave të punëtorëve dhe se në shtetin tonë nuk funksionin dialogu social. Nga LSM-ja thonë se ka dialog social dhe se sillen masa në dobi të të punësuarve dhe qytetarëve. “Rezultate nga ky dialog social që LSDM-ja dhe punëtorët i njohin janë: rritja e pagës minimale në 14.500 denarë, masat për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave, shtesa rinore prej 3.000 denarëve, si dhe nënshkrimi…
Në takim me gazetarët, në të cilën u sublimua viti 2019, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se nevojitet takim i ri liderësh tek presidenti për ndryshim eventual të ditës së zgjedhjeve. Njëherit konsideron se nuk është koha për ndryshime në kodin zgjedhor. “Tek presidenti i Republikës të gjithë unanimisht u pajtuam për dy çështje. E para për anëtarësim në BE, e cila është pa alternativë nga të gjitha partitë, e dyta në çka u dakorduam më 12 prill të vitit 2020 të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse bëhet pishman Zaevi, nuk mendoj se duhet të…
Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ndau 9 (nëntë) vendime të punës për arsimtarë të shkollave fillore. Kryetari i Komunës së Sarajit, sot së bashku me drejtorat e shkollave fillore ka shpërndarë vendimet e punës për transformimin e vendeve të punës prej kohës së caktuar të punës në kohë të përcaktuar të punës. Me këtë rast kryetari Bexheti, ju uroj shëndet dhe sukses në punën e tyre, si dhe i inkurajoi për të vazhduar me punë si deri më tani, duke ju premtuar se mbështetja e komunës nuk do të mungojë për çdo aktivitet që do të jetë në…
Edhe emri i ministrit aktual për Diasporë, Edmond Ademi, po përmendet si kandidatë për kryeministër teknik, shkruan javorja Fokus, transmeton Gazeta Lajm. Mila Carovska, ministrja për Punë dhe Politikë sociale si dhe ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski janë emra që qarkullojnë si kandidatë eventualë për kryeministër teknik. Kryeministri dhe lideri i Lidhjes social demokrate, Zoran Zaev në mbledhen e sotme partiake do të propozojë kandidatë për Kryeministër teknik, që do të duhet të organizojë zgjedhjet parlamentare.
Lëvizja Anti-bixhoz është e zhgënjyer me qasjen e deritanishme të presidentit të shtetit, kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe partive politike lidhur me mos zgjidhjen e problemit me kazinotë. Në një takim me gazetarët, nga kjo shoqatë theksuan se shteti nuk është i përkushtuar për sjelljen e ligjit për lojërat e fatit. Sipas tyre, politikanët tjetër flasin në takime dhe tjetër veprojnë në realitet. “Është premtuar dislokim të kazinove dhe bastoreve, sepse edhe kryeministri deklaroi se do të bëhet diçka pasi situata është alarmante, mirëpo asgjë nuk duket se është duke u punuar për këtë çështje. Flitet për transparencë, ndërsa nga ana tjetër…
Kryeministri Zoran Zaev, sot deklaroi se zgjedhjet kuvendare nuk do të shtyhen, pasi siç tha, ka marrë njoftim nga Kuvendi se ligjet që duhet të fillojnë me zbatim nga 1 janari i vitit të ardhshëm, deri sonte do të votohen. Zaev tha se dorëheqja e tij është përgatitur dhe vetëm duhet ta nënshkruajë dhe dorëzojë. “Nëse Kuvendi e mban fjalën, nuk ka nevojë të shtyhen zgjedhjet. Më 3 janar do ta dorëzojë dorëheqjen time, ndërsa shpresoj se të njëjtën ditë do t’i jepet mandat kryeministrit teknike, që deri në fund të ditës të formohet edhe qeveria teknike. Dorëheqja është përgatitur…
Në laboratorin kërkimor-shkencor të kimisë organike dhe biokimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës qëndruan për vizitë nxënësit e Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, të udhëhequr nga profesoresha e tyre Flutra Ismaili, e cila ka qenë edhe studente e Programit studimor të Kimisë. Vizita u realizua në suazat e përpjekjeve permanente të stafit akademik të Programit studimor të Kimisë, për t’i promovuar shkencat natyrore si lëmi lëvizëse të shoqërisë dhe nevoja për t’i studiuar këto fusha të rëndësishme. Profesori Ahmed Jashari tha se nxënësit në fillim u njoftuan me laboratorin hulumtues të UT-së, i cili ka…
Me vendosjen e raporteve policore në një data bazë elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme do të përpiqet në ngushtoj mundësinë e keqpërdorimeve gjatë ekspertizave të aksidenteve në trafik. Ministri Oliver Spasovski gjatë prezantimit të këtij softueri tha se çdo polic gjatë kryerjes së raportit me shkrim në vendin e ngjarjes është i detyruar që brenda turnit në stacionin policor të plotësoj raportin edhe në formë elektronike. Kjo sipas tij, do të ulë mundësinë të bëhen gabime apo keqpërdorime të mundshme për të favorizuar njërën palë në një ndeshje në komunikacion. Deri më tani kohëzgjatja e raportit mund të zgjaste…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në pjesën e paradites votoi ligje nga më shumë sfera, me çka u konfirmuan informacionet e djeshme për marrëveshje të arritur mes shumicës qeveritare dhe opozitës. U votuan 14 ligje me procedurë të shkurtër dhe një në procedurë të rregullt të cilat ishin në seancën e 126-të, ndërsa janë nga sfera e financave, shëndetësisë dhe bujqësisë. Pastaj filloi shqyrtimi dhe votimi për pikat e seancës së 123-të. Deputetët pas pauzës do të votojnë për Ligjin për Tatimin për të Ardhura Personale, ndërsa në seancë ishte pranuar edhe amendamenti i deputetes së VMRO-DPMNE-së…

