Author: Hamdi Kumanova

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në gjendje të shkëlqyeshme, nëse e krahasoni atë që po ndodhte në atë institucion vetëm dy, tre ose pesë vjet më parë. Kjo jo vetëm për shkak të buxhetit enorm të rritur, i cili do të jetë 160 milionë euro vitin e ardhshëm, që është rekord absolut për ndarjen e fondeve të buxhetit ushtarak nga pavarësia jonë deri më sot, deklaroi presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, i cili u informua sot nga shefi i Shtabit të Armatës, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski për gjendjen e gatishmërisë luftarake të Armatës…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për “Zhvatjen” u përballën gazetari Hristijan Banevski dhe ish pronari i tij në televizionit 1TV, Bojan Jovanovski-Boki13, i akuzuar në rastin “Zhvatja”. Gazetari Banevski tregoi para gjykatës për veprimet e pronarit të tij. Momenti më shokues sipas Banevskit ka qenë kur, pas lëshimit të të akuzuarëve të rastit “Perandoria” në burg shtëpiak, Boki i ka urdhëruar që mos të shkrujanë më asnjë tekst për këtë rast. Kurse në anën tjetër akuzuari Jovanovski gjithë kohës thirrej në atë që në tv- në në krye të së cilit ka qenë ai të gjithë gazetarët nuk kanë pasur kufizim…

Lexo më Shumë

Mbretëria e Arabisë Saudite nuk e njeh emrin e ri Kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky konstatim del nga vizat e lëshuar për pjesëtarët e komunitetit mysliman nga Maqedonia e Veriut, të cilët do të udhëtojnë këtë vit në UMRE (vizitë vendeve të shenjta). Në vizat e lëshuara nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, në grafën ku shkruhet shtetësia e “nijetliut” të UMRES, shkruan Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, edhe pse kërkesat për viza bëhen sipas dokumentacioneve dhe procedurave që i referohen emrit Kushtetuese Republika e Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)…

Lexo më Shumë

Edhe emri i ministrit aktual për Diasporë, Edmond Ademi, po përmendet si kandidatë për kryeministër teknik, shkruan javorja Fokus. Mila Carovska, ministrja për Punë dhe Politikë sociale si dhe ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski janë emra që qarkullojnë si kandidatë eventualë për kryeministër teknik. Kryeministri dhe lideri i Lidhjes social demokrate, Zoran Zaev në mbledhen e sotme partiake do të propozojë kandidatë për Kryeministër teknik, që do të duhet të organizojë zgjedhjet parlamentare.

Lexo më Shumë

Bisedat e përgjuara për rastin “Monstra”, me propozim të Prokurorisë Publike, në procedurën e mëtutjeshme bartin me vetë dëshmitarë të rinj që u përmendën gjatë bisedave. Në listën e dëshmitarëve të propozuar bën pjesë edhe Sinisha Aleksovski – pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përmes avokatëve të tyre prindërit dhe të afërmit e të pesë viktimave të Smillkovës, propozuan që si dëshmitar të thirret edhe Lupço Todorovski – Radnik, ish – drejtor i Drejtorisë së Pestë në MPB. Todorovski, përpos që përmendet në “bombat” e PSP-së, ai në fillim të rigjykimit të “Monstrës” u përmend edhe nga i akuzuari,…

Lexo më Shumë

Byroja projektuese “Besian Mehmeti Architects” është fituese e çmimit të sivjemë të Asociacionit të Arkitektëve. Në konkurencë për këtë çmim garuan shtatë projekte të dorëzuara, kurse byroja e arkitektit të njohur Mehmeti, pa konkurencë u shpall e para. Çmimin e ndau presidenti Stevo Pendarovski, i cili njëherit është patron i këtij çmimi. https://youtu.be/bfqt0YDCa6M

Lexo më Shumë

Këtë vit ka regres në pjesën e të drejtave të punëtorëve dhe se në shtetin tonë nuk funksion dialogu social. Këtë e theksoi kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Bllagoja Rallpovski në Konferencën e sotme Nacionale të KSP-së për të drejtat sindikale, në temë “Roli dhe ndikimi i sindikatave në shoqëri”. “Dialogu social nuk funksionon dhe është vetëm një maskë që të shfaqet se diçka po ndodh. Por, nuk ndodh asgjë. Pa presion nga ana jonë nuk mund të arrijmë kurrfarë të drejtash të cilat janë të garantuara me ligj”, tha Rallpovski. Në pyetjen e gazetarëve se a presin…

Lexo më Shumë

Prokurori Ljubomir Joveski në konferencë për shtyp tha se Prokuroria Publike gjatë këtij viti ka pasur disa sfida të shumta ku politikanët dhe personat e fuqishëm u bindën se vendimet nuk merren në kabinet të dikujt por ato merren në mënyrë të pavarur nga prokurorët. “Ju kolegë e keni përkrahjen time të plot që të mos përuleni ndaj trysnive të dikujt, të punoni në kuadër të kompetencave tuaja pa ndërhyrje. Vetëm në këtë mënyrë Prokuroria Publike do të arrijë qëllimin e saj për efikasitet në drejtësinë penale dhe do ta risë besimin tek qytetarët”, tha Joveski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit deri te Gjykata Themelore Penale Shkup parashtroi aktpadi kundër një personi nga Saraj për vepër penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”. Siç kumtoi Prokuroria Publike, gjatë kontrollit të oborrit të shtëpisë nga shtëpia e të akuzuarit në Saraj, janë zbuluar 40,19 gramë drogë narkotike mrijuan, e paketuar në paketime të vogla në një kuti të gjelbërt plastike, si dhe 2,63 gramë fara kanabisi. Prokurori publik kompetent deri te Gjykata dorëzoi edhe Propozim për vazhdimin e masës paraburgim për të akuzuarin, duke vlerësuar se nëse lëshohet të…

Lexo më Shumë

Janë realizuar 99 për qind e mjeteve vjetore për mbështetje nacionale në bujqësi dhe zhvillim rural, ndërsa nesër do të shpallet thirrje për investime në përpunim dhe marketing në bujqësi dhe prodhimet e peshkut të projektuar në 13,3 milion euro nga IPARD 2, paralajmëroi sot drejtori i Agjencisë pagesore, Nikollçe Babovski. Masa ka të bëjë me investimet në kapacitetet përpunuese për qumësht dhe prodhime të qumshtit, mish dhe prodhime të mishit, duke i përfshirë vezët dhe shpendët, pemët, perimet, drithërat, produktet e mullirit dhe niseshte, produkte bimore dhe yndyrëra nga kafshët, vera, uthulla. Në takim me gazetarët Babovski informon se…

Lexo më Shumë

“Si Qeveri dhe unë si kryeministër i cili së shpejti do të braktis funksionin lë amanet që deri në prill siç u dakorduam ta bëjmë nivelizimin ose reformën strukturore në arsim”, tha kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit të Marrëveshjes midis Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë për rritje të pagave në arsim. Reforma, siç theksoi Zaev është shumë e rëndësishme dhe do të rrisë cilësinë në arsim. “Jepni gjithçka nga vetja për të përcjellë sa më shumë kuptim cilësor te nxënësit dhe studentët e cila do t’u nevojitet”, porositi Zaev mësimdhënëset dhe profesorët.

Lexo më Shumë

Ministria e kulturës, nën udhëheqjen e partisë Alternativa, ka dhënë një premtim për rikonstruimin e tërësishëm të Pallatit të Kulturës ‘Shota’ në Negotinë të Vrapcishtit, shkruan Almakos. Sot me datë 27.12.2019 në mënyrë solemne u lëshuan në përdorim hapësirat e rikonstruimit ku me këtë rast mori pjesë ministri i kulturës, Hysni Ismaili, kreu i Komunës së Vrapcishtit,Isen Shabani,  mysafir të ndryshëm si dhe anëtar të kryesisë së partisë Alternativa. Me këtë rast, ministri i kulturës, Hysni Ismaili ka dhënë deklarata për dy mediume duke theksuar për rëndësinë e këtij investimi në kulturë të cilën do të kanë mundësi ta gëzojnë…

Lexo më Shumë