Author: Hamdi Kumanova

Të hënën do të dihet nëse Propozim marrëveshja kolektive për kulturë është e pranueshme për Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK). Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov sot deklaroi se është në rrjedhë prononcimi i organizatave sindikale dhe se të hënën është caktuar takim në Ministrinë e Kulturës. “Për momentin mblidhen rezultatet e debatit publik. Secila organizatë sindikale ishte e obliguar ta shqyrtojë Propozim marrëveshjen kolektive dhe eventualisht të japë vërejtje të veta. Sot është afati përfundimtar për dorëzimin dhe mbledhjen e rezultateve. Të hënën kemi takim  me Ministrinë e Kulturës dhe atëherë do ta shprehim qëndrimin tonë për atë…

Lexo më Shumë

Që të tre të akuzuarit në rastin “Tarifa”, ish drejtori gjeneral i ELEM, Dejan Boshkovski dhe udhëheqësit e sektorëve Nenad Gjorgovski dhe Metodij Stojmenovski u shqiptohet dënim prej 3 vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjykata ka obliguar të dënuarin Gjorgovski që të të paguajnë edhe dëmshpërblimin prej 20 000 eurove, ndërsa Stojmenovski 30 000 euro në afat prej tre muajve.

Lexo më Shumë

Për arsye se pjesa më e madhe e mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe të vitit ndodhen në shtëpitë e tyre, Komuna e Gostivarit vendosi që ta riaktivizojë Zyrën për mërgimtarët. Zyra ndodhet në hapësirat e Qendrës për shërbime komunale në katin e parë të komunës dhe do të punojë çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00. “Në këtë zyrë, mërgimtarët do të mund të marrin informacionet e nevojshme për shërbimet komunale si dhe të udhëzohen se në cilët institucionet duhet të drejtohet për t’i zgjidhur kërkesat e tyre”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit. Zyra hapet edhe gjatë periudhës verore…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, në seancë e djeshme të 124 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetje të deputetit Panço Minov, rreth zgjidhjes së borxheve të vjetra të qytetarëve, theksoi se kamatat do të shlyhen dhe do të jepet mundësia që pagesa të bëhet me këste për borxhin kryesor. “Qytetarët janë futur në një ‘fer’, në një labirint të pafund nga i cili tekstualisht nuk është mundur, jo vetëm qytetarët të cilët tashmë janë prind, por edhe fëmijët e tyre, të dalin nga xhirollogarinë e bllokuara, pronat e ngrira, aktgjykimet dhe përfund kur këto qytetarë…

Lexo më Shumë

Ndonëse qysh në mandatin e saj të parë kryetarja e Komunës së Tetovës kishte premtuar parkingje nëntokësore, duke i nënkuptuar si punë të vogël parkingjet e zakonshme, e vërteta lakuriqe mbetet se Tetova është qyteti ekzemplar i rrëmujës së makinave dhe mungesës së parkingjeve. Ajo ose ka harruar çfarë ka premtuar ose i ka dalë mendjesh ose për shkak se ajo vetë nuk përballet me këtë problem mendon se krejt tetovarët e kanë të zgjidhur çështjen e parkimit të makinave të tyre. Ky problem aq më shumë rritet në kohën kur edhe mërgimtarët janë në Tetovë, me ç’rast rrëmuja shndërrohet në…

Lexo më Shumë

Pasi që dje u bë e qartë se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për zhbllokim të disa ligjeve nga mbledhja e 123-të, ndërkaq për të shtunën është paralajmëruar takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, hapet rruga për formim të Qeverisë teknike. Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditëve të kaluara disa herë paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill, ndërkaq ai nuk do të japë dorëheqje, nëse opozita nuk i zhbllokon ligjet nga të cilat varen rrogat, pensionet dhe investimet. Ai theksoi se zgjedhje më 2020 do të ketë, por nëse…

Lexo më Shumë

Të paktën 32 mijë punonjës të arsimit dhe shkencës nga 1 janari do të kenë rroga më të larta për 10 për qind, shkruan gazeta LAJM. Marrëveshja u firmos sot në Qeveri mes Sindikatës së pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) dhe ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Paga më të larta do të marrin rreth 20.000 të punësuar në arsimin fillor, 8.000 në atë të mesëm, 4.500 në arsimin e lartë dhe 220 të punësuar në institucionet shkencore. Ministri Arbër Ademi, tha se në këtë mënyrë përmirësohet statusi material i të punësuarve në arsim. Nga SASHK-u u shprehën të…

Lexo më Shumë

Emri i kryeministrit teknik pritet të dihet sot,në mbledhjen e Bordit Qendror të LSDM-së,ndërkaq paraprakisht do të mblidhet edhe Bordi Ekzekutiv.Gjithasjtu partia duhet të vendos edhe për emrin i cili do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Oliver Spasovski është emri më i përfolur për kryeministër teknik. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja akoma nuk ka vendosur për emrat që do udhëheqin me resorin e Punës dhe politikës sociale dhe Policinë në 100 ditët e Qeverisë teknike.Mbrëmë sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare VMRO DPMNE, Igor Janushev, në një konferencë për shtyp tha se kanë autorizuar kryetarin e saj, Hristian Mickoskin, për…

Lexo më Shumë

Deputetja e VV-së Arbërie Nagavci me anë të një postimi në Facebook ka bërë të kuptohet se lideri i tyre Albin Kurti të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa postet publike. Duke e lartësuar figurën e Kurtit, Nagavci ka thënë se ai në të ardhmen do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes por edhe të marrëveshjeve politike që të tjerët në të kaluarën i kanë kuptuar si pazare. Postimi i Arbërie Nagavcit: Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, segmenti rrugor zona Vushtrri. Lajmin për KosovaPress e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti. “Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Lexo më Shumë

Kurti do të flas për koalicionin. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas pak minutash pritet të dalë me qëndrimin përfundimtar të partisë së tij rreth koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i zgjedhur Glauk Konjufca, pas takimit të Kurtit me deputetët e zgjedhur të partisë së tij.

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë së Kosovës në largim, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas njoftimit të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin për kthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale serbe, duke thënë se të dyja këto brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. “Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 35 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar”, shkruan Pacolli në Twitter. Ndryshe, pas 13 vjetësh, Ushtria e Serbisë u ka rikthyer statusin brigadës…

Lexo më Shumë