Të paktën 32 mijë punonjës të arsimit dhe shkencës nga 1 janari do të kenë rroga më të larta për 10 për qind, shkruan gazeta LAJM.
Marrëveshja u firmos sot në Qeveri mes Sindikatës së pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) dhe ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Paga më të larta do të marrin rreth 20.000 të punësuar në arsimin fillor, 8.000 në atë të mesëm, 4.500 në arsimin e lartë dhe 220 të punësuar në institucionet shkencore. Ministri Arbër Ademi, tha se në këtë mënyrë përmirësohet statusi material i të punësuarve në arsim. Nga SASHK-u u shprehën të kënaqur me firmosjen e marrëveshjes për rritjen e pagave.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Araghchi: Irani pret përgjigje zyrtare nga SHBA-ja lidhur me propozimin për Hormuzin
- Pesë vite pa diagnozë, Granit Cana tregon çka i ndodhi
- Arrestime të rëndësishme në Zubin Potok: Krimet e luftës në fokus të hetimeve
- LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
- Sot në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Operacioni ‘Shkolla të pastra’, goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave, 31 të arrestuar, 14 në kërkim (EMRAT)
- Parashikimi i motit: Një ditë me diell dhe vranësira të pjesshme
- Tragjedia në Athinë: Shpërthimi që mori jetën e gjashtë personave, mes tyre tre shqiptarë



