Të hënën do të dihet nëse Propozim marrëveshja kolektive për kulturë është e pranueshme për Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK).
Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov sot deklaroi se është në rrjedhë prononcimi i organizatave sindikale dhe se të hënën është caktuar takim në Ministrinë e Kulturës.
“Për momentin mblidhen rezultatet e debatit publik. Secila organizatë sindikale ishte e obliguar ta shqyrtojë Propozim marrëveshjen kolektive dhe eventualisht të japë vërejtje të veta. Sot është afati përfundimtar për dorëzimin dhe mbledhjen e rezultateve. Të hënën kemi takim me Ministrinë e Kulturës dhe atëherë do ta shprehim qëndrimin tonë për atë nëse është e pranueshme apo jo”, tha Nedellkov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për rritjen e pagave në arsim dhe shkencë.



