Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot reaguan në vlerësimin e kryetarit të Konfederatës së sindikatave të lira, Bllagoj Ralpovski se sivjet ka ngecje në pjesën e të drejtave të punëtorëve dhe se në shtetin tonë nuk funksionin dialogu social.
Nga LSM-ja thonë se ka dialog social dhe se sillen masa në dobi të të punësuarve dhe qytetarëve.
“Rezultate nga ky dialog social që LSDM-ja dhe punëtorët i njohin janë: rritja e pagës minimale në 14.500 denarë, masat për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave, shtesa rinore prej 3.000 denarëve, si dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive me të cilat në mënyrë drastike janë rritur pagat e të punësuarve në kopshte, mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, kultura”., thuhet në reagimin e LSM-së, në deklaratën e sotme të Ralpovskit.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se në mënyrë më të përgjegjshme pohon se është në fazë avancuese të përgatitjes së Ligjit tërësisht të ri për marrëdhënie të punës. Prej atje thonë se në këtë proces para se të hapen debate publike për tekstin e propozuar për ligjin janë mbajtur takime konsultuese me të gjitha palët e cenueshme të cilat i kanë dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre për ligjin.
“Përveç asaj si rezultat i dialogut social, janë sjell shumë rregulla ligjore dhe dokumente strategjike në dobi të përmirësimit të pozitës ekonomike dhe sociale të të punësuarve dhe qytetarëve”, thuhet në reagimin e MPPS.



