Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në video fjalimin me rastin e dyvjetorit të funksionit të tij, kumtoi se ajo që ishte projektuar në fillim të mandatit në masë të madhe është realizuar, ndërsa një nga qëllimet kryesore kanë qenë investimet kapitale dhe rikonstruimet.
Thekson se këtë vit në tërësi janë rikonstruuar Reparti për kujdes intensiv në Klinikën për neurokirurgji, Klinikën për hematologji, Klinikën për kirurgji plastike dje rikonstruktuese, Klinikën për kirurgji digjestive dhe Klinikën për gastroenterohepatologji.
Plotësisht janë rikonstruuar sallat për operacione në Klinikën për ortopedi, ku, siç thotë, kryhen operacionet më të sofistikuara në sistemin lokomotor. Tërësisht janë rikonstruuar edhe shërbimet për Ndihmë urgjente mjekësore në shtëpitë e shëndetit në Veles dhe Manastir.
“E lëshuam në përdorim qendrën e re urgjente në Kumanovë dhe Qendrën kardiovaskulare në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Nga themeli e ndërtuam repartin e ri në Spitalin psikiatrik në Negorci dhe pavijonin e meshkujve në Spitalin psikiatrik në Demir Hisar. Në fazë përfundimtare janë dy projekte kapitale – Spitali i posaçëm për sëmundje kirurgjike ‘Shën Naumi’ në Shkup dhe Spitali i posaçëm për ortopedi dhe traumatologji ‘Shën Erazmo’ në Ohër”, theksoi ministri Filipçe dhe theksoi se prej vitit të ardhshëm do të fillojë me punë edhe spitali i ri në Strumicë.
Kumtoi se në periudhën në vijim është planifikuar të fillojë rinovimi i edhe 34 institucioneve shëndetësore publike në vend, se janë siguruar aparatet më bashkëkohore mjekësore për institucionet shëndetësore në territorin e mbarë vendit, si parakusht për diagnostikë të saktë dhe precize dhe trajtim të mëtutjeshëm adekuat të pacientëve.
“Janë siguruar edhe 12 automjete të reja për ndihmën e shpejtë mjekësore, medikamente t[ë reja, vaksina dhe terapi më bashkëkohore mjekësore”, shton Filipçe në video fjalimin.



