Marrëveshje me Bankën Botërore që siguron 70 milion euro për rehabilitimin, rindërtimin dhe përmirësimin e 450 kilometrave rrugë lokale në 80 komuna në vend, u nënshkrua nga Ministrja e Financave, Nina Angelovska dhe Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Marko Mantovanelli. “Çdo denarë i investuar në infrastrukturë është kthyer në katërfish: promovon transportin, tregtinë, turizmin dhe në të njëjtën kohë siguron kushte më të mira jetese për qytetarët. Ky projekt do të sigurojë fonde për të përmirësuar infrastrukturën lokale në të gjithë vendin. Projekti katërvjeçar është pjesë e kornizës për partneritet të Bankës Botërore me vlerë 420 milion…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i propozuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Dragan Kovaçki nga ana e VMRO-DPMNE ka një karrierë të bujshme, duke arritur avancime në Armatën e Maqedonisë. Ai njihet si pjesëtar i njësitit të njohur “Ujqit” të ARM-së, ndërsa në vitin 2001 ishte pjesëtar i forcave të sigurisë të ashtuquajtur ‘branitelli’ që luftonin përballë UCK-së, raportojnë portalet në gjuhën maqedonase. Ai është oficer i gjeneratës së parë të oficerëve me akademinë e kryer ushtarake në Armatën e Mqedonisë dhe ishte pjesëtari i misionit të parë të ushtrisë “Liri për Irakun” që udhëhiqej nga SHBA. Gjatë kohë ishte pjesëtar i…
Ish-kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska është kundër propozimit të VMRO-DPMNE që ministër i brendshëm të jetë një person që aktualisht është në organet ushtarake të sigurisë. Ajo në emisionin “360 gradë” ka thënë se sipas Kushtetutës, një person që nuk ka qenë person civil së paku tre vitet e fundit, nuk mund të udhëheq me MPB dhe mbrojtjen. Siljanovski ka dal me këtë qëndrim kundër kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe pse ajo është këshilltare e tij për çështje kushtetuese. Siljanovska si profesore e të drejtës kushtetuese ka cituar nenin 97 të Kushtetutës. Ajo tha se…
Nuk jam i kënaqur si qëndrojmë me drejtësinë. Në luftë jemi me mbetjet e gjyqësorit-Svarovski. Me atë gjyqësor po rrihemi dhe për shkak të asaj se nuk mundemi ta zbatojmë drejtësinë deri në fund, e cila është e nevojshme për shoqërinë tonë. Ajo është shënjestra e radhës, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në intervistën javore të REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk. Sipas tij, punët ngadalë po ecin në gjyqësor, por jo në tërë gjyqësor, por në atë, në domenin e të cilit është vendosja për krimin. “Flasim për një gjykatë në shtet atë Themelore, dhe një…
Nevoja e regjistrimit të popullsisë është e qartë për të gjithë. Derisa shtetet botërore gjithnjë e më shumë e lëshojnë metodën tradicionale të regjistrimit të popullsisë dhe vendosin për regjistrime vjetore, madje edhe gjysmë vjetore, të cilat kryhen nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave nga institucionet shtetërore, Maqedonia e Veriut thuajse 18 vjet nuk mund të organizojë regjistrim të popullsisë, njofton Portalb.mk. Pengesë janë disa çështje, por më e madhja është mosbesimi mosbesimi në relevancën e të dhënave të fituara, mosbesimi në formulimin e pyetjes, por edhe mosbesimi i mënyrës për mbledhjen e të dhënave. Mospasja e të dhënave statistikore për…
Nga parti në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese thonë se promovojnë jetën e të gjitha kategorive të qytetarëve përmes masave konkrete dhe reale. “Janë miratuar ndryshime ligjore me të cilat tashmë kanë përfituar më shumë se 320.000 pensionistë të cilëve u rriten pensionet për 700 denarë, që është rritja më e madhe e pensioneve në vitet e fundit. Përveç rritjes pej 700 denarëve, me rregullimin ligjor të pensioneve, pensionet do të rriten midis 160 dhe 200 denarë, që do të thotë se çdo pensionist do të ketë pension më të lartë prej rreth 900 denarëve”, thonë nga LSDM. Nga atje…
Qeveri e Maqedonisë mbrëmë në mbledhjen e 174-të të saj ka emëruar drejtorin e Inspektoratit të Gjuhëve dhe zv. drejtorin për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuara. Drejtor i Inspektoratit të Gjuhëve do të jetë Fatmir Iseni, ndërsa për zv. drejtor në Drejtorinë për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuara është emëruar Buran Sulejmani.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela thotë në një intervistë për KoovaPress se nisma rajonale, e quajtur Mini Shengen ballkanik, është skandal për faktorin politik shqiptar kudo që jeton. Sipas tij, përmes kësaj nisme, Serbia po i mundëson Rusisë të shtrihet në vendet e rajonit, ndërkohë që shqiptarët vazhdimisht bënin përpjekje të largonin influencën ruse nga Ballkani. Sela u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që sa më parë të formojnë Qeverinë, në mënyrë që të mund t’i përgjigjen institucionalisht kësaj nisme. Sela thotë se kjo nismë rajonale, krahas zhvillimeve të fundit, dhe deklaratave të…
Opozita dje propozoi ministër të ri teknik të Punëve të Brendshme, përderisa, ndërkaq tek pushteti propozimi hapi dilemë nëse është në pajtim me Kushtetutën, pasi që u cek se bëhet fjalë për person ushtarak në shërbim të Armatës. Takimet e mbrëmshme mes pushtetit dhe opozitës ishin të parat në prag të formimit të qeverisë teknike, ndërkaq siç tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, të hënën do t’i kumtojnë edhe propozimet për resorët e tjerë. Mickoski dje në takime të ndara me kryeministrin Zoran Zaev dhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti e dha propozimin për ministër të Punëve të Brendshme…
Këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se koalicioni VV -LDK duhet të ndodhë sepse është premtim për qytetarët. Në një shkrim në Facebook, Bytyçi thotë se partitë në fjalë duhet ta perfundojnë pazarin mes vete dhe të fillojnë punën ne realizimin e atyre qe kanë premtuar. Shkrimi i plotë: Koalicioni i promovuar për më shumë se dy vjet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike duhet të ndodhë. Është premtim publik, mbi të cilin i kanë fituar votat e qytetarëve. Është veprim i moralshëm, ndonëse sot në politikën tonë morali mungon. Ata duhet të tregojnë…
AAK nga nesër do të hap garën për kryetar të partisë. Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se nesër mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm i punës, ku rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë mbi procesin e reformave në Parti, pjesë e të cilit do të jetë edhe miratimi i ndryshimeve në Statutin e AAK-së, shkruan lajmi.net. Sipas ndryshimeve të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ndryshimet statutare që pritet të miratohen nesër në Kuvendin e Punës, do të vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë…
Puntorët e ministris së kulturës në festë pas 15 viteve arrihet marrveshja kolektive. Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Informatën me të cilën, ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, i jepet autorizimi për të nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në Kulturë, ndërsa Ministria e Financave është e detyruar t’i sigurojë mjetet për këtë dedikim, më së voni deri më 1.07.2020. Përveç kësaj, Qeveria e përcaktoi tekstin e propozim-ligjit për realizimin e interesit publik në kulturë, me çka ai mund të propozohet në procedurë të mëtutjeshme të miratimit nga Kuvendi i RMV-së. Ligji i ri për kulturë…

