“Cilësia e ilaçeve dhe arritshmëria e tyre ishin problem i madh i cili tani është e kaluar. Nga 1 tetori, i këtij viti i hoqëm kuotat për ilaçe me receta nëpër barnatoret në mbarë shtetin dhe me këtë masë e zgjodhëm problemin njëdekadësh me mungesën e ilaçeve. Nuk ka më radhë të gjata në barnatore, qytetarët më nuk brengosen se do të mbesin pa terapi , sepse ka në të gjitha barnatoret, në cilëndo ditë të muajit”, deklaroi ministri Filipçe dhe shtoi se për dy vjet, janë vendosur pesë përkatësisht gjashtë ilaçe të reja për sëmundje të ralla, ndërsa për pacientët me diabet janë furnizuar tre lloje të reja të insulinës cilësore dhe të certifikuar.
Është sjellur terapi inovative biologjike për pacientët me sëmundje malinje, kancer të mushkërive, melanome e lëkurës, si dhe ilaçe biologjike për terapinë e linjës së parë dhe të dytë për të gjitha gratë të cilat kanë nevojë për shërim nga kanceri në gji. Furnizohen 8 mamografi të reja digjitale, është sjellur lexim i dyfishtë i incizimeve mamografike, reçipeta ortopedike falas dhe mbështetje psikologjike për pacientet me kancer në gji.
“Për njërin nga përfitimet më të mëdha e konsideroj heqjen e ligjit skandaloz për ndërprerje të shtatzënisë së padëshiruar, të sjellur nga qeveria praprake. Me ligjin e ri e vendosim vullnetin e gruas në vend të parë, e cila ka të drejtë të plotë të zgjedhjes dhe ndërprerjes së sigurt të shtatzënisë”, ka potencuar ministri Filipçe.
Në drejtim të përparimit dhe përforcimit të shëndetit publik, këtë vit, u vendosën edhe dy vaksina të reja për mbrojtje nga pneumokok dhe rotavirus, të cilat janë të shpeshta në moshën fëmijërore veçanërisht te fëmijët të cilët shkojnë në kopsht.
“”Vendi ynë kishte shkallë më të lartë të vdekshmërisë te të sapolindurit në tërë Evropën. Shumë seriozisht u afruam në këtë çështje dhe ndërmorëm shumë masa: investimi në pajisje, në infrastrukturë, por më e rëndësishme se gjithçka janë në njerëzit që të ngritet niveli i ekspertizës. Me një qasje të tillë gjithëpërfshirëse, ndaj një problemi kompleks të jashtëzakonshëm, arritëm dyfish ta zvogëlojmë shkallën e vdekshmërisë te të sapolindurit, që për ne si shtet paraqet përparim të madhe dhe sukses”, tha ministri Filipçe.



