Deri më 15 janar të gjithë personat juridikë dhe fizikë të cilët vitin e kaluar kishin qarkullim nën dy milionë denarë, ndërsa janë regjistruar si pagues të TVSH-së, do të kenë mundësi që të çregjistrohen nga Regjistri i paguesve të TVSH-së, ndërsa ata të cilët kishin qarkullim mbi dy milionë denarë, ndërsa nuk janë regjistruar, do të duhet të regjistrohen. Këtë e kërkon pragu i ri i paguesve të TVSH-së që filloi të vlejë nga 1 janari. Pragu i paguesit të TVSH-së ishte rritur prej një në dy milionë denarë kah fundi i vitit të kaluar me qëllim që të…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendësja e ish kryeprokurores speciale Katica Janevas, Elizabeta Josifoska, para gjykate tregoi se ka qenë prezente kur Janeva i ka kërkuar prokurores së lëndës “Perandoria”, që të akuzuarit Jordan Kamçev masën e paraburgimit t’ia zëvendësoj në masë paraburgimi shtëpiak. Arsyetim për këtë kërkesë tha Josifoska, kolegia e saj Stefanovska, nuk mori përveç asaj që ju tha se kështu duhet të ndodh. Diku në dhjetor 2018 ishim në takim në zyrën e prokurorit special Katica Janevas. Aty kishte edhe prokurorë të tjerë. Janeva i propozoi prokurores së lëndës ‘Perandoria’ Lile Stefanova, që t’i shoh ankesat dhe të caktoj që masa e…
12.54 – Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, të dorëzuar pas marrëveshjes së partive politike në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Pritet që deri në mesnatë Kuvendi ta votojë Qeverinë teknike, të cilën do ta kryesojë Oliver Spasovski dhe e cila prej nesër, dhe në njëqind ditët e ardhshme duhet t’i organizojë zgjedhjet. Zaevi nuk e shpjegoi dorëheqjen para deputetëve, por në dokumentin e dorëzuar deri te Parlamenti bëri të ditur se e dorëzon pas marrëveshjes së liderëve të…
Deputetja Nevenka Stamenkovska Stojkovski nga VMRO -DPMNE sot në Kuvend dha dorëheqje nga funksioni i deputetes. Stamenkovska Stojkovski është propozuar si zëvendësministre shtesë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në qeverinë teknike, e cila pritet të zgjidhet deri në mesnatë, pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit i informoi ministritë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, organet rregullatorë, ndërmarrjet dhe institucionet tjera shtetërore, si dhe masën, për atë se që nga koha e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme dhe deri në mbajtjen e tyre nuk ka mundësi ligjore të japë mendime për kërkesat e parashtruara deri te ata për veprimin e institucioneve, shkruan Portalb.mk. Neni 34 i anitkorrupsionit parasheh që që nga shpallja e zgjedhjeve deri në zgjedhjen e deputetëve të rinj dhe qeverisë së re nuk mund të filloje ndonjë ndërtim me fonde publike, ose me fonde të ndërmarrjeve…
Opinioni duhet të dijë se kandidati i VMRO-DPMNE-së për ministër trimatë Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Naqe Çulev, ishte drejtor i Agjencionit për zbulim në kohën kur ndodhën ngjarjet te “Lagja e Trimave”, kumtojnë sot nga LSDM-ja, transmeton Portalb.mk. Sipas tyre, kjo hipotekë ka implikime negative në opinion, por edhe te të punësuarit në MPB. LSDM shpreh keqardhje që “në VMRO-DPMNE asgjë nuk ka ndryshuar. Mickoski dhe nëpërmjet kësaj zgjedhjeje për nominimin e tij, tenton që ta kthejë vendin prapa në ditët e konfrontimeve të brendshme serioze.” “Këtë nuk do e lejojmë të ndodhë, qytetarët mund të jenë të…
Venko Filipce është njëri prej ministrave më të suksesshëm të shëndetësisë të vendosur nga partia LSDM-së gjatë viteve të fundit. Ai ka realizuar suksese të mëdha duke përmirësuar kushtet dhe kapacitetet për punëtorët shëndetësor, institucionet shëndetësore dhe shëndetin dhe sigurinë e pacientëve. Në këtë mënyrë, përmes masave praktike dhe konkrete janë realizuar një sërë ndryshimesh të dobishme që ministrin Venko Filipce e bëjnë ministrin më të suksesshëm gjatë vitit 2019. Këto janë disa nga masat e ndërmarr nga ministri Venko Filipce: Paga të rritura Në muajin shtator të vitit 2018, 19.123 të punësuarve në institucionet e shëndetit iu është rritur…
Plisi është kapelja autoktone që i ka përcjellë shqiptarët që nga kohët pellazgo-ilire e gjerë në ditët tona. Plisi, apo siç njihet në popull edhe me emra të tjerë: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, është quajtur kështu varësisht prej regjioneve shqiptare. Së bashku me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari këtë simbol. Se plisi e dëshmon më së miri prejardhjen tonë na e tregon historian Muhamet Rugova. “Sipas dokumenteve, arkivave që edhe sot ruhen në muze të ndryshme të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë…
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka vlerësuar lartë nderimin që shteti francez i ka bërë shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ky është një vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, shkruan lajmi.net. Ai me këtë rast i ka shprehur urimet e veta Kadares. Postimi i plotë i presidentit Thaçi: Nderimi i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave…
Edhe Halil Matoshi që është këshilltar i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj është shprehur i irriturar me transmetimin e këngëve serbe në Radio Televizionin e Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kujtuar kohën kur në burgjet serbe, përveç rrahjeve e maltretimeve, lëshoheshin edhe këngë në gjuhën serbe, shkruan lajmi.net.Në ato momente, ai tregon për tingujt përmes të cilëve torturoheshin të burgosurit.Postimi i plotë:Trauma e nji kângeUnë nuk i urrej popujt as kulturat, por po e ndajë me ju nji ngjarje që m’lëkundë mes urrejtjës e shpërfilljës. Ishte 10 qërshori 1999, të uritun e t’rrahun për vdekje, duert e…
Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re gjatë vitit 2019 dhe për më shumë është ballafaquar me diplomacinë agresive të shtetit të Serbisë, autoritetet e të cilit kanë theksuar se kanë siguruar tërheqjen ose ngrirjen e njohjeve të Kosovës nga 15 shtete të ndryshme, të cilat paraprakisht e kishin njohur atë. Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës në largim, vlerësojnë që agresiviteti diplomatik i Serbisë për të siguruar tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vendet e ndryshme, ka qenë i pasuksesshëm. Jetlir Zymberaj, këshilltar i ministrit në largim të Punëve të Jashtme të Kosovës,…
Kryetari j Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar një leter emocionuese për Haxhi dhe Qamë Demakun, prindërit e vëllezërve Demaku, të cilët po mbahen në burg, e nje nga ta dhe një moter e tyre u vranë në luftë. Këtë letër ai e ka postuar në faqën e tij ne Facebook. Kjo është letra e tij e plotë: Baca Haxhi dhe Nana Qamë, Këtë ditë të parë të vitit të ri po e nis me këtë letër. Është për ju të dy. Zgjodha t’jua dërgoj juve, sepse përmes fatit dhe shembullit tuaj jetësor – ju përfaqësoni mijëra nëna…

