Venko Filipce është njëri prej ministrave më të suksesshëm të shëndetësisë të vendosur nga partia LSDM-së gjatë viteve të fundit.
Ai ka realizuar suksese të mëdha duke përmirësuar kushtet dhe kapacitetet për punëtorët shëndetësor, institucionet shëndetësore dhe shëndetin dhe sigurinë e pacientëve. Në këtë mënyrë, përmes masave praktike dhe konkrete janë realizuar një sërë ndryshimesh të dobishme që ministrin Venko Filipce e bëjnë ministrin më të suksesshëm gjatë vitit 2019.
Këto janë disa nga masat e ndërmarr nga ministri Venko Filipce:
- Paga të rritura
Në muajin shtator të vitit 2018, 19.123 të punësuarve në institucionet e shëndetit iu është rritur paga për 5 %.
Në janar të vitit 2019, ka vijuar rritja shtesë e pagave për punëtorët shëndetësor, mjekët, motrat mjekësore, teknikët etj. 5 % për motrat mjekësore, 8 % për motrat mjekësore në Klinika dhe 10 % për mjekët specialist.
Në shtator të vitit 2019, për 5 % është rritur paga e administratës në shëndetësi.
Nga shkurti i vitit 2020, paga e mjekëve specialist do të rriten për 25 % derisa për motrat mjekësore për 10 %.
Në mënyrë kumulative, bashkërisht me të gjitha rritjet e deritanishme duke përfshirë edhe ato në muajin shkurt të vitit 2020, paga bazë e mjekut specialist e kemi rritur për 40 %, motrave mjekësore midis 20 dhe 23 %. Mjekëve të përgjithshëm për 25 %, ndërsa bashkëpunëtorëve shëndetësor për 15 %.
- Rritja e koeficientit të pagesave për kujdestarinë e punëtorëve shëndetësor. Disa lloje të kujdestarive janë rritur deri në tre herë.
- Më shumë se 5.000 pëlqime janë dhënë për punësime në periudhën nga dy vite në institucionet e shëndetit publik.
- Për 15 % është rritur bodimi i kapaciteteve për mjekët amë nga praktika e përgjithshme, gjinekologjia dhe stomatologjia.
- Ndërpriten kuotat për barna nëpër barnatore.
Nga 1 tetori qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore kanë qasje në barna në cilën do periudhë të muajit. Janë ndërprerë kuotat për barna në barnatore në tërë shtetin.
Me këtë masë, është zgjidhur problemi dekadash me mungesën e barnave dhe janë siguruar shërbime cilësore dhe barna në pajtim me nevojat e qytetarëve.
Pacientët janë fokusi ynë kryesor në sistemin shëndetësor. Me ndërprerjen e kuotave, barnat janë të qasshme për pacientët në secilën kohë.
Në muajin gusht ka nisur faza e parë e ndërprerjes në barnatoret në Ohër, Resnje, Strugë, Dojran dhe Gjevgjeli. Qytetarët në këto vende turistike kanë qasje të rregullt deri në barna gjatë tërë muajit. Ata tashmë nuk kanë frikë se mund që të ngelin pa barnat e nevojshme.
Terapia e tyre është e siguruar dhe secili pacient është i furnizuar me barna në pajtim me nevojat e tyre mjekësore reale, pa pasur nevojë që të krijojnë rezerva të barnave në shtëpitë e tyre.
E kemi forcuar sistemin shëndetësor maqedonas dhe kemi ndërmarr masa të vërteta në interesin e pacientëve.
- Janë përmirësuar kushtet në më shumë se 15 institucione të shëndetit publik. Në proces është përmirësimi edhe në 34 institucionet tjera të shëndetit publik.



