Edhe Halil Matoshi që është këshilltar i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj është shprehur i irriturar me transmetimin e këngëve serbe në Radio Televizionin e Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kujtuar kohën kur në burgjet serbe, përveç rrahjeve e maltretimeve, lëshoheshin edhe këngë në gjuhën serbe, shkruan lajmi.net.Në ato momente, ai tregon për tingujt përmes të cilëve torturoheshin të burgosurit.Postimi i plotë:Trauma e nji kângeUnë nuk i urrej popujt as kulturat, por po e ndajë me ju nji ngjarje që m’lëkundë mes urrejtjës e shpërfilljës.
Ishte 10 qërshori 1999, të uritun e t’rrahun për vdekje, duert e lidhuna me konop mas shpine në autobusa, serbët e lëshuen nxemjen, i mbyllen dyer e dritare dhe dolën me pi birrë duku skej xhades së Nishit!?
Sikur mos me u mjaftu kjo, ata me krejt zânin e lëshuen Ceca Veličkoviç-in, gruen e banditit vrasës serik, Ražnatović Arkan.
Kânga munet mos me kânë urrejtêse, ajo thoshte diçka si ‘Nek puknu dušmani…’ (lë të pëlcasin anmiqt) por për shkak të lidhjës së kângatares me nji vrasës mizor, mue m’bâhej se kjo kângë shfrynte inat, sëkëndejmi ishte përbuzëse ndaj nesh.P.S.Âsht në dorën e drejtuesve të Televizionit kombëtar të Shqipnisë me i knaqë ndjeksit për ndrrimin e moteve me muzikë serbe, (nuk e përjashtoj që edhe televizione kosovare me shfaqë muzikë serbe, nuk âsht funi i botës, por mue thjesht nuk m’bâhet qefi. Nashta traumë!?. /Lajmi.net/
Data 27.09.2026
Aktuale
- Agjentët e OpenAI: Ndërhyrjet e papritura në faqet e qeverisë amerikane
- Dua Lipa duke kërcyer me muzikë shqiptare në një dasmë në Prishtinë
- Skandali me SHISH/ ”Akses në sekretet më të ndjeshme”, ish-ministrja Meksi për çështjen e Vlora Hysenit: Nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por test i sistemit
- Trëndafila të bardhë dhe një mesazh misterioz për Efi Dhedhes – kush fshihet pas kësaj surprize?
- Me fustan të shkurtër e çizme të larta, Adelina Tahiri lë pa fjalë fansat
- Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria i komunikon akuzën Elvis Shkambit
- Rritet urgjenca për zgjedhjen e Presidentit, Rrustemi: Ne kërkojmë konsensus
- Drejtësia ndërkombëtare: A është Kosova në rrezik të përsërisë fatin e Srebrenicës?



