Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku kanë zgjedhur organet që do ta drejtojnë këtë subjekt politik gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 12 Prillit, përcjell in7.
Në mbledhje, siç thuhet nga kjo parti është zgjedhur Shtabi Qendror me në krye Sekretarin e Pergjithshëm, Arben Taravari.
“Në mënyrë unanime nga antarët e Kryesisë Qëndrore u zgjodh Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Dr.Arben Taravari, i cili siguroi Kryesinë Qëndrore së kësaj rradhe shtabi qëndror i ASH me gjithë shtabet lokale dhe aktivin politik do ta sigurojë dhe garantojë fitoren bindëse të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 12 Prillit të vitit 2020”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët.



