Gjumi shpesh i merr me barkun bosh, për më tepër se një vit nuk kanë as energji elektrike, ndërkohë që të hyrat mujore kapin shifrën 7200 denarë, ndërsa dy fëmijët më të vegjël janë me nevoja të posaçme. Kjo është historia e familjes Nuhiu nga Shkupi. Ata i gëzohen mëngjeseve, pasi dielli është burimi i dritës që u mungon netëve për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Një llambë dhe një qiri janë gjithçka që i shoqëron gjashtë anëtarët e familjes në netët e gjata të dimrit. Kryefamiljari Eshref, është invalid dhe nuk punon tashmë 4 vjet, të ardhurat e…
Author: Hamdi Kumanova
Partitë politike janë të ndara në pritjet e tyre për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. LSDM, BDl dhe Alternativa besojnë në presidencën kroate me BE-në, duke qenë optimistë se këtë vit, respektivisht këtë pranverë BE-ja do ta ndreq gabimin e vitit të kaluar dhe do ta jep dritën jeshile për fillim të negociatave. Për vetëm 2 vjet e gjysmë nga shtet i kapur, LSDM përmes politikave shtetërore e ktheu shtetin në rrugën e vërtetë drejtë integrimit në NATO dhe BE. NATO është qëllim strategjik tashmë i realizuar, reformat janë bërë për t’iu bashkuar BE-së. Presim që këtë…
Banorët e fshatit Çajle të Gostivarit në tubim protestues treguan pakënaqësi për shkak të shitjes së tokës në atarin e tyre. Sipas tyre, pronari i tokës ka pasur ndërmend ta tjetërsojë, ndërsa në atë vend të fillojë me eksploatimin e mineraleve. Banorët këto ditë kanë kuptuar se toka të cilën e konsiderojnë si pronë të fshatit ka pronar të ri dhe kanë marrë njohuri se ai dëshiron ta shesë me qëllim që ta rialokojë. Në protestë janë thirr institucionet shtetërore për t’i kontrolluar dokumentet për këtë rast dhe të deklarohen në afat sa më të shkurtë të mundshëm.
Ka shpërthyer një bombol gazi në një shtëpi në Kavadar, ndërsa nga Njësiti kundër zjarreve thonë për MIA se për fat nuk ka të lënduar dhe është shkaktuar vetëm dëm material. Aleksandar Çadamov, komandant i zjarrfikësve ka apeluar për kujdes. “Alarmojmë deri te qytetarët të jenë më të kujdesshëm, pasi këtë sezon të ngrohjes kemi veçmë disa intervenime gjatë shpërthimit të bombolave të gazit”, ka thënë ai. Çadamov ka thënë se të gjithë që përdorin bombola gazi patjetër të kontrollojnë cilësinë e tyre, sigurinë, instalimin por edhe të jenë të kujdesshëm kur i përdorin ata.
Zëvendës ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale Sanella Shkrijel sot i vizitoi fëmijët nga ish shtëpia e kujdesit “11 Tetori”, të cilët tani jetojnë në disa shtëpi të vogla grupore në Shkup. Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, Shkrijel, informojnë nga MPPS, fëmijëve u ka dhuruar pako dhe ju dëshiroi fëmijëri pa brenga, të plotësuar me dashuri, sukses dhe buzëqeshje. “Kujdesi për fëmijët të grupeve të vogla nëpër shtëpitë e kujdesit vazhdon edhe në kohën e qeverisë teknike dhe nuk do të lejohet bllokimi i dhe shkatërrimi i procesit të deinstitucionalizimit, që po tregohet i…
Branko Jaçovski prej fshatit Pçinja të Kumanovës ka humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tij, informon “Telma”. Shpërthimi i zjarrit është paraqitur në orën 04:00 të mëngjesit në Njësinë e Zjarrfikësve në Kumanovë. Zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të katit të shtëpisë ku ka pasur materiale si letra dhe tekstil. Supozimet fillestare janë se zjarri shpërtheu nga një furrë katërkëndëshe që nxehte shtëpinë e të ndjerit Jaçovski. Në vendin e ngjarjes hetim ka bërë prokurori publik dhe ekipet nga policia e Kumanovës.
Gazetari Branko Geroski përsëri publikoi informacione për rastin Reket. Dje publikoi një tekst në të cilin thekson se ka njerëz të rinj që janë përfshirë në rastin Reket. Geroski shkruan se një funksionar i lartë, një bashkëpunëtore e Zaevit, një këshilltar i huaj, intelektual i njohur dhe njeri i afërt i Zaevit, janë përfshirë në Reket. “Shpresoj se nuk do të zemëroheni që nuk do t’i tregoj emrat e këtyre personave, por do të theksoj qartë se bëhet fjalë për një bashkëpunëtore të afërt të Zaevit nga kryesia e LSDMsë, një bashkëpunëtor të huaj shumë të ngushtë të Zaevit, intelektual…
Përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të autoriteteve lokale për autobusët, Tetova edhe më tej mbetet pa transport publik. Banorët shprehen të zhgënjyer nga vonesat disavjeçare për zgjidhjen e kaosit në trafik. “Ja siç e shihni në vend të autobusëve ne bëjmë transport. Shumë kanë premtuar por nuk kanë realizuar asgjë dhe si duket gjatë do jetë pa transport publik. Disa projekte që i kanë filluar i kanë lënë në gjysmë dhe s`mendoj se do i realizojnë deri në fund” “Kur, sivjet do i bjere në mot apo tjetër vit! Asnjëherë s`do bëhet, s`është bë gjë ndonjëherë. Vetëm premtime ka” Komuna e…
Disa pjesë të Shkupit dhe Kumanovës, mbrëmë kanë mbetur pa rrymë elektrike pasi që era e fuqishme i ka këputur kabllot, njofton Portalb.mk. Më shumë defekte, ashtu siç thonë nga kompania EVN, ka pasur në pjesën veriore të Shkupit. “Era e fuqishme ka qenë e arsye për ndalesë në furnizimin me rrymë elektrike në disa pjesë të Shkupit dhe Kumanovës. Kemi pasur përçues të këputur, ndërkaq në disa vende janë rrëzuar edhe shtyllat elektrike. Ekipet menjëherë kanë intervenuar dhe në afat sa më të shkurtër janë sanuar problemet”, thonë nga EVN.
Deri sa qytetarët janë mobilizuar kundër kumarit (bastoreve dhe kazinove), ka politikan që po përfitojnë prej tij. Burime partaike thonë se i tillë është rasti me një funksionar të lartë të BDI-së, i cili lokalin e tij e ka dhënë me qera për hapje të bastores. Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për funksionar të lartë nga Tetova, që lokalin ia ka dhënë me qera rrjetit të bastoreve Moxart, transmeton Gazeta Lajm. Të njëjtat burime thonë se ky funksionar është i afërt me kryetarin e BDI-së dhe me Musa Xhaferin, kurse paralajmërojnë se së shpejti do ta bëjnë të ditur edhe…
Avokati Merxhan Dauti, sot nëpërmjet një kumtese ka kërkuar nga Gjykata Penale që t’i mundësojë që mbrojtjen e lëndës TNT ta udhëheqë në gjuhën shqipe, duke rikujtuar në Kushtetutën dhe Ligjet për përdorim të ligjit, njofton Portalb.mk. Ai ankohet se nuk mundet në mënyrë kualitative ta përgatit mbrojtjen e të akuzuarës Elisaveta Najdovska në lëndën TNT pasi që nga Gjykata Penale ende nuk i ka marrë të gjitha shkresat të përkthyera, që i ka kërkuar nga 4 nëntori i vitit 2019-të nga kjo gjykatë. Plotësisht, ai thotë se nuk i ka marrë edhe procesverbalet nga seancat, ndërkaq çdo ditë ka…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me rastin e festës së Buzmit në emër të tij dhe të partisë, ka dërguar urim deri te kreu i Kishës ortodokse të Maqedonisë- Kryepeshkopatës së Ohrit, z.z Stefan. “Në këtë ditë të madhe, dëshiroj t’ju uroj paqe dhe prosperitet në familjet tuaja që do t’ju përcjellin gjatë gjithë vitit, Ju uroj shumë lumturi, shëndet, qetësi dhe dashuri për ju dhe të afërmit tuaj. Maqedonia krahëhapur përqafoi Krishterimin, që është gurthemeli i civilizimit perëndimor. Mësimi i Krishtit le të jetë një yll -udhëzim për secilin prej nesh, veprat e tij, sakrificën, mençurinë, dashurinë dhe të…

