Ka shpërthyer një bombol gazi në një shtëpi në Kavadar, ndërsa nga Njësiti kundër zjarreve thonë për MIA se për fat nuk ka të lënduar dhe është shkaktuar vetëm dëm material.
Aleksandar Çadamov, komandant i zjarrfikësve ka apeluar për kujdes.
“Alarmojmë deri te qytetarët të jenë më të kujdesshëm, pasi këtë sezon të ngrohjes kemi veçmë disa intervenime gjatë shpërthimit të bombolave të gazit”, ka thënë ai.
Çadamov ka thënë se të gjithë që përdorin bombola gazi patjetër të kontrollojnë cilësinë e tyre, sigurinë, instalimin por edhe të jenë të kujdesshëm kur i përdorin ata.



