Deri sa qytetarët janë mobilizuar kundër kumarit (bastoreve dhe kazinove), ka politikan që po përfitojnë prej tij. Burime partaike thonë se i tillë është rasti me një funksionar të lartë të BDI-së, i cili lokalin e tij e ka dhënë me qera për hapje të bastores. Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për funksionar të lartë nga Tetova, që lokalin ia ka dhënë me qera rrjetit të bastoreve Moxart, transmeton Gazeta Lajm.
Të njëjtat burime thonë se ky funksionar është i afërt me kryetarin e BDI-së dhe me Musa Xhaferin, kurse paralajmërojnë se së shpejti do ta bëjnë të ditur edhe emrin e tij.
“Lokalin ku është bastorja, ky funksionar e ka blerë pak pasi ka marë post në pushtetin ekzekutiv”, kanë thënë këto burime partiake. Është interesant se BDI deklarativisht përkrah angazhimet e qytetarëvr kundër kumarit, por rasti në fjale ndoshta lë vend per të dyshuar se ky qëndrim deklarativ nuk është i sinqertë.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Agjentët e OpenAI: Ndërhyrjet e papritura në faqet e qeverisë amerikane
- Dua Lipa duke kërcyer me muzikë shqiptare në një dasmë në Prishtinë
- Skandali me SHISH/ ”Akses në sekretet më të ndjeshme”, ish-ministrja Meksi për çështjen e Vlora Hysenit: Nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por test i sistemit
- Trëndafila të bardhë dhe një mesazh misterioz për Efi Dhedhes – kush fshihet pas kësaj surprize?
- Me fustan të shkurtër e çizme të larta, Adelina Tahiri lë pa fjalë fansat
- Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria i komunikon akuzën Elvis Shkambit
- Rritet urgjenca për zgjedhjen e Presidentit, Rrustemi: Ne kërkojmë konsensus
- Drejtësia ndërkombëtare: A është Kosova në rrezik të përsërisë fatin e Srebrenicës?



