Gjumi shpesh i merr me barkun bosh, për më tepër se një vit nuk kanë as energji elektrike, ndërkohë që të hyrat mujore kapin shifrën 7200 denarë, ndërsa dy fëmijët më të vegjël janë me nevoja të posaçme.
Kjo është historia e familjes Nuhiu nga Shkupi. Ata i gëzohen mëngjeseve, pasi dielli është burimi i dritës që u mungon netëve për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Një llambë dhe një qiri janë gjithçka që i shoqëron gjashtë anëtarët e familjes në netët e gjata të dimrit.
Kryefamiljari Eshref, është invalid dhe nuk punon tashmë 4 vjet, të ardhurat e vetme janë ndihmat sociale që nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet për kushtet elementare për jetë.
Nuk kanë nevojë për kulm mbi kokë, pasi banesa në të cilën jetojnë është në pronësi të tyre, ajo për të cilën kanë nevojë kjo familje janë mjete për sigurimin e ushqimit, veshmbathjeve dhe energjisë elektrike.



