Lexuesit e redaksisë Almakos, kanë dërguar fotografi nga kallja e malit në fshatin Matec në Komunën e Likovës duke treguar për papërgjegjshmërinë dhe rrezikun e mundshëm për jetërat dhe pronat e tyre.
Lexuesit shkruajnë se janë të frikësuar për jetën e tyre nga kjo gjendje kaotike e cila po ndodh në vendin e tyre, si dhe për faktin se Komuna e Likovës nuk po ndërmerr asgjë në lidhje me këtë problem.
Për ironinë e fatit, kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi me prejardhje është pikërisht nga fshati Matec si dhe deri më tani nuk janë ndërmarr asnjë masë për shuarjen e këtyre zjarreve./Almakos/






