Baraka ilegale e WC-së shëmton Xhaminë e Pashës, pasuri fetare, historike dhe kulturore e Tetovës. Ditët e fundit ilegalisht është vendosur një barakë te Xhamia e Pashës, që në impresionin e parë “mirëpret” mysafirët me letra toaleti me të cilën rrënon imazhin dhe pamjen madhështore të Xhamisë dhe parkut. Qytetarët dhe xhemati ankohen se njerëz me interesa të ulta për perfitime nga reketimi i turistëve për pagesa të WC-së, e kan vendosur këtë barakë që është në kundërshtim me gjithë kompleksin e xhamisë dhe parkut. Kjo pasuri do duhej të jetë nën mbrojtjen e UNESCO-s. “Habitemi pse kjo tolerohet edhe nga Myftinija dhe organet komunale të cilët akoma nuk kanë ndërmarrë asgje për ta larguar këtë shëmti”, kanë thënë disa qytetarë të Tetovës për Gazetën Lajm. Nga Myftinia e tetovës premtojnë se së shpejti do të ndërmarrin masa për largim të këtij objekti ilegal.
Data 27.09.2026
Aktuale
- Dua Lipa duke kërcyer me muzikë shqiptare në një dasmë në Prishtinë
- Skandali me SHISH/ ”Akses në sekretet më të ndjeshme”, ish-ministrja Meksi për çështjen e Vlora Hysenit: Nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por test i sistemit
- Trëndafila të bardhë dhe një mesazh misterioz për Efi Dhedhes – kush fshihet pas kësaj surprize?
- Me fustan të shkurtër e çizme të larta, Adelina Tahiri lë pa fjalë fansat
- Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria i komunikon akuzën Elvis Shkambit
- Rritet urgjenca për zgjedhjen e Presidentit, Rrustemi: Ne kërkojmë konsensus
- Drejtësia ndërkombëtare: A është Kosova në rrezik të përsërisë fatin e Srebrenicës?
- Pikante në “Air Albania”, tifozët kërkojnë arrestimin e Ramës





