Emilija Trajkovska nga lista e kandidatëve për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit duhet ta zëvendësojë deputeten Nevenka Stamenkovska Stojkovski deri në skadimin e mandatit të kësaj përbërje parlamentare, pasi ajo u zgjidh për zëvendësministre në Qeverinë teknike.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mori harmonizim nga Trajkovska, pas çka ka përgatitur Raport i cili sot do të jepet në Kuvend.
Më pas në procedurë të rregullt dhe të paraparë, siç tha në seancën e sotme të KSHZ-së, kryetari Oliver Derkovski, për mandatin e saj duhet të deklarohet Komisioni kuvendor për sistem politik dhe të verifikohet në seancën plenare, pas çka nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të marrë edhe vendim.



