Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut ka qenë një nga temat e takimit të Qeverisë kroate dhe KE-së.
Siç njofton korrespodenti i MEDIAL-s në Zagreb në pres konferencën e takimit të kryetares së KE-së, Ursula fon fer Lajen ka deklaruar se për Unionin është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor, ndërsa me këtë pret edhe lëvizje pozitive në drejtim të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Patjetër të gjejmë mënyrë paralelisht të zhvillohen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe reformat e brendshme në BE. Së shpejti do të publikohet propozimi i ri për metodologjinë e negociatave për anëtarësim në BE”, ka thënë Fon der Lajen.
Nga ana tjetër edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka thënë se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të jetë shumë lartë në prioritetet e kryesimit kroat me BE-në. me këtë rast ai ka paralajmëruar se në Zagreb do të ftohen liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe qëllim të afirmohet perspektiva evropiane e këtyre shteteve.
Ndryshe, temë e takimit janë situatat aktuale në Union, Bregzit, “projektet e gjelbra” evropiane dhe Shengeni.



