Qeveria sot në seancën e dytë të rregullt solli vendim që nga rezervat e Buxhetit për vitin 2020 të aprovohen 6.000.000 denarë për ndihma për të pësuarit nga zjarret në Australi.
Më shumë se pesë milionë hektarë tokë janë djegur në zjarret që përfshinë gjashtë shtete australiane dhe një territor, në të cilat ka viktima njerëzore dhe qindra prona të dëmtuara.
Në ditët në vazhdim janë regjistruar temperatura ekstreme në shtetet Uellsi i Ri Jugor, Viktoria dhe Australia Jugore. Në pjesët e Sidneit këtë fundjavë temperaturat ishin 48 gradë Celsius dhe frymë me shpejtësi 80 kilometra në orë.



