Pas lajmit për vdekjen tragjike të dy fëmijëve minorenë në Shuto Orizare, ministrja Rashela Mizrahi në kuadër të kompetencave të saj dërgoi persona ekspert në terren me qëllim të përkujdesjes me kohë të familjeve.
“Një ekip i Qendrës për punë sociale ka kryer ekspertizë në vendngjarje. Sipas kompetencave të MPPS, u është ofruar akomodim në kuadër të objekteve për banim të përkujdesur në Vizbeg, ndërsa një familja që tashmë ka pranuar do të vendoset menjëherë”, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Gjithashtu, MPPS do të sigurojë ndihmë të njëfishtë financiare për familjet, si dhe refundim të mjeteve për shërbimet funerale, për familjet e të vdekurve.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shpreh edhe një herë keqardhje për ngjarjen e rëndës që e trondit dje vendin.



