Pa të lënduar kaloi zjarri i cili shpërtheu në një kamion në lëvizje gjatë mëngjesit të sotëm në autostradën nga Tetova drejt Gostivarit. Shoferi dhe bashkudhëtari në kohë kanë dalë nga automjeti, njofton Koha. “Rreth orës 7:00 të mëngjesit në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të udhëkryqit për në Zherovjan, ka shpërthyer zjarr në automjetin transportues ‘volvo’ me targa të Ohrit i cili ishte në lëvizje i drejtuar nga 43 vjeçari T.N. nga Leskoeci i Ohrit. Në kamion ishte edhe një person nga Kërçova. Nuk ka të lënduar, ndërsa me intervenim të zjarrfikësve nga Tetova dhe Gostivari, zjarri tërësisht është lokalizuar”,…
Author: Hamdi Kumanova
Bujku Ekrem Jaji asnjëherë nuk ka qenë i parandaluar të hyjë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Dyert e MBPEU-së janë çdoherë të hapura për të gjithë bujqit. Jaji mundet lirisht të vijë me të gjitha dokumentet dhe procesverbalet, të parashtrojë edhe ankesë nëse dëshiron, në mënyrë që e vërteta përfundimisht të dalë në sipërfaqe dhe të shihet nëse dikush po luan dhe manipulon me bujqit. Ky është reagimi i MBPEU-së pasi që Jaji sot edhe njëherë deklaroi se ende nuk e ka marrë dëmshpërblimin për vërshimet në vitin 2016. Jaji akuzoi se askush nga kompetentët,…
Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka pranuar 33 ankesa nga persona fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale përmes video vëzhgimeve deri në nëntor 2019. Me ligj, video vëzhgimi mund të përdoret në tre baza, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Qindra kamera në gjithë Shkupin kryejnë video vëzhgime çdo ditë. Që nga nëntori i vitit 2019, janë dorëzuar 33 ankesa në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në lidhje me përpunimin e të dhënave personale përmes video vëzhgimeve. Në ankesat e tyre, siç njofton drejtoria, qytetarët kërkojnë mendime për rregullat për vendosjen e video…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për shtyp sqaroi ligjin e ri për investime strategjike. Kjo zgjidhje ligjore u miratua nga Qeveria në nëntor të vitit të kaluar dhe do të hyjë në procedurë parlamentare nesër. Ministri Bekteshi theksoi se ky ligj është në përputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian për investime të tilla. “Qëllimi i këtij Ligji për Investime Strategjike, i cili po miratohet për herë të parë në këtë vend, është nxitja, tërheqja dhe krijimi i kushteve për zbatimin e investimeve strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rritja ekonomike, punësimi dhe aplikimi i teknologjive…
Kryetari i Komisionit për sistem politik, Aleksandar Kiravoski ka thënë se edhe BDI i është bashkangjitur VMRO-DPMNE-së, në përpjekje për të bllokuar anulimin e procesit të lustrimit, shkruan SHENJA. Ai ka paralajmëruar se do të ketë koordinimi të nivelit më të lartë mes partnerëve të koalicionit. Kiracovski shtoi se do të kërkohen mënyra që lustrimi të anulohet sepse me të është shkaktuar padrejtësi. Komisioni për sistem politik assesi nuk ka mundur të fillojë punën ngase deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se janë kundër zgjidhjes së tillë, ndërsa në seancë nuk erdhën as deputetët e BDI-së, dhe si pasoj nuk u arrit…
Nga: Senat Ferati Nëse mënyra e likuidimit fizik të gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, si figurë e establishmentit shtetëror, nga ana e SHBA-së, nuk është akt terrorist, atëherë vërtetë termi “akt terrorist” po është një oksimoron perfekt. Aq më tepër, kur të merret parasysh vulgariteti i dizajnimit të vrasjes së një figure karizmatike të një shteti me rëndësi rajonale rrespektibile, siç është rasti me Iranin, si fuqi gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Arsyetimi i vrasjes nuk është hiç më pak se qesharak meqë Uashingtoni zyrtar nuk ka dhënë dëshmi të bindshme se cilat ishin caqet të cilat kinse i kishte synim…
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski sot ka qenë i ftuar në “Utrinski Bring” ku ka folur për sigurinë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut. Siç thotë ai, e njejta po përmirësohet dhe po ulet numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore. “Nuk mund të themi se mund të jemi të kënaqur nga numrat e tillë, sepse edhe një viktimë e vetme e aksidentit rrugorë është numër i madh. Që të ulen këto numra, MPB po përpiqet me aq sa ka mundësi më shumë të ndikon në aksionet preventive. Ne nuk i dënojmë vozitësit që ta mbushim buxhetin. Dënimet janë që të…
Peisazh i bukur me liqenin përballë, shtëpi të bukura e ajër i pastër. Asgjë s’i mungon fshatit Kranjë të Prespës, përveç një gjëje, njerëzit. Ata kanë ikur nëpër kontinente të tjera. Këta bashkëmoshatarë të Genc Sedaliut, jetë më të mirë kanë gjetur larg vendlindjes. Shpërnguljet vazhdojnë edhe sot rrëfen ai, por motivet nuk janë të njëjta si ato të para 40 viteve, përcjell gazeta KOHA nga TV21. “Nëse në vitet e ’80-ta ka qenë motivi politik, sot realiteti është diçka tjetër, sot të rinjtë për fat të keq kanë humbur shpresën, nuk shohin perspektivë”, tha Genc Sedaliu, banor i Kranjës.…
VMRO-DPMNE të ndalon së kërkuari baza për obstruksion, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në një deklaratë për MIA-n, pasi që në Komisionin e sotëm kuvendor për sistem politik, deputetët e opozitës VMRO-DPMNE kërkuan që Ligjin për shfuqizim të lustrimit ta elaborojë pikërisht ajo. “Detyrimet afariste janë plotësuar dhe Komisioni duhet të vazhdojë me punë, ndërsa VMRO-DPMNE të ndalojë të kërkojë baza shtesë për obstruksion”, thotë Deskoska. Kryetari i Komisionit kuvendor për sistem politik Aleksandar Kiracovski e anuloi fillimin e seancës, në të cilën në rend dite është Ligji për shfuqizim të lustrimit me kërkesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, teksti…
Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin se Qeveria po rëndon bizneset duke rritur sërish normat e kontributeve për paga. “Në vend të mbështetjes reale ndaj sektorit privat dhe transparencës ndaj qytetarëve për mbi 21 milionë euro që u inkasuan gjatë vitit 2019 si rezultat i rritjes për 0,4% për sigurimin e obligueshëm pensional invalidor, ndërsa për 0,1% për sigurimin e obligueshëm shëndetësor, qeveria bën rritjen e radhës të po të njëjtave duke goditur sektorin privat dhe duke lënë qytetarët edhe më tej pa përmirësim të shërbimeve shëndetësore edhe pse kontributet për shëndetësi u rritën. Ashtu sikur para një viti, edhe…
Negociatat, eurokomisari i ri vjen në shkup Eurokomisari i ri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhejl më 15 dhe 16 janar do të udhëtojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, mëson MEDIAL nga burime nga Brukseli. Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së funksionit si eurokomisar. Pritet që Varhejl të realizojë takime me përfaqësues qeveritarë, në të cilat me siguri do të bëhet fjalë për metodologjinë e re për zgjerim të propozuar nga Franca dhe për rrjedhën e reformave në vend, sidomos miratimin e ligjit për prokurori publike. Më 18 dhjetor të vitit të kaluar,…
VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se nuk do ta mbështesë ligjin për shfuqizim të lustrimit. Deputeti, Zoran Ilioski nga partia opozitare në Kuvendin e RMV deklaroi se deputetët nga VMRO-DPMNE-ja do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet ligjore që ta parandalojnë miratimin e Propozim ligjit për të shpallur pavlefshmëri dhe anulim të akteve juridike, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustrim, në lexim të parë. “Partia e të amnistuarit Zoran Zaev tani bën amnisti të spiunëve. Fëmijët e spiunëve i amnistojnë paraardhësit e tyre”, tha Ilioski.

