Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi e vizitoi Institucionin publik -Demir Kapi. Qëllimi i vizitës ishte që të vërtetojë dhe në vendin e ngjarjes të bindet se në çfarë kushtesh qëndrojnë personat nën përkujdesje në Ent. Nga takimi dhe biseda me të punësuarit, siç informojnë nga MPPS-ja, ministrja Mizrahi ishte informuar për gjendjen momentale në Entin Special-Demir Kapi, ndërsa nga rekonstruktimet e paralajmëruara të Entit, sipas saj, duken vetëm muret e ngjyrosura. “Për humanitetin sa i përket kushteve në të cilat qëndrojnë këta shfrytëzues nuk mund të flas. Këto kushte nuk janë humane, nuk janë njerëzore. Ky është…

Lexo më Shumë

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Prishtinës para 10 minutash. Sipas matjeve të Qendrës Ndërkombëtare për Regjistrimin e Tërmeteve, njëri prej tyre kishte shkallë 4.3 të rihterit. Qytetarët nëpër rrjete sociale kanë treguar se është ndjerë fuqishëm. Tërmet gjatë këtyre minutave ka pasur edhe në Tiranë. Brenda 10 minutave, në Kosovë dhe në Shqipëri kanë ndodhur 3 tërmete me epiqendra të ndryshme. /Lajmi.net/ 

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk po arrijnë të gjejnë një marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës. Nga Vetëvendosje kanë deklaruar se problem kryesor për mos arritjen e marrëveshjes që nga fillimi i negociatave ka qenë posti i presidentit, pasi LDK po insiston që ta ketë këtë pozitë. Përkundër ofertës së fundit që i ka bërë VV-LDK-së ku tha se do të shtonte numrin e ministrive në mënyrë që LDK të ketë një më shumë, u refuzua përsëri nga këta të fundit. Kryetari i partisë, Isa Mustafa të mërkurën i dërgoi me shkrim propozimin e 8 janarit VV-së, për…

Lexo më Shumë

Rritje plotësuese të pagave për pesë për qind do të marrin edhe punonjësit shëndetësorë në shëndetësinë publike. Rritja e pagave të punonjësve shëndetësore do të fillojë nga qershori, kumtoi këtë pasdite Ministria e Shëndetësisë. Shëndetësia publike gjatë vitit 2019, dhe me atë që do të vijojë në vitin aktual, theksojnë nga Ministria, ka një rritje rekord të pagave në të gjitha sektorët. Nga Ministria theksojnë se kuadrot shëndetësore për herë të parë në ekzistencën e shtetit fitojnë rritje aq të madhe të pagave dhe përfitimeve dhe gjithashtu po investohet në përmirësimin e statutit të tyre. Investimi në kuadrot shëndetësore, siç…

Lexo më Shumë

Videollotaria shtetërore e Maqedonisë, do të furnizohet me 1500 aparateve për kumar, vlera e të cilave do të arrijë mbi 6.5 milion euro. Marrëveshjen për furnizim të aparateve Videollotaria e shtetit e ka bërë më 2 janar me kompaninë “Euro Games Technology”, me seli në Sofje të Bullgarisë. Deputeti i VMRO DPMNE-së akuzoi pushtetin, se në vend që të punoj për të kufizuar numrin e bastoreve dhe kazinove, blen aparate për kumar. Do të thotë 6 milion e 548 mijë euro për furnizimin e 1500 terminaleve të reja të lotarisë. Me para shtetërore, 6,5 milion. Në të njëjtën kohë, këtu…

Lexo më Shumë

Gjuhëtarët propozojnë edhe miratim të trajnimit për shqiptim të duhur nëpër paraqitet publike të politikanëve dhe gazetarëve, përcjell Gazeta Express nga Alsat-M. “Angazhohemi që njerëzit tanë të jenë më të ngritur, sidomos opinioni akademik dhe për këtë vlerësojmë që duhet të zbatohet lëndë që quhet- kultura e shprehjes apo e shkrimit, pa marrë parasysh si do të quhet”, tha Elena Jovanova Gruevska, drejtore e Institutit për gjuhë maqedonase. “Propozoj trajnim për të gjithë përfaqësuesit e pushteteve, që të shprehurit të mos jetë aq i keq, siç e dëgjojmë për momentin”, u shpreh Iskra Panovska Dimkova- profesoreshë universitare. Kryetari i Këshillit…

Lexo më Shumë

Shpresojmë dhe me të drejtë presim që qëllimi strategjik për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që duhet të fillojë me startimin e negociatave për anëtarësim, të realizohet në muajt e ardhshëm pas 15 viteve status të kandidates për anëtarësim, porositi sot kryeministri, Oliver Spasovski pas takimit në Qeveri me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, i cili sot arriti për vizitë të parë zyrtare në vend, pasi që e mori atë funksion. “Me asgjë nuk do t’i rrezikojmë arritjet për të cilat morëm edhe mirënjohje nga Komisioni evropian vitin e kaluar kur Këshillit të Evropës i ishte cekur…

Lexo më Shumë

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë, dhe funksionarë tjerë sot vizituan Komunën e Çairit. Fillimisht vizituan rrugën e“Plastikave” në Komunën e Çairit ku inspektuan nga afër punimet që po bëhen në këtë rrugë dhe realizuan takim me përfaqësues dhe pronarë të dyqaneve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sqaruan detaje rreth aktivitete dhe projekteve të realizuara deri më tani si dhe të atyre që janë në realizim e sipër. Ministri Bekteshi theksoi se funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeverinë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot në Shkup është takuar me ambasadorin italian Karlo Romeo. Në takim, informojnë nga MPB-ja, ambasadori Romeo është njoftuar me përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për organizimin e zgjedhjet të drejta dhe demokratike, si dhe me masat të cilat po ndërmerren për parandalimin e shkeljes së procesit zgjedhor. Ministri Çulev ka shprehur falënderim për mbështetjen që MPB vazhdimisht e merr në formë të trajnimeve, projekteve dhe resurseve nga Italia. Të dyja palët bashkërisht e kanë konfirmuar përpjekjen për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.

Lexo më Shumë

Sezoni dimëror edhe këtë kësaj here e gjen pa investime Kodrën e Diellit, pikën më të bukur turistike në Maqedoni. Pa lëshimin në përdorim të ski liftit me gjashtë ulse dhe pa vendosjen në funksion të mekanizmit për prodhimin e borës artificiale. Mungojnë investimet edhe në infrastrukturën e brendshme, mungojnë parkingjet, ndërsa ende nuk është rregulluar infrastruktura tek lagjja ku ndodhen vikend shtëpizat. Edhe përkundër premtimeve, megjithatë vizitorët në këtë qendër nuk mungojnë edhe këtë sezon dimëror. Ata megjithëse mungesës së kushteve, mungesës së reklamimit, investimeve në kapacitete hotelierike, megjithatë preferojnë që gjatë vikendeve të qëndrojnë në këtë pikë turistike…

Lexo më Shumë

Sot më mesditë në fshatin Brailov të Prilepit, tani për tani për shkaqe të panjohura ka shpërthyer një zjarr në shtëpinë e J.T. i lindur në vitin 1981 nga fshati Brailov, nga plagët e marra i njëjti ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së shpejtë. Zjarri është shuar nga banorët lokal, derisa në vendngjarje hetim ka kryer edhe Prokuroi Publik dhe ekipi hetimor i Stacionit Policor të Prilepit. Ditë më parë edhe në Lagjen e Shuto Orizarës shpërtheu zjarri në një shtëpi, ku për pasojë mbetën të vdekur dy fëmijë.

Lexo më Shumë

Zbardhet edhe emri i të zgjedhurit të 14 të ministrit të Brendshëm teknik Naqe Çulev, në kuadër të procesit të ndryshimit të kokave drejtuese të sektorëve kyç në MPB. Alsat mëson jozyrtarisht se me Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë do të udhëheqë Anton Vitkov. Më këtë, numri i kryeshefave të SPB-ve që ndryshohen shkon në 7 kurse pa drejtues të ri mbetet vetëm SPB-ja e Tetovës. E kontaktuar nga Alsat, zëvendësministrja plotësuese Slavjanka Petrovska nuk konfirmon emërimin e kryeshefit të ri dhe as nëse ka ndonjë moment të ri sa u takon paralajmërimeve për padi ndaj tij, të…

Lexo më Shumë