Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski para korit diplomatik në Shkup bëri thirrje që metodologjia e re për zgjerimin e BE-së të miratohet më së voni deri në mars të vitit 2020. Ai tha se mesazhet që vazhdimisht arrijnë nga udhëheqësia e BE-së janë në drejtim të plotësimit të BE-së me vendet e rajonit, të Ballkanit. “Dëshiroj që sa më shpejt, të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njohin këtë moment vendimtar për hapa të guximshëm dhe konkret dhe bëj thirrje që metodologjia e re për negociatat të miratohet më së voni deri në mars të vitit 2020, kurse…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë miratuar ndryshim-plotësimet e Ligjit për përmbarim, të cilat i ka përgatitur Ministria e Drejtësisë. Ky është ndryshimi i dytë i ligjit, ndërkaq nga Ministria deklaruan se ndryshimet janë në drejtim të ndërtimt të koncpektit për përmbarim të drejtë dhe mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve. Me ndryshimet, plotësisht hiqet përmbarimi i detyrueshëm për qytetarët të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale, të ardhurat e fëmijëve në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, por edhe të ardhurave për siguri sociale të personave të moshuar, në pajtueshmëri me dispozitat për siguri sociale të personave të moshuar.…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut ka mirëpritur kërkesën e Komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike deri para samitit të BE-së në Zagreb. Nga Ministria kanë thënë se “qëndrimi i komisionarit Varhelyi paraqet inkurajim për të gjitha palët që sa më parë t’u rikthehen bisedimeve për miratimin e një zgjidhjeje ligjore për funksionimin normal, të papenguar por edhe për rritjen e efikasitetit dhe të pavarësisë së gjyqësorit”. Pasi partitë nuk arritën t’i kapërcejnë dallimet për ligjin, i cili duhej të zgjidhte statusin e Prokurorisë Speciale, miratimin e një prokurorie të…

Lexo më Shumë

Komunës së Sarajit i ndahen dhe 12,7 milion denarë për adaptim dhe zgjerim të ndërtesës së komunës, në suaza të projektit të MSIP të financuar nga Ministria e financave dhe Banka Botërore kurse para disa muajve është bërë furnizimi me maqinerinë speciale për mbledhjen e mbeturinave dhe kontenjerëve për mbledhje të mbeturinave në vlerë prej 7.3 milion denarë në gjithë teritorin e komunes e me këtë investimi në komunën e Sarajit tekalon 19.6 milion denarë, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi. “Shfrytëzues të këtyre granteve janë gjithsej 78 komuna prej të cilave 61 janë komuna rurale ndërsa 17 janë…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në lagjen Gjorqe Petrov është vjedhur me armë ekspozitura e Bankës NLB. Nga Banka NLB njoftojnë se të gjithë të pranishmit përfshi edhe punëtorët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Banka është në kontakt të vazhdueshëm me dëshmitarët e ngjarjes dhe se mirëqenia e tyre është prioritet për Bankën. Banka NLB njofton se janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me organet e rendit me qëllim zbardhjen e plotë të rastit. Për shumën e vjedhur Banka do të njoftojë publikun gjatë ditës.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit përsëri u gjet në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, sipas ‘Airvisual‘, u gjet në top 10 qytetet me ajër të ndotur, apo më saktë në vendin e nëntë në botë. Vendet me ajër më të ndotur sot në mëngjes ishin Aerodromi, Novo Lisiçe, Qendra, Karposhi dhe Kisella Voda. Stacionet matëse të cilësisë së ajrit, krahas Shkupit shfaqin edhe qytetin e Gostivarit me ajër të ndotur. Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon në një intervistë ekskluzive për ABC News se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me ndonjë forcë tjetër politike shqiptare apo maqedonase, por do të hyjë e vetme në zgjedhje. Duke komentuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti thotë se i ishte ofruar ndarja e Maqedonisë së Veriut në vija etnike, por ai e ka refuzuar. “Unë kam patur ofertë për të ndarë Maqedoninë nga drejtues të lartë të këtij shteti më herët. Çdo ndarje e këtij vendi do të ishte e dëmshme, shumë më e dëmshme për shqiptarët, por edhe për…

Lexo më Shumë

Pranimi vjetor për përfaqësuesit e korit diplomatik I nderuar Ministër i punëve të jashtme, E nderuara ambasadore, doajene e korit diplomatik në Shkup, Ekselenca tuaja. Zonja dhe zotërinj, Kam kënaqësinë, juve, anëtarëve të korit diplomatik, t’ju dëshiroj mirëseardhje në pritjen tradicionale të Vitit të ri. Të gjithëve, në Vitin e ri 2020, ju dëshiron shëndet dhe lumturi ndërsa shteteve tuaja shumë suksese dhe përparim në çdo fushë. Sidomos më gëzon fakti se nga 12 maji i vitit të kaluar, unë dhe bashkëpunëtorët e mi më të afërt, kemi vendosur komunikim dinamik dhe bashkëpunim me secilin prej jush. Ky bashkëpunim, shpresoj…

Lexo më Shumë

Shefi i Diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak deklaroi se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast duke paralajmëruar në rreziqe me të cilat do të përballet BE-ja nëse nuk dërgon sinjal të qartë për rajonin. “E rëndësishme është të gjendet konsensus i ri për hapjen e negociatave inkuadruaese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i majit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Lajçak në konferencën për sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, që mbahet në…

Lexo më Shumë

Nga një e treta deri në një të pestën e pagës dhe pensionit janë kufizimet për përmbarim për personat pranues të pagës dhe pensionit mesatar, parashohin ndryshimet e Ligjit për përmbarim të cilat ishin miratuar dje. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk bëri të ditur se ndryshimi i Ligjit për përmbarim është reflektim i nevojës reale për ndihmë dhe mbështetje të kategorive të ndjeshme të njerëzve të cilët përballen me probleme ekzistenciale, por edhe të grupeve të ndjeshme sociale, të cilat pa fajin e tyre nuk kanë mundësi që t’i shlyejnë borxhet e tyre pa…

Lexo më Shumë

Këta njerëz i takova së pari herë para gjashtë muajsh, kur e mora detyrën e Ministrit të Kulturës. Shumica e tyre, edhe pse kishin bërë disa vite përvojë pune dhe duhej të avancoheshin, konform detyrimeve ligjore, ata kishin mbetur po në ato pozicione qëkur ishin punësuar. E, pas një përpjekjeje të gjithë kabinetit, ia dolëm që ta përpilojmë sistematizimin e ri dhe, në bashkëpunim me kolegët e tjerë, sot sapo i ndava vendimet për avancimin e tyre në kuadër të Ministrisë së Kulturës. Mua më vjen mirë që kisha mundësi të ndihmoj në këtë proces dhe, ndonëse ata janë mirënjohës…

Lexo më Shumë

Kryetarit të Kmunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, gjykata Penale për sulmin ndaj Demir Ismail i ka shqiptuar vetëm vërejtje gjyqësore, sepse i njejti gjatë seancës gjyqësore pranoi fajin. “E pranoj fajin, me vjen keq ndodhi në afekt. Jemi njerëz të gjallë dhe kërkoj falje”, tha Dudush. E i dëmtuari Demir Ismail kërkoi dëmshpërblim nga Dudush dhe deklaroi se mjetet e marra do të shkojnë për bamirësi.

Lexo më Shumë