Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi e vizitoi Institucionin publik -Demir Kapi. Qëllimi i vizitës ishte që të vërtetojë dhe në vendin e ngjarjes të bindet se në çfarë kushtesh qëndrojnë personat nën përkujdesje në Ent.
Nga takimi dhe biseda me të punësuarit, siç informojnë nga MPPS-ja, ministrja Mizrahi ishte informuar për gjendjen momentale në Entin Special-Demir Kapi, ndërsa nga rekonstruktimet e paralajmëruara të Entit, sipas saj, duken vetëm muret e ngjyrosura.
“Për humanitetin sa i përket kushteve në të cilat qëndrojnë këta shfrytëzues nuk mund të flas. Këto kushte nuk janë humane, nuk janë njerëzore. Ky është tmerr i pastër. Nga përmirësimet e paralajmëruara në Entin Special mund të gjejmë mure të ngjyrosura, përderisa instalimi i ujësjellësit, elektrik është ende ai i vitit 56 gjegjësisht vitit 58. Kushtet e higjienës janë kurrfarë, njerëzit i janë kthyer vetes”, deklaroi Mizrahi pas xhiros që bëri në Entin Special.
Nga paralajmërimet pompoze, shtoi, mund të them se në fillim të sundimit të LSDM-së ky institucion kishte 227 shfrytëzues me 41 kujdestarë.
“Kjo nënkupton që një kujdestar çdo ditë kujdesej për gjashtë shfrytëzues. Misioni është i pamundur. Për një shfrytëzues duhet të ketë një kujdestar, theksoi Mizrahi dhe tha se do të angazhohet që kjo situatë të ndryshohet, ndërsa personat nën përkujdesje ta marrin kujdesin e nevojshëm dhe para së gjithash kushtet njerëzore për jetë, sepse, siç tha, secili meriton që të ketë jetë dinjitoze.



