Rritje plotësuese të pagave për pesë për qind do të marrin edhe punonjësit shëndetësorë në shëndetësinë publike. Rritja e pagave të punonjësve shëndetësore do të fillojë nga qershori, kumtoi këtë pasdite Ministria e Shëndetësisë.
Shëndetësia publike gjatë vitit 2019, dhe me atë që do të vijojë në vitin aktual, theksojnë nga Ministria, ka një rritje rekord të pagave në të gjitha sektorët.
Nga Ministria theksojnë se kuadrot shëndetësore për herë të parë në ekzistencën e shtetit fitojnë rritje aq të madhe të pagave dhe përfitimeve dhe gjithashtu po investohet në përmirësimin e statutit të tyre.
Investimi në kuadrot shëndetësore, siç potencohet, është me qëllim që të motivohen edhe shëndetësia publike të ketë kuadro të kualifikuara dhe profesionale që është një nga kushtet për shëndetësi kualitative.
Rritja e pagave është vetëm një nga ndryshimet që janë bërë gjatë periudhës së kaluar. Në investimin e plotë në kapitalin njerëzor lidhen edhe ndryshimet e fundit dhe plotësimit në Marrëveshjen kolektive për aktivitet shëndetësor. Me këto ndryshime u bë rritje e madhe e koeficientit të kompleksitetit, ndërsa u rrit edhe shtesa e pagave për kujdestari. Paga bazë e një mjeku specialist është rritur për 40 për qind, infermiereve për 23 për qind, mjekëve të thjeshtë për 25 për qind dhe 15 për qind e punonjësve tjerë shëndetësorë, që nga shkurti i vitit 2020″, theksojnë nga Ministria.
Informojnë se me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe forcimit të kapacitetit të shëndetësisë publike në dy vitet e kaluara janë dhënë më shumë se 5.000 aprovime për punësim në shëndetësinë publike.
Përkrah rritjes së pagave, kapaciteti i shëndetësisë publike rritet edhe me përmirësimin e kushteve për punë në çdo institucion shëndetësor publik. Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit vazhdon të investojë në kapitalin njerëzor dhe plotësisht në shëndetësi, sepse vetëm me profesionalizëm dhe punë cilësore, pacientët do të marrin kujdes të lartë shëndetësor, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.



