Prejse ndodhën ndryshimet demokratike në nivel lokal, deri më sot për 2,5 vjet nga ana e kryetarëve të komunave, komunave dhe institucioneve tjera kompetente, janë dorëzuar pothuajse 300 padi penale kundër ish kryetarëve të komunave, kryesuesve të këshillave dhe udhëheqësve në nivel lokal, kuadrove të VMRO-DPMNE-së.
Nga këto 300, deri tani janë procesuar 129 padi penale para gjykatave kompetente.
Por shumë nga këto raste ruhen të ngujuara në labirinthet gjyqësore- të prokurorive nga ana e mbetjeve të shtetit të robëruar në gjyqësi.
Strukturat e gjyqësisë “svarovski” e pengojnë drejtësinë në çdo nivel.
Kjo është edhe një vërtetim se nevojitet spastrim dhe reforma gjithpërfshirëse në gjyqësi.
Njëkohësisht, tregon se nuk ka dallim midis VMRO-DPMNE-së të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së së Hristijan Mickoskit.
Proceset duhet të marrin epilog juridik, drejtësia duhet të jetë në nivel të kënaqshëm, ndërsa për secilin që do të dëshmohet se ka bërë krim, të përgjigjet.
Numri i padive penale të dorëzuara dhe procesuara tregon se asgjë nuk është ndërruar në VMRO-DPMNE. Atje ende e pranishme është matrica kriminele.
Për atë për opozitën prioritet kryesor edhe më tutje është mbrojtja e krimit nga shkatërrimi i tyre 11 vjeçar i shtetit.
Për atë, qytetarët më 12 prill do t’u japin mposhtje të re Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe qartë do të porosisin se kthim të regjimit nuk do të ketë!
Qendra për komunikime me opinionin të LSDM-së



