Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler deklaruan se vendet e tyre do të kërkonin hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në nivel të Këshillit Europian marsin e ardhshëm. Në një njoftim për shtyp, të lëshuar nga qeveria kroate pas bisedimeve Plenkoviç-Edtstadler, në Zagreb, thuhet se të dy vendet do të nxisin miratimin e një vendimi për fillimin e negociatave me dy aspirantët në nivel të Këshillit Europian gjatë samitit të 26-27 marsit. Plenkoviç e informoi ministren austriake për axhendën e presidencës kroate të BE-së dhe përparësitë e saj. Duke…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka theksuar se nuk ka për qëllim që të humbas kohën e qytetarëve, nëse takimi i liderëve duhet të mbahet vetëm për sy e faqe. Ai ka theksuar se nëse grupet e punës arrijnë të përafrojnë qëndrimet për ligjin për prokurori publike, vetëm atëherë mund të flitet për diçka më konkrete. “Ligji për prokurori publike shumë shpesh komentohet, grupet e punës janë takuar, kemi pasur një takim të pasuksesshëm liderësh dhe nuk kemi dilema se duhet të sjellim ligj evropian për prokurorinë publike. Por, kjo që është propozuar nga LSDM është ligj i cili në…

Lexo më Shumë

Largohen themelet e rrotës panoramike që ishte paraparë të ndërtohet në qendrën e qytetit të Shkupit. Këtë sot e kumtoi Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në profilin e tij në Fejsbuk. Hiqen themelet për rrotën panoramike. Ura nuk është në barok. Shtrati i Vardarit i pastër dhe i rrjedhshëm”, ka komentuar Shilegov. Kreu i Qytetit të Shkupit ka paralajmëruar ndërtimin e Rrotës Panoramike, por ajo do të jetë në një park argëtues që do të ndërtohet në pjesën e parkut të kryeqytetit. Ndërsa ura e ndërtuar mbi Vardar do të jetë në shërbim të qytetarëve. VMRO-DPMNE gjatë qeverisjes…

Lexo më Shumë

Për shkak të manifestimit për festën fetare Uji i Bekuar, reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të vendosë regjim të veçantë të trafikut në disa rrugë në rajonin qendror të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe lagjen Hrom. Siç informojnë nga MPB, në periudhën nga ora 10:00, deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës Uji i bekuar, në qendrën e Shkupit për komunikacion do të mbyllen rrugët “Filipi i Dytë i Maqedonisë” deri në bulevardin “Goce Dellçev” dhe keji “13 Nëntori” deri në bulevardin “Koço Racin”. Në Komunën Gjorçe Petrov…

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave Nina Angelovska dje në konferencën për shtyp në Qeveri porositi se Buxheti është në kondicion të mirë dhe se financat janë stabile, por deklarata e saj u prit me reagim nga zëvendësministrja plotësuese e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska e cila sërish pyeti pse shkohet drejt borxheve nëse Buxheti është në gjendje të mirë. Sipas Angelovskës, me dinamikë të mirë zhvillohet projekti për subvencionim të pagave, si dhe kthimi i TVSH-së ndaj firmave dhe se vetëm në 16 ditët e para të muajit janë paguar 926 milion denarë kthim i TVSH-së ndaj firmave, ndërsa përmes lojës shpërblyese e…

Lexo më Shumë

LSDM është në anën e interesave të qytetarëve, zbatimi i detyrueshëm është 1/3 në 1/5 nga të ardhurat dhe heqja e tërësishme e kategorive sociale të qytetarëve. LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me realizimin e masave dhe politikave të cilat sigurojnë standard më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët. Në atë drejtim janë edhe ndryshimet në Ligjin për realizim të miratuar nga Kuvendi me të cilat përveç që zvogëlohet pjesa për realizim, tërësisht hiqet kategoria e rrezikuar e qytetarëve. Sipas këtyre ndryshimeve, në vend të vlerës së deritanishme për realizim të 1/3 nga të ardhurat, tani ai zvogëlohet në…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nga Ohri deklaroi se, nëse ka takim liderësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, ai do të mbahej javën e ardhshme, për të pasur kohë për sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, për të cilin pritet të ketë shumicë e dy të tretave. Mickovski, i cili gjithashtu ndodhej në Ohër, deklaroi se nuk kishte ndër mend të merrte pjesë në takim sa për sy e faqe. Ai më tej tha se grupet e punës do të takohen javën e ardhshme, dhe, nëse qëndrimet afrohen, atëherë mund të flitet për mbajten e takimit të liderëve. Ai…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti, Izet Zeqiri theksoi se partitë politike shqiptare duhet të hartojnë jo vetëm programet politike por ato duhet kenë plan strategjik, që është një mjet menaxhimi për ta parë të ardhmen, mundësitë, apo sfidat për të fituar pozicionin. “Partitë politike shqiptare konkurrues në garën politike me partitë maqedonase duhet të ofrojnë zgjidhje të problemeve, jo të akuzohen mes veti. Në kohën e ndryshimeve turbulente të mjedisit nuk është lehtë të ndiqen ndryshimet dhe të identifikohen pyetjet e rëndësishme strategjike që janë me rëndësi për suksesin e partive politike dhe realizimin e interesave të qytetarëve. Mos pasje e plani strategjikë partitë…

Lexo më Shumë

Propozimligjin po e shqyrton edhe ekipi i ekspertëve të VMRO-DPMNE-së dhe kjo parti do të ndërtoj qëndrimin e sajë pasi të kenë thënë fjalën e tyre ekspertët partiak. “Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë pothuajse e përsërisim gjat një viti, që ka të bëjë me implementimin e praktikave dhe shembujve pozitiv të demokracive të evropës perëndimore duke pasur parasyshpë konventat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut” – deklaroi Igor Janushev nga VMRO-DPMNE. Opozita megjithate nuk është optimiste se kompromisi është I mundur para shpërbërjes së kuvendit. Një ndër vërejtjet e saja është propozimi që prokurorët e prokurorisë…

Lexo më Shumë

Verë e gjatë me temperatura të larta, vjeshtë pa reshje shiu dhe tashmë gjysma e dimrit pa borë. A po i kanoset vendit rreziku i thatësisë dhe të mbetemi pa ujë për pije. Për herë të parë këtë janar burimi më i madh i ujit për pije Rashçja, për shkak të hyrjes së dobët të ujërave nuk mundet t’i përmbush nevojat e shkupjanëve dhe po shfrytëzohen rezervat e puseve ndihmëse. Për fat të keq ky është janari i parë që ne po shfrytëzojmë burimet ndihmëse tw ujit, pra përveç burimit të Rashçes, ne tani kohë pas kohe po shfrytëzojmë edhe…

Lexo më Shumë

Mungesa e kuadrove profesionale në shumë sektorë të ekonomisë, ka bërë që bizneset sërish të alarmojnë institucionet për ndryshimin e politikës arsimore, apo dhënien përparësi regjistrimit të nxënësit në shkollat e mesme profesionale. Nëse vazhdohet me politikën e deritashme dhe nëse merret parasysh largimi i të rinjve jashtë vendit, bizneset do të mbeten pa kuadrin e nevojshëm, tërheqin vërejtjen nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. “Mungesa e kuadrit profesional për nevojat e ekonomisë dhe sektorin e biznesit tashmë një kohë të gjatë paraqet problem serioz dhe me këtë fenomen fare nuk janë marrë institucionet. Kompanitë po përballen me mungesë të…

Lexo më Shumë

Realizimi i të hyrave të përgjithshme është 97 përqind dhe pritjet janë që këtë vit të ketë realizim të shkkëlqyeshëm të pjesës së të hyrave, kështu ka deklaruar ministrja e financave Nina Angellovska duke nënvizuar se buxheti është në gjendje të mirë dhe financat janë stabile. Ajo u bëri thirje subjekteve politike që të sillen me përgjegjësi dhe interesat e qytetarëve të jenë të vendosura para poenave politik dhe vëmendjes mediatike. Angellovska ka theksuar më tej se vitin e kaluar firmat kanë marë kthimin e TVSH-së në vlerë prej 402 milion denarë, apo për 7,5 përqind më shumë në krahasim…

Lexo më Shumë