Lidhur me sulmet që iu bën nga kryetari i PDSH-së ditëve të fundit Shtëpisë Botuese Logos – A, ka reaguar edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Ja reagimi i plotë:
“Nisur nga deklaratat e fundit te bera ne media, nga kryetari i PDSH , shtepise botuese me te madhe ne Maqedonine e Veriut Logos A, une Abdylmexhit Saliu ne cilesine e kryetarit te Shoqates se Botuesve Shqiptare dhe ne emer te Shtepive Botuese Shqiptare ne Maqedonine e Veriut ndjejme detyrim moral te shprehim keqardhjen tone per kete sulm mediatik artificial dhe te pabaze. Politika eshte ne sherbim te shoqerise, eshte per shoqerine dhe me shoqerine. Ka detyrim te jete vezhguese dhe monitoruese e problematikave qe ka shoqeria dhe te gjeje zgjidhjen e tyre. Problemi qe kane forcat politike eshte shkeputja e perfaqesueve te zgjedhur nga ato qe i zgjedhin. Kur fjalet shkeputen nga veprat, kjo çon automatikisht ne kufizimin e kohes te nje force politike apo nje tjetre. Ky fakt krijon trysni, e cila eshte mbytese dhe e pashprese per nje force politike e cila nuk ka force per tu permiresuar, por perjeton agonine. Sulmi mediatik eshte mjeti me i papershtatshem dhe pothuajse primitive, i cili na heq dyshimet, dhe na krijon bindjen e plote se keni deshtuar politikisht si force politike. Nese nuk mund te mbeshtesni mjaftueshem botuesit ne punen e tyre, sulmi eshte mjet primitiv kurse heshtja eshte mjet efikas. Ne si shtepi botuese sherbejme shoqerise por jo politikes. Ketu ndahemi.
Ne nuk lejojme zhurmen e mendimeve tuaja te pabaza qe te mbyse zerin tone te brendshem .Jemi te vendosur te mos ndalemi por te vazhdojme perpara ne misionin tone fisnik, te kontribuojme me gjitha mundesite dhe kapacitetet qe disponojme. Zhvillimi kerkon bashkepunim jo sulm, kerkon tryeze ne trajtimin e problematikave dhe jo dalje publike ne formen e te lehurave, kerkon lehtesim dhe jo barriera. Misioni qe kemi ndermarre ju fton edhe ju te na bashkangjiteni te na mbeshtetsni te financoni dhe kontribuoni per librin dhe dijen. Sulmet artificiale sjellin dasi dhe jo bashkepunime te forta dhe te mira qe jane te domosdoshme per te realizuar synimet e medha ne aspektin social dhe kulturor. Te bashkuar behemi me te forte!, thuhet në reagimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. /SHENJA/