“Rrini rehat! Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë”. Kështu ju përgjigj Izet Mexhiti, zërave në opinion se bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka gjasa të kthehet në partinë amë, gjegjesishtë në BDI. Nga SHBA-ja ku po qëndron për vizitë zyrtare bashkë me delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mexhiti u shpreh se VLEN punon me vendosmëri për një qëllim të vetëm: për ta bërë më të mirën për qytetarët.
Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN
“Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjërë e gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur…Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë”, ka shkruar Mexhiti. /SHENJA/
The post Mexhiti mohon spekulimet për rikthim ose koalicion me BDI-në: Rrini rahat! appeared first on TV-SHENJA.


