Author: Hamdi Kumanova

Verdhëza infektive, të cilën e quajmë edhe sëmundje të duarve të pa pastra, mund të shpërndahet tani në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, kështu që shumë është e rëndësishme që të apelojmë deri te prindërit, arsimtarët, por edhe te vetë nxënësit që rregullisht ta mbajnë higjienën personale, e veçanërisht atë të duarve, thotë dr. Vlladimir Mikiq, nga Instituti për Shëndet Publik. Epidemiologët presin me fillimin e vitit shkollor, të rritet edhe numri i personave me grip, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Përpara një jave, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epidemi të të verdhëzës infektive në lagjen Dame Gruev të Komunës së…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondráček, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vondraçek, në letrën e urimit, pret që bashkëpunimi i dy vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen. Urimi i plotë: “Shkëlqesia e juaj, Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta. Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi Pres bashkëpunim i cili…

Lexo më Shumë

Ambasada britanike në Prishtinë ka thënë se ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të emëruar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formim të qeverisë së re. Ambasada britanike përmes një postimi në Facebook, shkruan se votuesit kanë pritur tre muaj për këtë moment, duke shtuar se shpresa dhe dëshira për të ndryshuar duhet të respektohet. “Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Shpresa e tyre dhe dëshira për të ndryshuar, e shprehur aq qartë më 6 tetor, duhet të respektohet. Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarve G.V., S.P., J.P., dhe B.N. për veprën penale, grabitja të kryer në bashkëkryerje sipas Kodit Penal të Kosovës. G.V. është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg dhe 800 euro gjobë. S.P. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, J.P. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, B.N. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, në të cilin dënim ndaj katër të pandehurve do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit Përgjithshëm të LDK-së, Adnan Merovci i ka bërë thirrje partisë së tij që të bëjnë kompromisin e duhur për të arritur deri tek një marrëveshje bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje. Merovci thotë se kryeministri dhe kryeparlamentari të merren si të mirëqena dhe t’i takojnë partisë fituese të 6 tetorit. Derisa LDK të merr presidentin si dhe të ketë lëvizje tek ndarja e ministrive. Mandatimi i sotëm për kryeministër i Albin Kurtit ka bërë që të rrjedh afati Kushtetues prej 15 ditësh për formim të Qeverisë. Por pavarësisht këtij limiti kohor, Merovci për KosovaPress, thotë se ende ka kohë…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve me të cilat disponojmë, mbeturinë e rrezikshme në vend dhe në “Drislla” nuk është futur, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, por megjithatë shton se kjo duhet të verifikohet dhe u bën thirrje edhe institucioneve kompetente dhe organizatave civile të shkëmbejnë informacione nëse kanë për parregullsi eventuale. Përgjigje e këtillë shtoi kryetari i Qytetit të Shkupit në konferencën për shtyp pas publikimit të informacioneve këtë fundjavë se në Bullgari është hapur hetim për import të parregullt të 25 kontejnerëve mbeturina nga kompania “Bllacion” në pronësi të Bllazhe Ignatov dhe Goran Angellov, i cili është drejtor i…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Bojan Mariçiq sot u takua me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristijan Timonie. Në takim u bisedua në shumë tema aktuale, si procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, zbatimi i reformave, por edhe situata aktuale politike dhe puna e Qeverisë kalimtare e obliguar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në muajin prill. Duke u përqendruar në temat lidhur me zgjedhjet, Zaev theksoi se tani kur opozita ka përfaqësues në Qeveri, është e nevojshme të gjithë të ndërmarrin përgjegjësi…

Lexo më Shumë

Tenderët, lëshimi i lejeve apo licencave të ndryshme, punësimet, ndihma shtetërore për qytetarët dhe biznesin, renditen ndër fushat kryesore ku ekziston rreziku nga korrupsioni në vend. Njëherësh ë analizat e Komisionit Antikorrupsion tregojnë se furnizimet publike dhe mbikëqyrja e inspeksioneve kanë ndikim të madh në shoqëri, andaj edhe bëhet fjalë për sektorë me rreziqe shumë të larta për korrupsion, shkruan gazeta KOHA. Punësimet në sektorin publik si në nivel lokal ashtu edhe qendror gjithashtu kanë rrezik shumë të lartë për korrupsion. Lëshimi i lejeve, licencave dhe të ngjashme që po realizohet nga sektorë të ndryshëm, gjithashtu ka rrezik të lartë…

Lexo më Shumë

Pas artikujve të publikuar në disa media, në lidhje me Raportin e punës së Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, të shpallur nga Enti shtetëror për revizion, Fondi jep demantin e mëposhtëm. Shërbimet profesionale të FSPIMV-së pas marrjes së Raportit përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionet e realizuara të një pjese të elementeve të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2018, me kujdes kanë analizuar citatet e përmbajtura në të njejtin dhe konstatuan se, Raporti i përmban gjendjet objektive të punës së Fondit. Nga kjo rrjedh se, artikujt e…

Lexo më Shumë

Edhe pse nuk ka një kosto të saktë se sa mund të kushtojë, megjithatë ekspertët kanë dhënë tre variante për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Rruga me gjasë duhet të jetë rreth 60 kilometra. Ndërtimi i kësaj rruge është një kërkesë e kamotshme e banorëve që jetojnë në të anët e malit Sharr respektivisht Tetovës dhe Prizrenit. Së fundi është bërë edhe studimi fizibiliti, ndërsa me këtë edhe jepen kahjet se si do të ndërtohej kjo rrugë mjaft e përfolur viteve të fundit. Ministri për përmirësimin e klimës investuese Hisen Xhemaili, thotë se tre variantet e fizibili studimit përfshijnë ndërtimin e…

Lexo më Shumë

Metodologjia e re për zgjerimin e Bashkimit Evropian tani numëron shtatë faza që shtetet kandidate duhet t’i plotësojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane kundrejt 35 kapitujve që janë aktualisht. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, thonë se autoritetet e vendit duhet të fokusohen në realizimin me përpikmëri që do të dalë nga metodologjia e re e cila duhet të bëhet publike në fund të këtij muaji e që në fokus, siç thonë, pritet të jetë sundimi i drejtësisë. “Për ne me shumë rëndësi është që të shohim se cili do të jetë kompromisi mes Francës si…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Brendshme plotësuese Sllavjanka Petrovska njofton se do të kundërshtojë formimin e strukturave paralele në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shkeljen e principit të hierarkisë dhe ligjeve. Ajo para mediave sqaroi se diskursi i saj është vetëm paralajmërim duke qenë se deri tani nuk ka njohuri për një përpjekje të tillë. Petrovska tha se proceset e nisura në këtë ministri duhet të vijojnë normalisht edhe gjatë ciklit zgjedhor dhe qytetarët të mos jenë pre e obstruksioneve, bllokadave dhe presioneve. Ky është një mesazh ndaj të gjithë pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të funksionojnë kryekëput sipas…

Lexo më Shumë