“Ministria e Arsimit për të treën herë me radhë po tenton që t’ia marrë ingerencat në arsim. Janë liruar të gjithë inspektorët. Ka 800 diplomë jo të çertifikuar nga Universiteti i Strugës. Ka profesorë, ministra aktualë dhe zëvendësministra që kanë marrë paga në bazë të marrëveshjes së të drejtave të autorit dhe, pas iniciativës, i kthyen paratë që i pranuan. Për këtë asgjë nuk u mor përsipër nga shteti. Krimi më i madh është në 16 shkollat në Gostivar. Kjo është e tepërt. 800 diploma jo të akredituara, fakultete të pa akredituara … “, ka thënë, kreu i Gostivarit, Arben…
Author: Hamdi Kumanova
Vetoja e Francës për fillimin e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë nuk do të thoshte “jo”, por se duhet të pritet, deklaroi ambasadori francez në Austri Fransoa Sen Poll, duke shtuar se Parisi nuk është vet në atë qëndrim. Duke folur para gazetarëve në Shoqatën e Gazetarëve të Evropës (AEJ) në Vjenë, Sen Poll sqaroi se Franca e ka bërë atë sepse konsideron se zgjerimi në formën e tanishme është gabim strategjik. “Nevojitet fillimisht të ndryshohet metodologjia e zgjerimit që të vazhdojë”, tha ambasadori. Komisioni Evropian, theksoi, tashmë harton propozime që do të prezantohen së shpejti.…
Të përforcohen kriteret për dhënien e ndihmës shtetërore për mediat e shtypit, kërkon Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korripsionit (KShPK), e cila në Strategjinë Nacionale për parandalimin e korrupsionit këto subvencione i vlerëson si rrezik për korrupsion dhe klientelizëm, njofton Portalb.mk. KShPK kërkon edhe nga mediat që të mos marrin para buxhetore për fushatë zgjedhore. Këtë vit, Qeveria u ka ndarë mediave të shtypit subvencione prej 50 milionë denarë, ose 813.000 eurove. “Mediat dhe organizatat civile janë aktorë të rëndësishëm në shoqërinë që kanë ndikim ndaj mendimit publik dhe njëkohësisht shfrytëzues të financave publike, që mund të gjenerojë rrezik për…
Që nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2018, ku la të vdekur 51 persona, as toka e Kosova nuk ka gjetur qetësi. Gjatë muajit janar në Kosovë u ndijën dy dridhje të tokës. Rasti i fundit ishte sot ndërsa tjetri u regjistruar më 15 janar. Sipas faqes “Earthquake”, tërmeti i sotëm ka qenë 2.9 shkallë të rihterit dhe epiqendra e tij ka qenë në afërsi të qytetit të Prizrenit. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 kilometra. Sizmologu kosovar, Shemsi Mustafa tregon për lajmi.net se këto lëvizje do të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj ose një…
Adnan Merovci ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Ai ka qëndruar krah presidentit të parë të Kosovës në momente të vështira dhe të lumtura. Në një rrëfim për KosovaPress, Merovci sjell histori nga rrugëtimi i tyre përbashkët. Sot mbushen 14 vjet qëkur Rugova mbylli për herë të fundit sytë. Janari i vitit 2006 ishte mjaftë i ftohtë, por kjo nuk i pengoi qytetarët e shumtë të Kosovës që të bënin nderimet e fundit për themeluesin e LDK-së që ndërroi jetë më 21 janar. Ish-shefi i protokollit Adnan Merovci ruan kujtime të pazëvendësueshme me presidentin…
Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Kryesisë ka vendosur që të mos tërhiqet nga oferta e fundit që i kanë bërë Lëvizjes Vetëvendosje. Kreu i LDK-së Isa Mustafa pas mbledhjes ka thënë se mbesin të përkushtuar që të punojnë për marrëveshjen me VV-në. Ai ka thënë se presin që deri në fund të javës VV-ja të dal me një qëndrim dhe se në takimin e fundit të vendoset përfundimisht nëse do të ketë marrëveshje ose jo. “Mbesim të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve, ne do ta respektojmë këtë, dhe mendoj që…
Projekti kondicionerë inverterë për qytetarët, fillon sot, menjëherë pas seancës qeveritare në Shtip, lajmëroi zëvendësministri në Ministrinë për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim Hapësinorë Jani Makraduli. Makraduli tha se nuk ka pengesa ligjore për realizimin e eko-projektit të madh. “Janë sqaruar të gjitha dilemat juridike, janë transferuar mjetet financiare deri tek komunat, ndërsa ata me programin e tyre do të përcaktojnë zonat dhe do të mundësojnë implementimin e projektit për kondicioner inverterë. Mendoj se projekti fillon sot menjëherë pas seancës së Qeverisë në Shtip”, deklaroi Makraduli, i cili në Manastir i vizitoi shkollat fillore “Cirili dhe Metodi” dhe “Aleksandër Turunxhiev” ku…
Jovica Strashevski kundër Ivan Xholevit. Avokati i të akuzuarit në rastin TNT, Toni Trajkovski ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Gjykatës penale në Shkup. Sipas avokatit Strashevski, Xholev duhet të përgjigjet për tre vepra penale: keqpërdorim i pozitës zyrtare, punë e pandërgjegjshme në shërbim dhe për mos denoncimin e përgatitjes së veprës penale. Paditë i ka adresuar në MPB dhe në Prokurori, pasi Gjykata penale nuk e ka pensionuar gjykatësen porot e cila ishte pjesë e përbërjes gjyqësore në procesin për rrënimin e kompleksit Kosmos edhe pse i kishte skaduar mandati. Ai edhe pse e ka ditur se gjykatësja…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që në periudhën e ardhshme të sillet vendimi përfundimtar për mënyrën në të cilën do të financohet ndërtimi i Qendrës klinike. Ai sot në Shtip duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve deklaroi se në Ministrinë e Financave vijon vlerësimi i të dyja mënyrave të financimit – përmes bankave komerciale ose përmes bankave zhvillimore. “Bankat komerciale kanë procedura të cilat udhëhiqen sipas ligjeve tona, ndërsa bankat zhvillimore kanë veprime të cilat udhëhiqen sipas ligjeve të tyre gjegjësisht ligjit të Bankës Botërore, siç është financimi i Spitalit në Shtip. Në periudhën e cila vijon, besoj…
Këtë vit u regjistrua vetëm një student në drejtimin e kimisë mësimorë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup. Ndërkaq në degën e gazetarisë në Fakultetin e Drejtësisë “Justinijani i Parë” në Shkup kishte vetëm dymbëdhjetë studentë, që deri më tani është numri më i ulët i studentëve të regjistruar në këtë drejtim. Vetëm tre vjet më parë, kjo shifër ishte tre herë më e lartë, sipas të dhënave nga Inbox7. Situata në fakultete po përkeqësohet, tendenca e uljes së numrit të studentëve është vërejtur në të gjitha fakultetet në territorin e Maqedonisë. Numri prej 53.677 studentë…
“Kroacia si shtet anëtar i BE-së dhe Maqedonia e Veriut si kandidat për anëtarësim në procesin e fillimit të negociatave të pranimit me BE kanë përqafuar vlerat evropiane të respektimit të solidaritetit dhe mos-diskriminimit ndërmjet njerëzve nga bashkësi të ndryshme etnike. Strategjia Kombëtare për zhvillimin e konceptit “Shoqëria të barabartë për të gjithë” e miratuar para vitit të ri, duhet të kontribuojë në barazinë dhe integrimin e shoqërisë përmes dialogut ndërkulturor dhe bashkëveprimit në mes një morie të kulturave dhe identiteteve të ndryshme, përfshirë komunitetet etnike, me çka do të bëhet harmonizimi i plotë i detyrave dhe rekomandimeve ndërkombëtare të…
Afrim Halilit ju mundësua që bashkë me nënën e tij të udhëtojne në Turqi për në spital. Nëna ka vendosur t’ia dhuron veshkën djalit të vetëm, i cili u rrit jetim pa babë. Shpreh faleminderim për Rijad Halimi i cili e postoi këtë rast të rëndë në rrjetet sociale dhe një orë pas publikimit u arrit të mblidhen, 18.000€ sa edhe duheshin për operacion. Faleminderoj vëllezërit Nuri Shabani dhe Vullnet Shabani nga Gjermania (banor të Haraçinës) që dhuruan 5.000€, faleminderime edhe për Suat Alija, Bekim Zymerin, Sheki Ibishi,Gjon Tanusha, Zukën, Fehmiun dhe shumë të tjerë që ishin të gatshem të…

