Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Pas vizitës që i bëri Tiranës, ai do të vazhdoj vizitën zyrtare në Shkup, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të vendit, për të biseduar për metodologjinë e re të negociimit, si dhe për rrjedhën e procesit reformues. Presidenti Stevo Pendarovski do të jetë nikoqir i njeriut të parë të Këshillit evropian. Pendarovski dhe Mishel sot pasdite do të ketë takim tet-a-tet, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë, pas takimit të tij me kryeministrin…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka lëshuar takimin me ministren Renata Deskoska dhe partitë e tjera parlamentare, raporton Shenja. Ai ka parashtruar dy kushte, të organizohet debat publik për Ligjin e Prokurorisë dhe në mbledhjen e sotme të jetë prezent edhe kryeprokurori Lubomir Jovevski. Ai tha se Deskovska ka pranuar kërkesën e parë, por jo edhe të dytën.

Lexo më Shumë

Kordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski sot theksoi se qëndrimi i tyre në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe Ligjin e mbrojtjes është i qartë dhe i pandryshuar. “Nuk mund të pranojmë shfytyrim të Armatës të Republikës të Maqedonisë që askush nuk e kërkon nga ne. Në fund të fundit për atë punë ne dorëzuam ligj identik, i cili është hedhur poshtë nga ana e pushtetit dhe në të cilin dallimi i vetëm ishte mosndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë”; tha Micevski, si përgjigje e konferencës për shtyp të deputetit Hari Lokvenec nga LSDM. VMRO-DPMNE, përkujtoi…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski bashkë me sekretarin ndërkombëtar, Timço Mucunski sot realizuan takim me Johanes Rej, drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Republikën e Maqedonisë. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e VMRO-DPMNE-së me Fondacionin, gjendjen aktuale politike në shtet, europerspektivën maqedonase dhe sfidat me të cilat përballemi, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni. Kryetari i VMRO-DPMNE-së u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me fondacionin i cili është në nivel të shkëlqyer dhe është me rëndësi të veçantë në periudhën para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në periudhën e ardhshme është kyçe.…

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet midis Italisë dhe shtetit tonë janë solide, por ekzistojnë kushte konkrete për përmirësimin e tyre, konstatuan në takimin e sotëm ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi dhe ambasadori i Republikës së Italisë, Karlo Romeo. Në takim, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, edhe njëherë ishin konfirmuar lidhjet të cilat i bashkojnë të dy vendet dhe ishte thekuar mbështetja e Italisë në procesin tonë eurointegrues. Republika e Italisë, siç citohet, gjithnjë ka qenë një nga mbështetësit tonë kryesor në rrugën e integrimit drejt institucioneve dhe atë përmes procesit reformues të brendshëm të domosdoshëm. Ministrja Mizrahi ka…

Lexo më Shumë

Nga marsi deri në shtator të vitit të kaluar, Komisioni Kundër Korrupsionit hapi një mijë raste, por vetëm për 273 raste mori vendime. Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, publikoi një analizë të punës së Antikorrupsionit, në të cilin konstatohet se shumica e rasteve kishin të bëjnë me nepotizëm, ose konflikte të interesit, me punësime në sektorët e arsimit dhe shërbimeve publike. Sa i përket partive politike, shumica e rasteve janë formuar gjatë zgjedhjeve, do të thotë janë paraqitur parashtresa, gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe lokale. Shumë prej tyre janë refuzuar, ose vlerësohet se dyshimi është i pabazë për korrupsion, ose konflikt…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se vendi i tij bashkëpunon ngushtë me partnerët tjerë që, siç u shpreh, të zhbllokojë fillimin e bisedimeve aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Duke kujtuar se në maj të këtij viti në Zagreb do të mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, ai tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në bllokun evropian është përgjegjësi historike dhe strategjike e tërë BE-së. “Shpresojmë që me metodologjinë e re lidhur me bisedimet aderuese dhe raportet e progresit, do të vijmë në një atmosferë më të favorshme për të mundësuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Indeksin e korrupsionit të Transparensi Interneshënall, tha se rëniet në pjesën e korrupsionit kanë të bëjnë me periudhën e viteve 2006-2017. “Nëse në mënyrë analiste e shikoni strukturën e raportit është e ligjshme nga pesë paramentra, në dy parametra kemi sukses serioz, në dy parametra nuk kanë komente për ne. Parametri i pestë ku ka koment negativ për ne nga viti 2017, mund të shihni se tërë ajo që janë rënie në pjesën e korrupsionit ose zhvillimit në pjesën e transparencës dhe korrupsionit në shtet ka…

Lexo më Shumë

Një banor i Gostivarit ka denoncuar në polici se është mashtruar prej një femre të cilës i ka dhënë para t’i ndihmojë për një punësim në një institucion shtetëror. Sipas SPB Tetovë J.M (23) nga Gostivari mbrëmë ka denoncuar se para pak kohe është mashtruar prej një femre nga Shkupi. Personi nga Gostivari përmes rrjetit social Fejsbuk, paraprakisht është njoftuar ka kontaktuar, ndërsa ajo i ka premtuar se do t’i ndihmojë për punësimin e të dashurës së tij. Për këtë shërbim i ka kërkuar të paguaj mijëra euro. Ai sipas denoncimit, është dakorduar dhe në Gostivar i ka paguar një…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Shkupit deri tek Gjykata Themelore Penale Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër Emil Jakimovskit, ish-i punësuar në Regjistrin qendror për kërcënime dhe për dhunë familjare ndaj ish-bashkëshortes dhe babait të tij. Siç kumtoi Prokuroria Publike, nga rezultatet e ekspertizës të zbatuar me urdhër të prokurorit publik gjatë procedurës hetimore ka dalë se i akuzuari i ka bërë veprat në gjendje të rëndësishme të zvogëluar për të qëruar hesapet për ta kuptuar rëndësinë e veprës dhe të udhëheq me procedurat e veta. Procedura hetimore për personin e njëjtë, siç informojnë nga Prokuroria publike, është ngritur edhe për vepër penale…

Lexo më Shumë

Në lidhje me dezinformatat e plasuara në disa portale informative, kinse kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari investon në objekt inekzistent, e ndjejmë për obligim t’ia sqarojmë opinionit të gjerë se me Vendim të Këshillit të Komunës së Gostivarit, në seancën VI të mbajtur më datë 31.08.2018 i është dhënë prioritet Rikonstruktimit të objektit Shtëpia e kulturës “Bozhidar Mickoski” në fshatin Zhelezna Rekë. Asokohe, kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit ka qenë Nasir Musliu (siç mund të shihet edhe në dokumentin më poshtë) dhe shumicën në këshill e kanë përbërë BDI dhe LSDM. Kryetari i i komunës, konform…

Lexo më Shumë