Ndryshimi i emrave të shkollave të mesme dhe fillore në Tetovë edhe pse është inicuar nga disa drejtorë të shkollave, megjithatë këto kërkesa nuk arritën të jenë në rend dite para këshilltarëve qoftë edhe për debat dhe më pas edhe për miratim, shkruan gazeta KOHA. Shumica e brishtë e kësaj përbërje në Këshillin e Komunës së Tetovës dhe mungesa e vullnetit nga këshilltarët maqedonas, ka bërë që kjo çështje të mos hyjë në rend dite me arsyetimin se duhet një klimë më pozitive në tërë vendin për të ndryshuar emrat e shkollave. Ndonëse vitin e kaluar kryetari i Këshillit të…
Author: Hamdi Kumanova
Pas çdo tërmeti në shtetet fqinje por edhe më gjerë, frika kaplon edhe qytetarët dhe institucionet në vend. Pyetja që përsëritet vazhdimisht është se sa ndërtimet në vendin tonë, janë rezistente ndaj dridhjeve sizmike të tokës. Institucionet, kalimthi cekin se duhet të inspektohet cilësia e objekteve, në mënyrë që nëse natyra vendos të na befasojë, të mos kemi dëme të mëdha materiale e aq më pak viktima në njerëz. Apele dhe propozime nga institucionet, ka, por hapa konkret nuk janë ndërmarr. Rreth dy muaj më parë nga Ministria për Transport dhe Lidhje thanë se tërmeti që goditi Shqipërinë obligon edhe…
Qyteti i Shkupit do të marrë një kredi 12 milionë euro për ndërtimin e një parku argëtues dhe blerjen e pajisjeve. Vendimi për marrje të kredisë me propozim të kryetarit Petre Shilegov do të vihet për miratim nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancë të mërkurën. “Për të nxitur edhe më shumë vizionin e Shkupit si qendër të zhvilluar turistik kulturor-historik dhe sportiv-rekreativ, një nga qëllimet afatgjata të Qytetit të Shkupit është ndërtimi i një parku të ri tematik, i cili do të ofrojë më shumë rekuizite për argëtim dhe për adrenalinë. Për shkak të faktit se çmimi i…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela është prononcuar lidhur me tërmetin në Turqi. Sela nëpërmes “Facebookut”, ka thënë se të gjithë duhet të lutemi për të shtuar durimin tek çdo i prekur. “Më mirë se shqiptarët në këto momente, askush nuk mund të kuptojë dhimbjen e thellë që po përjeton populli turk. Në emrin tim personal, dhe të Aleancës për Shqiptarët shpreh ngushëllimet e thella për viktimat që ndërruan jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Turqi. Solidarizohemi me dhimbjen e banorëve të prekur nga tërmeti. Le të lutemi për të shtuar durimin tek çdo i prekur nga…
Mundësi që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike ekziston dhe ai do të miratohet deri më 11 shkurt, vlerësoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll MIshell, me të cilin, siç tha, një nga temat e bisedës ishte Ligji për Prokurorinë Publike. “Unë besoj se ekziston mundësia. Dje pashë një porosi të përfshirjes serioze të të gjithëve, disa dolën në konferencë për shtyp. Ja, grupi i pavarur parlamentar doli edhe me kumtesë me të cilën e kumtuan atë, ishin të pranishëm atje, erdhën edhe partitë politike shqiptare…
Ambasada e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Herceg Novit dhe Organizatës turistike të Herceg Novit sot në Shkup organizojnë manifestimin “Karvani i 51-të i festës së mimozave”. Siç kumtoi Ambasada malazeze në vend, në defilimin solemn do të marrin pjesë palaço, nxitëse tifozësh dhe muzikë qytetare, të cilët do të lëvizin nga Muzeu i Qytetit të Shkupit nëpër rrugën “Maqedonia” e deri në sheshin “Maqedonia”. Përgjatë marshrutës do të vendosen pulte në të cilat do të ndahen materiale promovuese për komunën Herceg Novi, si dhe mimoza tradicionale. Në karvan do të…
Marrëveshja me Greqinë për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, apo e njohur ndryshe si Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018, do të zë vendin kryesor të fushatës për zgjedhjet e 12 prillit. Këtë e kanë bërë të ditur vetë partitë politike, të cilat javën e kaluar i kushtuan vëmendje të veçantë kësaj çështjeje, në veçanti Lidhja Social-Demokrate, e cila madje organizoi dy konferenca për mediat. Prononcimet e saj vijnë pas disa deklarimeve të mëhershme të liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski se në rast se partia e tij fiton…
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka shprehur ngushëllime për qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi. Gashi thotë se është me shpresë që kjo sfidë të tejkalohet me sa më pak humbje jetësh. “Lutjet tona sonte janë për Turqinë. Shpresoj që kjo sfidë të tejkalohet me sa më pak humbje jetësh dhe dëme. Jo shumë kohë më parë ishte pikërisht ky shtet që na ofroi ndihmën pa kursim për vëllezërit tanë në Shqipëri, andaj edhe ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullin tonë mik me të gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion”, ka shkruar Afrim…
Pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev tha se me këtë të fundit kanë folur për temat aktuale. Zaev tha se i pari i Këshillit Evropian ka dhënë garanci se do ta ndihmojë vendim për integrim në BE. “Mishel ka agjendë të plotë të ndihmojë vendin tonë. I din ku i kemi mangësitë, por edhe ne duhet të japim argumentet tona që sa më shpejtë të zhvillohen momentet e para. Biseduam për Ligjin e Prokurorisë Publike, detajet, për zgjedhjet e ardhshme të cilët duhet të jenë shembull, korrekte, demokratike për reformat…
E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Evropa. Kështu deklaroi presidenti i KE, Çarlls Mishell, i cili siguroi se bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë më intensiv, përcjell TV21. “Në mars do të shohim se si do të vazhdojmë debatin me Bashkimin Evropian. Strategjia e re që po presim të aplikojmë me kolegët tanë të BE-së ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me punën që do të bëjmë në javët dhe muajt në vazhdim për të dhënë më shumë rezultate në reformat e ndërmarra. Pjesa e dytë ka të bëjë me pas…
Shërbimi i karrotrecit gjatë javës së kaluar nga hapësirat publike ka marrë 224 automjete. Nga numri total i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të marra, 36 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 188 të tjerat me urdhër të policisë së trafikut në bazë të shkeljeve të bëra: parkim në rrugë, shtigje të biçikletave, vendkalim për këmbësorë, trotuar, hapësirë e gjelbër, përballë shenjave të komunikacionit, si dhe me thirrje të personit të tretë. Kontrolluesit e parkingjeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 412 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për mos-pagesë të shërbimit për…
Nga partia VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në se e vetmja që kanë zbatuar është që rinia të dëbohet përgjithmonë nga Republika e Maqedonisë. “Në vitin 2019 më shumë se 10.000 të rinj nga vendi ynë emigruan për shkak të politikave të këqija të kësaj qeverie. Nuk ka investime të reja, nuk ka hapje të vendeve të punës, por kjo qeveri kriminale ka shkatërruar sistemin arsimor, sportiv dhe kulturor në vend. Papunësia e të rinjve është më e larta në Evropë, ndërsa papunësia afatgjatë midis të rinjve është mbi 80% në rajone të caktuara të vendit”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga atje shtojnë se…

