E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Evropa. Kështu deklaroi presidenti i KE, Çarlls Mishell, i cili siguroi se bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë më intensiv, përcjell TV21.
“Në mars do të shohim se si do të vazhdojmë debatin me Bashkimin Evropian. Strategjia e re që po presim të aplikojmë me kolegët tanë të BE-së ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me punën që do të bëjmë në javët dhe muajt në vazhdim për të dhënë më shumë rezultate në reformat e ndërmarra. Pjesa e dytë ka të bëjë me pas me Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të parë të gjitha rezultatet dhe reformat që janë ndërmarrë pikë për pikë. Pjesa e tretë ka të bëjë me Bashkimin Evropian që do të sjellë një strategji për investime dhe rritje të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor, po ashtu dhe investimet e reja në rajon. Për një gjë jemi të sigurte se duhet të kemi një dialog intensiv me Ballkanin Perëndimor- tha Presidentit i Këshillit të Evropës, Çarlls Mishell.



